Mirë mesazhi, por…

redaktor

Dërguar me SMS

Në numrin e redaksisë

Mesazhi i Kerryt – Reforma në Drejtësi duhet të bëhet nga Shqipëria! Këto lloj mesazhesh na vijnë dje, sot e mot nga politika e sotme e SHBA-së dhe BE-ja. Mesazhe me “duhet”, por që nuk lë kush të bëhen “si duhet”. Mesazhe në erë që bëhen sa për formë, me mendjen te situata të tjera e faktorë të tjerë. Mesazhe që gjithë palët gjejnë arsye për t’i përdorur në favor të vet. Mesazhe të tillë që në thelb nuk thonë asgjë. Pasi të tillë mesazhe përcjell kjo politikë sot. As mish, as peshk. Aspak konkrete dhe e drejtpërdrejtë. Konkrete në këtë vizitë është vetëm një gjë: Vizitori amerikan nuk ka më shumë se disa muaj në detyrë. Do largohet në fundvit. Mbase pas tij mund të kemi fatin të kemi një tjetër politikë e Sekretar Shteti që të jetë më eksplicit e i drejtpërdrejtë, ndryshe nga avazi i deri sotëm i politikës së deritashme.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *