Mirditë, përleshje në galerinë e hidrocentralit, turku plagos shqiptarin

anazapta

Një 52-vjeçar, punëtor në ndërtimin e një Hidrocentrali në Mirditë, ka mbetur i plagosur dje, pasi është qëlluar me mjete të forta nga një punëtor turk. Ngjarja ka ndodhur në një nga galeritë e këtij hidrocentrali, ku 52-vjeçari Mustafa Neziri është goditur me mjete të forta në kokë nga 37-vjeçari me nënshtetësi turke, Aliriza Duran, pas një sherri me këtë të fundit. Menjëherë i plagosuri është dërguar me urgjencë në spitalin e Rrëshenit dhe sipas mjekëve, ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë policia ka bërë të mundur arrestimin e të dyshuarit turk, Aliriza Duran, i cili akuzohet për plagosje të rëndë. Policia nuk dha detaje për shkaqet e kësaj përleshjeje në galeri, por pritet që dëshmitë e dy punonjësve të zbardhin edhe motivin e plagosjes. Paraprakisht mendohet për një grindje banale mes dy punonjësve, ndërsa po mblidhen edhe dëshmitë e kolegëve të tyre. Policia ka regjistruar procedimin me veprën penale “plagosje me dashje”.

 

 

Share This Article
4 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *