Mirë ministri, po nëpunësi?

redaktor

Dërguar me sms

në numrin e redaksisë

Dëgjojmë përditë personalitete politike që shpalosin platforma pune e veprimi. Në dukje gjithçka është ok. Problemi qëndron, që ne populli ministrin e gjejmë te nëpunësi ku qajmë hallet. Ministrit ja shohim bojën veç në Tv. E kam provuar në lëkurë me ministrin e Drejtësisë. Në gusht të 2014-ës bëra një kërkesë postare me përgjigje për një problem. Deri më sot që po flasim nuk kam dhe as kam shpresë të marr ndonjë xhevap. Mbi 10 herë kam tentuar të takoj kompetentin, por pa rezultat. E të mendosh që është vetëm një përgjigje që pres. Për ne ministri është nëpunësi i tij. Ndryshe përse hyn në punë vetë ai? Profeti.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *