Mirë ambientet, por duhet edhe…

anazapta

Respekte DITA! Kjo letër i drejtohet zotit Ilir Beqja, Ministrit të Shëndetësisë. Kushdo që vete në QSUT, shikon ndryshimet që kanë pësuar ambientet në territorin brenda, duke u hequr taksitë, furgonat dhe mbyllur lokalet dhe kjo është për t’u lavdëruar. Mendoj se më e rëndësishme është edhe mos sorollatja e pacientëve duke bredhur si brenda territorit dhe poshtë tij për të gjetur doktorët për një firmë dhe vulë. Ja një shembull:

Para disa ditëve vajta në QSUT për një konsultë që duhet me tre firma për të marrë një ilaç. Fjala “konsultë” do të thotë që mjekët kur vënë vulat dhe firmosin duhet të konsultohen si me pacientin dhe midis tyre. Por ç’ndosh faktikisht? Mbasi bëra regjistrimin, në orën 10 vjen një doktor dhe vë vulën dhe më thotë mua si dhe të tjerëve: “Gjej dhe dy mjekë të tjerë në katin e gjashtë dhe merr dy firma dhe dy vula të tjera!”

Ashensori nuk punonte, nejse e gjeta një mjek dhe i mora firmë dhe vulë, po i treti? Brodha dhe mbas një ore gjeta një në klub përballë spitalit dhe ai vuri firmën, por vulën e kishte harruar në bluzën e bardhë që kishte lënë në katin e gjashtë. Mbas një ore e mora edhe vulën. Kësaj i thonë mere me lëng se mishi u mbarua, ose siç thotë populli, “mos të humbtë vula”. Kam mendimin, besoj se edhe pacientët e tjerë kështu mendojnë, që në konsultë të jenë të tre mjekët prezent ose të jetë vetëm një mjek dhe ai të gjejë dhe dy mjekët e tjerë, mbasi të ketë vulosur dhe firmosur ajo sekretarja, t’i shpërndajë, se pacientët janë pleq dhe të sëmurë dhe nuk bredhin dot. Kam besim se ky difekt do të rregullohet se nuk kërkon shpenzime, vetëm do pasion për t’i shërbyer më mirë këtij populli, i cili e bëri detyrën e tij duke i dhënë një votë plebishitare dhe e shporri qeverinë dhe qeveritarët e korruptuar. Përshendetje, Vasil Th.

 

Email në adresën

[email protected]

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *