Mire ligji.. Po per ke eshte hartuar?!

anazapta

Po lexoja VKM nr 100, date 13.02.2013 mbi listen e makinerive te lidhura drejtperdrejt me investrimin dhe si perjashtohen nga TVSH.

Interesant eshte fakti se kjo liste materialesh i sherben vetem nje numri te caktuar investitoresh te perzgjedhur dhe jo ne menyre te njejte te gjithe ata qe plotesojne kushtin qe investimi te jete 50 milione e siper.

Keshtu nese ke ndertuar nje hidrocentral dhe nuk ke perdorur tubin qe percakton lista psh ke perdorur tuba celiku e jo plasdtiuke nuk perfiton perjashim nga TVSH apo nese nuk ke per gjeneratorin apo turbinen kodin doganor fiks qe ka lista perseri do te paguash TVSH. Pra ligji duhet te kishte thene me shkoqur ” Perjashtohen nga pagesa e TVSH vetem ata qe investojne sipas listes tone apo me konkretisht ata qe blejne me materialet qe dua une e jo ato qe parashikon projekti.

Po keshtu dhe per listen e perjashtimeve per makineri e paisje bujqesore.

Nese nje fermer do te kete nje mjet bujqesor ai nuk mund ta bleje ate pa TVSH nese nuk ka nje projekt. Pra shkurt bujqit tane, ata qe nuk kane nuk do te kene edhe ne vazhdim , por vetem ata qe kene nje projekt mund te importojne pa TVSH , te tjeret dhe nje plug per kalint do ta blejne me TVSH. Sic duket parimi kush ka s do paguaje asgje dhe kush ska do te paguaj te teren eshte ne frymen e ligjit.

Pyetja shtrohet kush dhe per ke atehere eshte bere ky LIGJ.

 

Letër e nënshkruar: Ilir Hakiu

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *