Mirëmbajtja e Durrës-Kukës, vijon vlerësimi i ofertave

redaktor

Ministria e Transportit po vazhdon procedurën e vlerësimit të ofertave për tenderin e mirëmbajtjes së rrugës Durrës-Kukës.

Dokumentacioni po shqyrtohet nga konsulenti ndërkombëtar që është IFC dhe brenda korrikut do të dalë rezultati.

Në një pronconcim për mediat, ministri Edmond Haxhinasto tha se procesi është kompleks dhe po shihen të gjitha aspektet e tij, ato ligjore, tenkinke dhe ekonomike. Sipas ministrit, do të vlerësohen kapacitetet e kompanive.

Janë 2 shoqëri që kanë kërkuar të marrin me koncesion mirëmbajtjen e Rrugës së Kombit. Kontrata është 30-vjeçar dhe parashikohet vendosja e një pagese prej rreth 5 euro për çdo automjet që kalon në 60 kilometrat e segmetit Milot-Morinë.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *