Mirditë, shkon për të bërë dru në pyll, vritet me armë 58-vjeçari

anazapta

Një 58-vjeçar dyshohet se është vrarë pasditen e djeshme me armë zjarri në fshatin Malaj të Mirditës. Burime nga policia lokale bëjnë të ditur se viktima është Mark Leka, i cili kishte shkuar në pyll për të prerë dru, kur është qëlluar me armë zjarri. Ai është transportuar drejt spitalit rajonal, por pa mundur të përballojë plagët dhe ka ndërruar jetë. Policia ka nisur hetimet për të zbardhur autorët dhe shkaqet e ngjarjes. Megjithatë nuk përjashtohet mundësia që ngjarja të ketë qenë aksidentale dhe 58-vjeçari të jetë qëlluar pa dashje nga ndonjë gjuetar në pyll. Grupi hetimor ka kryer këqyrjen e vendngjarjes dhe mbledhur dëshmi nga banorët e zonës dhe familjarët. Një tjetër pistë është hetimi i konflikteve të vjetra, nëse familja kishte hasmëri, apo dhe sherret e pronësisë. Ekspertët konstatuan se 58-vjeçari kishte plagë të rëndë në trup dhe mjekët nuk e mbajtën dot në jetë edhe për shkak të hemorragjisë.

 

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *