Vargje të nënshkruara,
Kapo Labi
Ditë, po bëhet qameti
Tundet vendi si tërmet
Kthehen VIP-at nga kurbeti
Ngjyrë gruri e plotë shëndet.
Rreshtuar Benz-at në radhë
Mbushur Lana në dy anë
Kur i sheh të nxjerrin mall
Për sheikë e për sulltanë.
Mirë se erdhët o kusarë
Goxha lekë paskeni harxhuar
Nga Karaibet në Spanjë
Kushedi sa keni vuar.
Dhe vilat në buze të detit
Pak i keni preferuar
Kur shkon në plazhet e botës
Nuk je i paragjykuar.
Populli po pret shtatorin
Reforma të përfundojë
Kush ka vjedhë e kush ka vrarë
Qelitë le t’i gëzojë.
Ju që lehni si zagarë
Për të shpëtuar Salinë
Krye kriminelin plak
Që shkallmoi Shqipërinë.
Edhe ju do të përgjigjeni
Bashkëpunëtorë të kapedanit
Milionat do t’ua heqë ligji
Se është mall i vatanit.
Me krahë të lehta e ligje të shpejta!
