Policia e Rrëshenit ka parandaluar ditën e djeshme një krim të mundshëm brenda familjes. Një 17-vjeçar ka kërcënuar me thikë familjarët e tij, pasi këta të fundit nuk i kanë dhënë para, që dyshohet se ai i donte për të blerë drogë. Burime nga policia bënë me dije se Ardit Kola, u ka drejtuar thikën jo vetëm familjarëve, por edhe punonjësve të policisë. Ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme, ndërsa prindërit e terrorizuar nga sjellja agresive e të miturit, kërkuan ndihmën e uniformave blu, duke e denoncuar atë si narkoman.
