Sevo Tarifa
Pjetër Gjoni është mirditor, nga zona e Kashnjetit. E kam njohur kur ishte kryetar i pushtetit të qytetit Laç. Kishte dalë nga spitali dhe i shkonin në shtëpi bashkëqytetarë duke e uruar sipas zakonit “Të shkuara”! Po ç’ndodhi një ditë që ndodhesha edhe unë aty si dhe te gjerët? Një qytetar, kur u largua “harroi” dhe la mbi karrige ku ishte ulur, gjoja” se i ra dhe s’e pa”, një pako, brenda në të cilën ishte një copë e mirë stofi për kostum! Sa e pa Pjetri, e kuptoi dhe e thirri me zë të lartë, e kritikoi dhe i ktheu “dhuratën”.
Pse e bëri këtë ky qytetar? Aspak nga bujaria, por për interes të tij. Ishte i pastrehuar dhe donte që kryetar Pjetri t’i jepte banesë jashtë rregullave ligjore. Pjetrit nuk i erdhi mirë nga ky veprim, aspak i dëshiruar dhe me zërin e tij të ulët, të butë e të urtë, e këshilloi. Ky qëndrim i tij i ndershëm më pëlqeu. Pashë një zyrtar drejtues të pakomprometuar.
Kështu, i pakorruptuar dhe i nderuar qëndroi ai derisa doli në pension dhe kjo e karakterizon edhe sot, që dergjet i sëmurë në shtrat, në shtëpi, nën mbikëqyrjen e mjekëve e kujdesin e vëllait të tij, Kolës. Pse e bëri këtë Pjetri? Nga sa e kam njohur unë edhe më pas, dy janë “sekretet”: e para, se ishte dhe mbeti i ndershëm, tamam siç i kërkohet një kuadri në postin që mban dhe, e dyta, se ky kuadër i ka duart me kallo, ia di vlerën çdo lloj pune. Dhe kallot në duar janë si një postblok për të mos kaluar korrupsioni.
E njoh tash 40 vjet këtë mirditor. Është 74 vjeç. Por vështirë t’ia gjesh vjeçët pa e pyetur. Nga pamja e jashtme, ai duket më i ri se ç’është, edhe pse ka vite që shëndeti nuk i ecën. Kur e heq kasketën, ende i duken ca flokë të zinj, akoma nuk është i borëruar tërësisht.
E shikon në fytyrë, ka pak rrudha. Sytë e tij janë kafe në jeshile. Dy vetulla të zeza qëndrojnë mbi ta si gjysmë rrethi. Faqet i skuqojnë. Mbipeshë nuk ka. Vishet thjeshtë. Sot është me një pardesy të lehtë me jakë pellushi. Me këmishë të bardhë. Mbi të një pulover. Me kollare të kuqe. E shoqëron një buzëqeshje e lehtë. Shumicën e dhëmbëve i ka të tij. Ecën me hapa të zakonshëm.
Pa qenë nevoja të hyjmë në faktorët e ndryshëm të jashtëm e të botës së brendshme, që nga gjenet, trashëgimia, mirëmbajtja, korrektesa e të tjera, mjafton përgjigjja e pyetjes: Pse te ky njeri ende nuk ka trokitur pleqëria, edhe pse ka kohë i sëmurë? Sepse Pjetri ka punuar qysh i ri, ka mësuar duke punuar, ka vënë në lëvizje trupin dhe trurin.
Diturinë e ka vlerësuar si thesar të jetës dhe punën si çelës të saj. E ka kuptuar prej kohësh se “E mira e njerëzve është jeta, por e mira e jetës është puna”. Të bisedosh me të, ai të kujton edhe fjalë të urta për punën: “Dita pa punë të lodh më shumë se nata pa gjumë”. “Edhe toka më pjellore po të mos punohet, prodhon ferrat më të egra”. Dhe përfundon me fjalët e Gëtes: “Jeta pa punë është pleqëri e parakohshme”.
***

Njerëzit nga është Pjetri dallohen për atdhetarizëm, trimëri, zgjuarsi, bujari, burrëri, për besë. Me pushkë nën jastëkun e kokës. Pjetrin babai e ka lënë jetim 10 vjeç, por ka pasur një xhaxha të mirënjohur edhe për ndjenjën e punës. Është ky xhaxha, i cili i pari e ka mësuar e frymëzuar nipin me dashuri për punën. Është shpirti i punës i kultivuar nga xhaxhai që e bëri Pjetrin mendojë e të largohet nga fshatlindja për punë ende pa mbushur moshën 13 vjeçare! Punëtor me shpatulla të njoma. Në punë e sipër u pa vullneti i tij , dashuria për të punuar e mësuar.
Po ku shkoi ky djalosh mirditor? Nga e filloi punën? As i shkonte ndër mend të largohej nga Atdheu ne ndonjë vend te huaj për të kërkuar punë, si] ndodh sot, por e gjeti punën në vendin e vet, duke treguar kështu atdhetarizmin e tij: në fillim shkoi vullnetar dhe punoi në Hidrocentralin “Lenin”, në Lanabregas të Tiranës dhe në Hidrocentralin e Matit. Porosia e xhaxhait ishte: “Shko vullnetar në veprat që po ndërtohen, puno dhe sillu mirë me shokë. Atje do të gjesh njerëz të mirë, të zgjuar, punëtorë, nga Jugu e nga Veriu, mos na turpëro shtëpinë. Mëso dhe puno!”. Dhe Pjetri i vogël kështu bëri. I shkroi me gërma të mëdha në mendjen e tij të njomë këto këshilla të xhaxhait dhe njerëzve të tij. E dëgjoi xhaxhain si baba. E mbajti fjalën. Është malësor me besë.
Që në këtë moshë i vuri vetes qëllimin: të mësoj duke punuar. Iu përvesh punës në ndërtimin e veprave dhe me vullnet të pathyer mbaroi shkollën e mesme ekonomike, Fakultetin Ekonomik të Universitetit të Tiranës, Shkollën e Lartë 3-vjeçare të Partisë, kursin njëvjeçar të filozofisë-të gjitha këto me rezultate shumë të mira. Puna e kaliti Pjetrin. Punoi 44 vjet, nga të cilat dhjetë vjet drejtpërdrejtë në prodhim. Kaloi nga aksioni në aksion: nga Hidrocentrali “Lenin” ku punoi tre muaj, në atë të Matit 6 muaj; këndej në Hidrocentralin e Bistricës 7 vjet! Në Azotikun e Fierit 15 muaj. Në Rubik 2 vjet, nën tokë, në Kombinatin Kimik të Laçit etj. Punë dhe shkollë, shkollë dhe punë!
Djersa e derdhur në këto vepra të socializmit, kallot që iu bënë në duar, ishin dekoratat më të mira. Pjetri është dekoruar tetë herë: Gjoksi i tij u zbukurua me 3 Urdhra Pune të Klasit të Parë, të Dytë e të Tretë dhe me 5 Medalje Pune . Emri “Pjetër Gjoni” është shkruar dhe është vendosur, në radhë i treti, në Pllakën e Bronxtë në grykën e tunelit të Hidrocentralit të Bistricës. Kujtim i rrallë, krenari e madhe, dhuratë e çmuar, emri i një djali verior gjendet i gdhendur në një vepër në Jug të vendit! Kalojnë njerëz dhe lexojnë emrin e njw mirditori, njeri me shpirt atdhetar, punëtor duarartë, nxënës e student mendjezjarrtë! E lexonte dhe vetë Pjetri dhe ndjente kënaqësi. E kujton dhe sot e krenohet, përtërihet…
Pjetër Gjoni vjen nga prodhimi. Por ai nuk ka punuar vetëm fizikisht. Ka qenë dhe punëtor i mendjes. Është aktivizuar në probleme shtetërore dhe shoqërore. Gjithnjë i zgjedhur demokratikisht nga masa e popullit dhe punëtorët. Është nderuar duke u zgjedhur për 20 vjet deputet në Kuvendin Popullor, 30 vjet anëtar i Këshillit të Përgjithshëm të Bashkimeve Profesionale të Shqipërisë, 22 vjet anëtar i Byrosë së Komitetit të Partisë të Krujës. Njeri aktiv, aktivist i palodhur, m,e ide e mendime tyë treja, i rrethuar nga moshatarë të rinj en të vjetër, nxënës, pastaj drejtues.
Një kuadër i njohur dhe i punës në ndihmë tyë bazës. Në mes të njerëzve, shok dhe përgjegjës i tyre. Ka qenë 20 vjet kryetar i Presidiumit të Bashkimeve Profesionale të rrethit Krujë, 7 vjet kryetar i Komitetit Ekzekut të qytetit të Laçit, 2 vjet drejtor i Mesatorizmit të Kromit në Laç. Për 29 vjet ka merituar dhe ka mbajtur me nder titullin e lartë të komunistit të ndershëm. Gjatë gjithë kohës nuk ka asnjë masë ndëshkimore as në rrugë shtetërore, as në linjën e organizatave shoqërore.
***
Në figurën politiko-morale të Pjetër Gjonit vihen re disa karakteristika pozitive. Familjarisht ka qenë i lidhur me Luftën Antifashiste Nacionalçlirimtare. Xhaxhai i tij është i pari kryetar i këshillit nacionalçlirimtar të fshatit. Vëllai i madh Mark Gjoni është nga komunistët e vjetër të Mirditës. Vëllai i dytë, Kolë Gjoni ka shërbyer oficer në organet e Ministrisë së Punëve të Brendshme. Të dy kanë qenë shembull në punët shoqërore.
Pjetri ka gëzuar simpatinë, mirënjohjen dhe autoritetin e njerëzve të thjeshtë. Kur ishte i shtruar në spital, i shkonin jo pak banorë nga Kruja e Laçi për ta parë. Dallohej Pjetri për urtësi dhe ngrohtësi në marrëdhënie me njerëzit. Ndër të tjera e kisha parë në pritje të popullit: ishte i vëmendshëm, i duruar, përpiqej të shpjegonte ligjet, pa u nxehur. Arroganca për të ishte e huaj. Rrallë gjeje në organet e pushtetit që të ishin korrekt e të thjeshtë me njerëzit si Pjetri. Urdhërat i kishte në dorë, por ai në fakt mbështetej në metodën e bindjes, të mirëkuptimit. Ndaj kishte njerëz që thoshnin: “S’ka si Pjetri”!
Ishte një nga drejtuesit e pushtetit që merrte nisma në fushën e edukimit politik, moral e kulturor të qytetarëve dhe i hidhte këta në aksione për zbukurimin e qytetit të Laçit, duke tërhequr lektor e specialistë nga Tirana për biseda me kuadrot e rrethit dhe kolektivat e punëtorëve. Dhe metroja e punës së tij ishte rezultati i arritur. Dinte të priste mirë edhe miq të huaj që vizitonin Krujën e të përfitonte nga përvoja e tyre. Ndër të tjerë priti një mik tregtar italian, në takim me të cilin Pjetri zhvilloi një bisedë cilësore dhe të këndshme, e shoqëroi mikun për vizitë në rezervuarin e fazanëve të Laçit, edhe te “Shkëmbi i Vajes,” ku janë hedhur 90 vajza në përrua, 300 metra thellë, për të mos rënë në duar të pushtuesve osmanë. Miku italian, Mazili, çuditej me ç’dëgjonte e shikonte, me terrenin e bukur malor jo vetëm me këtë mikpritje shqiptare, por edhe me bukurinë natyrore, me pyllin gjithë pisha të larta e të dendura dhe i shprehte Pjetrit kënaqësinë e falënderimet e tij të përzemërta për vizitën, bisedën e bukur dhe të mirtat që pa.
Pjetri është një familjar shembullor. Si veten ka edhe bashkëshorten, Davën. Një grua e thjeshtë, nikoqire, mikpritëse. Me një vizitë në shtëpi e krijon menjëherë përshtypjen e mirë për të. Dy prindër që kanë lindur një vajzë dhe një djalë: vajza e tij, Violeta, një “lule mali”, që ka lindur një vajzë, Olin dhe një djalë, Erionin, dy fëmijë si “kanarina”. Djali i tij Tonini, një djalosh dinamik, i ndershëm dhe i urtë, punëtor dhe i drejtë si i ati dhe e ëma. Dava dhe Pjetri janë dhe dy herë gjyshër, që mbahen në gojë për njerëz të përzemërt e mikpritës. Kanë lënë gjurma e kujtime në rrethe ku kanë jetuar e punuar.
***
Duke i njohur drejtpërdrejtë në punë, në jetë, në familje, në Laç dhe sot në Tiranë ku banojnë familjarisht Pjetri dhe vëllai i tij Kola, ndjej kënaqësi të veçantë për miqësinë shumëvjeçare që kam me një familje model malësie, mirditore “Gjoni”, e cila rrezaton dritë, virtyte, shpirt njerëzor, përvojë, përparim. Me zemër u uroj sidomos shëndet Pjetrit, gjithë familjes “Gjoni”, gjithnjë fisnikëri brez pas brezi, kurdoherë ditë të mira, siç don të thotë dhe emri Mirditë”!

Nashi presem qe sirane tjater, Sevo te sjelle dhe DITA te botoje artikuj se si e ka njohur, dashur e respektuar kumandantin e paharruar.
Patriot Mekembenetok keshtu si komenton ti me te vertete mund ti kesh kembet ne toke por sumen e paske ngulur ne hu.
Te kesh respekt per kete brez te lavdishem qe thane kenetat,zhduken analfabetizmin,ndertuan hekurudha ,plantacjone dhe ngriten dhjetra hidocentrale fuqia e te cileve mbajti ate vend pa u rrezuar se ishin miljardat kilovatore qe punonin dhe ai vend
reziston dhe sot.
.Komentshkruesi ka punuar ne industrine e bakrit ku ne kohen e socjalizmit bakri perpunohej ne cikel te plote nga studimi gjeollogjik..nxjerrja e deri te telat e bakrit ne Shkoder qe ishte nje mrekulli>
.
Shiko sot ti me kembenetoke dhe hunesume !
Gjithe ajo industri eshte kthyer ne germadha dhe fantazma dhe a e di pse
Sepse poshtruan Partine e Punes dhe na prune Partine e Grida Sumes.
Respekt per Pjetër Gjonin dhe brezin e tij qe vune mendjen dhe energjine ne sherbim te kombit !
NOSTALGJI per Pjetrin e Partise !!!
E ku ti gjesh sot ato njerz qe siç thuhet ne shkrim:
“… As i shkonte ndër mend të largohej nga Atdheu ne ndonjë vend te huaj për të kërkuar punë, si] ndodh sot…”.
Mire beri Pjetri qe ne ate kohen e Enverit&CO nuk tentoi te largohej nga Atedheu se ose do ta kishin vrar ne kufi, ose kishte perfunduar nja 10-15 vjet ne burgjet apo minierat, dhe familja do ti ishte internuar ne kampin e TEPELENES.
O POULESHI
te thoje keto fjale qe shkruan ti ketu deri nga 1997 kishte nje fare kuptimi por sot qe emigrantet po i kthejne si dele dhe gomere nga gjemania-franca-hollanda etj nuk keni goje te flisni aq me shume se si sot 21 vjet me parë 28 mars të vitit 1997, anija “Kateri i Radës”me 115 persona në bord, në përpjekje për të udhëtuar drejt brigjeve të Italisë, u përplas me anijen ushtarake italiane “Sibilla”. Për pasojë humbën jetën 81 persona mes të cilëve mjaft gra dhe fëmijë, ndërkohë që mbijetuan 34 të tjerë. Prej tyre, 57 trupa u gjetën, ndërkohë që 24 të tjerë rezultojnë të zhdukur.
Në tragjedinë e Otrantos, humbën jetën,
Zeqine Fejzaj, 61 vjeçe,
Blerina Fejzaj, 8 vjeçe,
Zonja Fjezaj, 36 vjeçe,
Mihal Fejzaj, 60 vjeç,
Fatos Fejzaj, 39 vjeç,
Roland Fezaj, 14 vjeç,
Oltion Fejzaj 13 vjeç,
Mimoza Xhavara, 32 vjeçe,
Kamela Xhavara, 9 vjeçe,
Majlinda Xhavara, 4 vjeçe,
Desantila Xhavara, 24 vjeçe,
Firdesa Xhavara 1 vjeçe,
Gerard Xhavara, 4 vjeç,
Majlinda Roshi, 38 vjeçe,
Qemal Roshi, 38 vjeç,
Roland Roshi, 2 vjeç,
Pushime Meminaj, 60 vjeçe,
Donika Idrizi, 40 vjeçe,
Elona Idrizi, 14 vjeçe,
Semiranda Idrizi, 11 vjeçe,
Romeo Andrea, 28 vjeç,
Silvana Andrea, 18 vjeçe,
Kristina Andrea, 2 vjeçe,
Bardhyl Lame, 37 vjeç,
Tushe Lame 38 vjeçe,
Artuela Lame, 35 vjeçe,
Kasiani Bestrova, 6 vjeçe,
Viktore Bestrova, 9 vjeçe,
Konstandin Bestrova, 2 vjeç,
Anife Begotare, 41 vjeçe,
Rezart Begotare, 12 vjeç,
Erald Begotare, 13 vjeç,
Zeman Avdia, 37 vjeç,
Nertila Avdia, 11 vjeçe,
Olsi Avdia, 6 vjeç,
Irma Greko, 21 vjeçe,
Kristi Greko, 3 muajsh,
Bardhosh Deliaj, 46 vjeç,
Burbuqe Deliaj, 45 vjeçe,
Melpo Sejdiaj, 46 vjeçe,
Hanëme Birçe, 41 vjeçe,
Besmir Birçe, 9 vjeç,
Lavdosh Kaja, 22 vjeç,
Robert Bajrami, 19 vjeç,
Miklovan Troqe, 17 vjeç,
Anastas Mërkuri, 30 vjeç,
Lindita Demiri, 12 vjeçe,
Lindita Demiri 12 vjece,
Bektash Tahiri, 47 vjec,
Andi Aliaj 17 vjec,
Teferi Saliu 48 vjec,
Lirim Bulla 17 vjec,
Zini Muça 27 vjec,
Ermal Xxhaka18 vjec,
Fatmir Geraj 28 vjec,
Kastriot Sharraj, 36 vjec,
përparim Mamanaj, 13 vjec,
Zylyma Sulejmani 22 vjece,
Krenar Sulejmani 27 vjec,
Alban Sulejmani 4 vjec,
Mirand Kaçuku, 28 vjec,
Kizeta Sulo 21 vjece,
Klodian Sulo 2 vjec,
Fiqiei Sulaj 30 vjec,
Ervin Sula 15 vjec,
Latif Berberi 53 vjec,
Maze Seferaj 31 vjec,
Brunilda Seferaj 25 vjece,
David Seferaj një muajsh,
Vjollca Kaçupi 22 vjece,
Albana Botrova 22 vjeçe,
Merita Ferko 32 vjece,
Bledar Ferko 10 vjec,
Fredi Ferko 8 vjec,
Viktori Kaçupaj 25 vjece,
Robert Llanaj 30 vjeç,
Kastriot Hasanbashaj 27 vjec
, Klorida Hasanbashaj 24 vjeçe,
Xhuljana Hasanbashaj 3 vjeçe,
Ilir Kicja 34 vjec,
Maringlen Bardha 16 vjec,
Fatbardha Sejdia 21 vjeçe.
as Adolf Hitleri nuk beri kete krim kunder njerzimit ne kete fare feje por kete e beri Italia nje vendi i Natos dhe Bashkimit Europjan.
Ishte koha qe perbindeshi Berishe urdheronte avjonet te bombardonin Jugun,te sulmonin Jugun me mercenaret e Veriut.dhe te hidhej lende kimike kunder populates civile.pa permedur gerdecin,3000 te vraret ne 1997 ,genocidin ndaj haklajve etj etj…eleminimi i kundershtareve
e ka mire ai komentuesi me siper qe thote se
…kaluat Partine e Punes te Partia e Grida Sumes.