Mirditë, shembet masivi i gurëve, plagoset rëndë punëtori

anazapta

Një punëtor është plagosur rëndë si pasojë e shembjes së një masivi gurësh në tunelin e Peshqeshit, në Mirditë. Ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme, në tunelin që po hapet në komunën e Oroshit për ndërtimin e një hidrocentrali.

Mësohet se Kastriot Llesh Dushi, nga fshati Malaj, është plagosur rëndë, pasi një masiv gurësh është shembur dhe e ka zënë poshtë. I plagosuri është dërguar menjëherë në spital, ku ndodhet në jashtë rrezikut për jetën.

Në këtë zonë po punohet për ndërtimin e hidrocentralit të Fangut, një projekt që bazohet në bashkimin e dy lumenjve, Fanit të Madh dhe të Vogël. / A. Ndoja

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *