Mirditë-Konflikti për pronën, masakrohen me motosharrë

Dita

Konflikti për tokën ka lënë të plagosur dy persona në Mirditë, një në gjendje të rëndë për jetën. Ngjarja është regjistruar rreth orës 17:40 të pasdites së sotme në fshatin Domgjon të komunës Fan.

Pashk Përndoca, së bashku me djalin e tij Ndue Përndoca, për motive pronësie janë konfliktuar me 48-vjeçarin Pashk Bajraktari. Ky I fundit ka goditur 48-vjeçarin Bajraktari me një levë duke e dëmtuar lehtë. Ky i fundit ka marrë motor- sharrën dhe ka prerë në qafë Përndoca. Si pasojë kanë mbetur të dëmtuar të dy shtetasit, ku shtetasi Pashk Përndoca është dëmtuar rëndë dhe është nisur drejt spitalit Ushtarak të Tiranës.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *