Mirditën e mençme e ka vrarë varfëria

anazapta

Letër e nënshkruar

Gjin Kaçorri

Përshëndetje DITA. Disa mendime rreth librit “Mirdita në burgun e harresës”, me autor Gjovalin Ndojn

i sapo mbërritur në duart e lexuesit: Mirdita fisnike ka bërë emër në altarin e kombit. Për këtë flet historia, si e vetmja në Shqipëri, e pa pushtuar nga osmanët turq. Autori Gjovalin Ndoj thotë: “Lum kush thotë jam prej Mirdite, me Markolë e me Margegë, i kanë ra shtatë rreze drite, asht si lis me dymbëdhjetë degë”. Mirdita është e para hartuese e Kanunit të Lekë Dukagjinit, aty ku atë Shqefën Gjeçovi do të ndërtonte të parën kushtetutë të Arbërisë (Shqipërisë) tonë. Me çfarë po shohim, ngelet kushtetuta me e zbatuar e kohërave. Autori Ndoj na kujton Migjenin që thotë se “Mirditën e mençme e të zgjuar e ka vrarë varfëria”, e citon më tej: “Po t’i thoshe mirditorit se do të vras, ai skuqej, t’i thoshe se fëmijët do të vdesin për bukë, ai dridhej”. Mirdita është 100 për qind identitet shqiptari, 100 për qind katolike, besimi i saj te Zoti e ka bërë mirditorin që të nderojë bukën, sofrën, bujarinë pa fund për mikun, rrugëtarin, si asnjë krahinë tjetër.

 

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *