Zbulohet art i hershëm shkëmbor gjatë hapjes së rrugës në Mirditë

Edona Llukacaj

Ndërsa po punohej për hapjen e një rruge, në Xhuxhe të Fanit Të Mirditës është gjetur një gur i madh, për të cilin paraprakisht mendohet se ka rëndësi historike.

Sapo kanë parë gurin me mbishkrime, punëtorët kanë ndërprere punimet dhe kanë njoftuar autoritet lokale.

Kolin Marku, administratori i Fanit thotë se pritet ardhja e specialistëve të fushës për të përcaktuar datimin dhe vlerën që ka ky gur.

Gjergj Marku, drejtori i Kulturës në Bashkinë Mirditë, thotë se zona ku është gjetur guri mbart vlera të jashtëzakonshme historike, ndërsa objekti i gjetur, mendohet të jetë një vepër piktogrami ose ideogrami.

Në zonën ku është gjetur guri pritet të shkojnë specialistet e Shërbimit Arkeologjik dhe më pas mund të mësohen të dhëna më të sakta.

e.ll./dita

Share This Article
9 Comments
    • Ke te drejt Mirel apo “intelektual” ti mbulojne se ndofta Ulajt I duhen Akoma para per te ja dhuruar edhe shtepi te tjera Berishes apo djalit te tij.Mos harro shtepin e zyren ku punon e jeton Berisha jane dhurate e Ulajt per ish kryem..ti Berisha.Ke nje te mire ,asnjehere nuk harron se Ulajt I duhen para se paku nje pjese te tyre Berishes e PD ku ai eshte investon jo pak par PD.Te lutem Mirel(“intelektual”) me korekto shkrimin

  • Mos ja tregoni kriminelit hajdut Neritan Ceka se menjehere e shet diku jashte shtetit nepermjet mafias italiane e greke.

  • Bravo punetoret qe nuk e hodhen ne humnere,sic ka bere firma turke ne Qafe Thane me Orakullin.
    Te shkojne ta shikojne specialiste arkeologe,jo sharlatane marsiane!

  • Per mua Grafitet e paraqitura ne kete foto ngjajne me varrezat e malsoreve katolike shqiprtatre ne Mal te Zi dhe i perkasin mesjetes se vone shek,XVII-XVIII.

  • Vetem Neritan Ceken mos e lejoni te futet aty ,se ka per ti mallkuar te tere me rrenje e dege,se Ai vete “e ka fshehur kete gur , qe te mos e gjente njeri dhe Ai vete do te shkruante nji veper para vdekjes ,qe te mbetej i pavdekshem!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *