Mirel: Fondet e BE-së nuk kanë shkuar në destinacion

redaktor

Disa projekte të financuara nga Bashkimi Europian në Shqipëri, janë bllokuar ose nuk funksionojnë. Shqetësimin e përcolli Drejtori Europian për Zgjerimin, Pierre Mirel, në takimin mes palës shqiptare dhe asaj europiane, ku u diskutua zbatimi i projekteve të financuara në kuadër të programit të instrumentit të paranëtarësimit për vitin 2012. Kjo problematikë është konstatuar jo vetëm në disa ministri por edhe në bashkitë e vendit.

“Ka një numër projektesh që nuk kanë shkuar mirë dhe kam përshtypjen se kjo ndodh jo vetëm në disa ministri, por edhe në bashki. Duhet të zgjidhim këtë situatë pasi bëhet fjalë për projekte që janë në interes të qytetarëve, Janë investuar rreth 50 milionë euro në Durrës, Korçë e bashki të tjera. Disa projekte janë bllokuar sepse bashkitë nuk kanë siguruar energji. Kemi invetsuar në disa shkolla profesionale, në sistemin e ngrohjes, por ai nuk funksionin sepse nuk ka naftë”, u shpreh Mirel.

Por ministrja e Integrimit, Majlinda Bregu, theksoi se tashmë ka një programim më të mirë të alokimit të fondeve. Sipas saj, Bashkimit Europian do të akordonte më shumë fonde nëse Shqipëria do të ishte në pozicionin e vendit kandidat.

Sipas ministres, që prej 2007 ndihma e marrë nga Shqipëria nga Brukseli shkon në 600 milionë euro, ndërsa sipas Pierrë Mirel, 70 % e tyre janë investuar në infrastrukturë. Drejtori Europian për Zgjerimin, përcolli një mesash jo të ri për politikën shqiptare, që duhet të bashkëpunojnë, të plotësojnë kriterin politik dhe atë ekonomik, me qëllim që vendi të mund të jetë pjesë e Bashkimit Evropian.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *