Një copë tokë është bërë shkak i një konflikti mes xhaxhait dhe nipit. Ngjarja ndodhi dje në fshatin Vaushkjesë, Mirditë kur Rroland Ndoj, 32 vjeç ka goditur me gurë xhaxhain e tij Vasil Ndoj, 46 vjeç duke i shkaktuar plagë në pjesë të ndryshme të trupit. Pas ngjarjes ai u largua duke u shpëtuar prangave të policisë ndërsa është shpallur në kërkim. Policia tha se sherri mes tyre ka nisur për motive pronësie. Vasil Ndoj u dërgua në spital për të marrë mjekimet e nevojshme dhe aktualisht ndodhet jashtë rrezikut.
