Policia ka sekuestruar 500 thasë qymyr-druri kontrabandë dhe pas sekuestrimit janë proceduar penalisht dy persona. Sipas burimeve të policisë qymyri prodhohej në fshatin Luz të Mirditës, ndërsa personat e proceduar janë Vilson dhe Agim Lleshi, të afërm. Gjithashtu policia ka sekuestruar edhe një masiv qymyri i cili ishte gati për t’u përpunuar dhe më pas hedhur në treg me qëllime përfitimi dhe pa shlyer të gjitha detyrimet tatimore dhe fiskale. Duke qenë se lënda e parë e qymyrit është druri, ky lloj aktiviteti shkakton dëmtime në pyje.
