Rruga e Kombit u bë e para rrugë me pagesë në Shqipëri, por shumë shpejt kostot në rritje të mirëmbajtjes mund të çojnë që edhe rrugë të tjera në vend t’i nënshtrohen sistemit të pagesave të kalimit.
Autoriteti Rrugor Shqiptar po përgatitet për të ngritur një njësi shtetërore, e cila do të menaxhojë sistemin e pagesave në rrugë me qellim që mos t’i lihet në dorë vetëm kompanive private.
“Pra jo më thjesht modelin që t’i marrin thjesht privatet, por autoriteti siç e kanë shumë vende të ketë mundësi atje ku ka atje ku rrugë alternative dhe kur është e mundur pagesa për mirëmbajtjen e rrugëve nëpërmjet një projekti me Bankën Botërore po bëjmë një skemë ku të kemi një ndërmarrje shtetërore apo një njësi ekonomike brenda ARRSH për ta mirëmenaxhuar këtë gjë dhe kjo do jetë shumë e ndershme me publikun në fund të fundit”, u shpreh Gjiknuri.
Ministria e Infrastrukturës prezantoi një aplikacion për smartphone ku qytetarët mund të raportojnë në kohë reale, për problemit me mirëmbajtjen e rrugëve dhe sigurinë rrugore. Synimi është që të ndërhyhet sa më shpejt nga kompanitë që kanë marrë kontratat e mirëmbajtjes.
“Nëpërmjet këtij aplikacioni na ndihmoni të kontrollojmë punën tonë më mirë, pra kompanitë që kanë marrë përsipër ta bëjnë dhe njëkohësisht të masim performacën e tyre dhe njëkohësisht të përgjigjemi në kohë”, tha ai.
Në katër vitet e fundit në Shqipëri ka shpenzuar rreth 22 milionë dollarë për mirëmbajtjen e rrugëve, ndërkohë nga 2017 deri ne 2022 janë parashikuar 200 milionë dollarë për mirëmbajtjen e rreth 1500 km rrugë.
o.j/dita

ARRSH -ja nuk di te menaxhoj nje cop rruge tirane-kashar-rinas dhe jo me te menaxhoj autostrada
Gjith ato miliona qe u hodhen per ndricimin dhe per pemet , cdo gje eshte sikur ka plas lufta .
Dhe per me shume ne kete rruge qe kalojne dhe turistet
Kush eshte mirembajtesi i lesaj rruge. ARRSH -ja pse nuk nderhyn ?
mire rruget po me Aeroportet cfare patet. Nuk late TV pa u mburrur Z. Gjiknuri. Zv, Ministri juaj ne shkurt deklaroi se ne Qershor fillojne punimet e Vlres. Ku e keni Vloren? Z. Rama tha qe ne Qershorin qe vjen do fillojne fluturimet nga Kukesi i cili pothuaj eshte gati, ku e keni Kukesin Z. Minister se per Saranden te gjithe e marrim vesh qe ishte nje shka e vogel. Keto jane deshtimet e tua Z.Gjiknuri.