Ka ndjekur studimet në Fakultetin Ekonomik, dega Financë, dhe më pas studimet Master në Administratë Publike dhe Institucione të Krahësuara, në Universitetin e Tiranës. Eksperiencë e gjatë në fushën e administratës publike, trajnime dhe konferenca për mbrojtjen e të drejtave të minoriteteve, përfaqësimit dhe forcimit të rolit të gruas. Anëtare e Kryesisë së Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut dhe nën Kryetare e Forumit të Gruas prej vitit 2006. Aktualisht, kandidate për deputete e PBDNJ, në qarkun e Gjirokastrës.
Si kuptohet një grua, kur është vërtet e gëzuar?
– Nga sytë e saj. Nëse një grua të shikon drejt në sy dhe nuk e ul kokën, do të thotë nuk ka ndrojtje dhe që ka filluar të realizojë ëndrrat e saj.
A ka shumë gra të gëzuara, në Shqipëri?
– Gruaja përfaqëson gjysmën më të bukur të njerëzimit. Edhe pse mes vështirësive ekonomike, gruaja shqiptare ka filluar të shpresojë dhe mendoj që kjo është pikënisja. Kur fillon të besosh te ndryshimi, shfaq edhe gëzim.
Si e ka përjetuar kohën e monizmit, gruaja minoritare?
– Ashtu si liria edhe botëkuptimi ishte i kufizuar, sepse aq ishin njohuritë dhe informacioni. Gjyshja ime, thoshte se më parë jetohej më mirë, lutej dhe na jepte shpresë se do të kthehej përsëri koha kur mund të lëvizim të lirë. Dropulli kishte pasur marrëdhënie tregtare me shtete të tjera të cilat kishin sjellë jo vetëm zhvillim ekonomik, por edhe kulturor.
Çfarë gatuajnë gratë minoritare?
– Sot që po flasim të gjithë gatuajmë gati të njëjtat gjëra, por dikur në oborret tona të vogla mbilleshin fruta, perime krahas luleve të bukura. Çdo gjë ishte bio, e bukur në pamje dhe shumë e pasur në vlera ushqyese.
Frika, a është ngjitëse mes grave në Shqipëri?
– Nuk mund të them me siguri që është e tillë, por kur ndodh, ia imponojnë më shumë mediat, sesa vetë njerëzit.
Po mes grave minoritare?
– Gratë minoritare janë më të guximshme, sepse u është dashur të përballojnë më shumë vështirësi, duke sakrifikuar edhe jashtë kufijve, dhe kjo u ka dhënë guxim.
A ke marrë pjesë në protestat, që u organizuan për krizën financiare në Greqi?
– Jo, vetë nuk kam marrë pjesë. Para se të fillonin në Greqi, ato kishin filluar edhe në vende të tjera, por Greqinë e kemi afër, interesi dhe informacioni për shkak të emigrantëve të shumtë atje, bëri të fokusohemi më tepër aty. Një kosto shumë e madhe për popullin grek, por reformat po ecin në rrugën e duhur dhe populli ka besim te kjo qeveri.
A është e vërtetë, që në Greqi pasurinë e trashëgon vajza?
– Deri diku po. Kjo ka të bëjë me traditën dhe mendoj se është e drejtë, pasi vajza nga vetë natyra është e brishtë dhe ka nevojë të jetë më e sigurt në jetë, sesa burri. Ndërsa në Shqipëri, djali i shtëpisë shihet si krenaria dhe kjo është vërtet qesharake. Por, unë mendoj se gjinitë duhet të jenë të barabartë.
Çfarë mendon për ndikimin e fesë në punët e shtetit grek. A është një vend laik?
– Të gjithë vendet e zhvilluara kanë patur Zotin në qendër të vëmendjes, dhe një vend pa një udhëheqës shpirtëror nuk mund të bëjë asgjë. Njerëzit kanë nevojë për një bari që i udhëheq drejt mirësisë, begatisë dhe lumturisë. Në fakt, njerëzit kur kanë nevojë për shpresë, përmendin Zotin të parin.
Gratë shqiptare që emigruan me familjet e tyre në Greqi, a mendoni se do t’ju kuptojnë më mirë, me kalimin e viteve?
– Patjetër që po. Si ato që sot ndodhen atje, si ato që po kthehen edhe për shkak të krizës. Në të ardhmen, do të na kuptojnë më shumë. Pasi të njëjtat gjëra jetuam, fëmijët tanë nesër do të martohen mes tyre. Ata që kthehen duhet të kenë kushte që të ruajnë dhe të investojnë eksperiencën e tyre në të mirë të Shqipërisë dhe kjo është një detyrë e shtetit dhe politikës.
A takoheni ndonjëherë me gratë çame?
– Ne takohemi me të gjitha gratë në Shqipëri, kjo edhe për arsyen se partia jonë ka degë gjithandej, sepse minoriteti nuk është vetëm në Jug siç thuhet, por është edhe në veri.
Unë kam intervistuar dy kandidate nga Aleanca Popullore, dhe kam vënë re te ato një kujtesë dhe dashuri për vendin nga kanë ardhur të parët e tyre. Ju çfarë mendoni?
– Në kohën e monizmit, pavarësisht se askush prej nesh nuk do ta kujtojë, u arrit diçka shumë e madhe. Gruaja nuk kishte mbiemër si sot, nuk thuhej gruaja shqiptare, gruaja greke apo çame. Nëse sot, disa njerëz përfitojnë veçse për interesat e tyre vetjake, duke vënë mbiemra, kjo është çështja e tyre dhe jo e jona. Kur flasim për gruan, çështja qëndron mbi çdo parti dhe ideologji.
PBDNJ, ç’mund të bëjë që gruaja shqiptare, të jetë pjesë e gruas evropiane?
– PBDNJ ka mundësi të kufizuara, por ka një përparësi shumë të madhe kur e krahëson me partitë e tjera, pasi një pjesë e madhe e elektoratit tone, tashmë është evropian. Dhe në rast se do të na krijohen mundësitë, këtë urë drejt Evropës mund ta ngrejmë së bashku, edhe me kontributin tonë. Ne përfaqësojmë jo vetëm minoritetin etnik grek, por gjithashtu edhe vllah, serb, malazez, rom.
Fryma nacionaliste që u shfaq me rastin e 100 vjetorit të shtetit shqiptar, a u shërbeu grave minoritare për të qenë më të mobilizuara në këto zgjedhje?
– Ne si parti, jemi aktivë prej 20 vitesh në politikën shqiptare. Me një program të qartë politik, dhe nuk çirremi ndërsa themi ato që ne mendojmë. Vetë elektorati duhet të tregojë se nuk ka nevojë të vendosen kufij. Me keqardhje mendoj që të tjerët përpiqen të vendosin kufij, jo vetëm tokësorë, por edhe në shpirtin dhe në besimin e njerëzve. Kjo është një katastrofë.
A keni folur për këto pikëpamje, me gratë e këtyre forcave politike?
– Po, jemi ndodhur në të njëjtin mjedis, sidomos në Konferenca apo në seminare, pasi unë jam Nën Kryetare e Forumit të PPDNJ. Pa dashur të përgjithësoj, por rastis të dëgjoj fjalë të tilla si “erdhi kjo grekja”. Kjo më jep lumturi dhe vlerë, pasi unë jam krenare që jam greke. Por, unë nuk jam përfaqësuese e gruas greke, por përfaqësuese e gruas shqiptare të minoritetit etnik grek.
Në përvojën time, një nga gjërat më të neveritshme të politikave në Ballkan, është se çdo vend mbart parti politike, të cilat ndezin zjarrin e nacionalizmit para fushatave elektorale, duke u përpjekur të shtojnë disa përqind numrin e votuesve. Pasi hyjnë në parlament, harrojnë se çfarë kanë thënë dhe kujtohen përsëri në zgjedhjet e ardhshme.
– Po, është e vërtetë. Pikërisht për këtë arsye, duhet të bëjmë ç’është e mundur të bëhemi pjesë e familjes evropiane.
Si flasin gratë e politikës, në Shqipëri?
– Me fjalë të mëdha dhe shpesh të pakuptueshme. Ndonjëherë, kam dyshim dhe pyes veten që mbase nuk duan të kuptohen.
Si ka mundësi që lideri i partisë tuaj, e flet gjuhën shqipe më mirë dhe më pastër se çdo politikan shqiptar?
– Mendoj është një aftësi që ne kemi, duke e ruajtur fort gjuhën tonë, jemi të hapur të mësojmë më të mirën e vendit ku jetojmë. Kjo vlen për të gjithë grekët që jetojnë jashtë kufijve zyrtarë.

Ti je krenare qe je greke, ne jemi krenare qe te kemi motren, shoqen, miken dhe perfaqesuesen me te denje te grave. me intelektin dhe dhe guximin qe te perfaqeson jam e bindur qe do te shoh shume shpejt te na nderosh nga foltorja e parlamentit te ardhem. Suksese me gjithe shpirt.
Imagjinoni nje femer e lindur dhe e rritur ne Shqiperi thote jam Greke,personalisht jetoj per rreth 15 vjet ne Zvicer kam pasaporten e ketij shteti,por askush nuk me thote Shqiptar por Zviceran,nese Zvicra eshte shtet europian dhe jo si Greqia.Dallimi midis kesaj zonje dhe grave came eshte se grate came jane debuar,vrare dhe masakruar se kane qene Shqiptare,lane pasurite dhe shtepite atje,kurse zonja qe eshte Greke ka ardhur pa gje dhe tani eshte pronare toke ne shtet te huaj,pasi Shqiptare nuk eshte pèo Greke.Zonja ka nje master per administraten publike cfare mund te thote per te drejten e prones,dhe si mbrohet kjo ne europe,besoj se kjo hyn dhe te te drejtat e njeriut gje per te cilen zonja militon dhe ne perti.
PDNJ-ja eshte parti fashiste greke e megali-idheas , nje neperke greke ne trojet shekulloe shqiptare qe ndjek rregullisht ne do çast te jetes kemb pas kembe çamet patriote te martirizuar nga shovinizmi grek , kjo zonje alias- e nderuar nuk eshte femer e jo nene qe te flase sikur eshte ne Athine per grate tjera te nje kombesie apo besimi tjeter fetar , keto neperka kane kohe qe mbushen Shqiperine me helm perçares , grate dhe vajzat çame jane te emancipuara e te shkolluara neper bote dhe nuk do e lene kete zonje te shprehet ne kete menyre , por me kulturen e tyre do ta detyrojne te kafshoje gjuhen e saj te hidhur .