Mirënjohje dhe një ftesë për ndihmë

redaktor

E nderuar gazeta Dita! Jeni me të vërtetë një organ i medias që rrezatoni dritë e bardhësi, jepni shpresë për një të ardhme më të mirë, për të cilën kemi shumë respekt e konsideratë të veçantë. Bravo ju qoftë!

Nëpërmjet organit tuaj dinjitoz shprehim mirënjohjen tonë të thellë për zotin Hysen Caka, Drejtorin e Fabrikës së Bukës pranë Shkollës Teknologjike Tiranë, i cili iu përgjigj menjëherë kërkesës tonë dhe i dhuroi 2 kv miell Shoqatës së Përgjithshme të Pensionistëve të Shqipërisë, për t’ua shpërndarë këtë sasi mielli njerëzve në nevojë. Ky gjest human shpreh zemërgjerësinë e këtij njeriu, i cili me qëllimin e mirë ndihmon ata njerëz që kanë nevojë për kafshatën e bukës. Shoqata falënderon me gjithë zemër zotin Hysen Caka dhe dëshiron që nën shembullin e tij të veprojnë edhe ndërmarrjet e tjera ekonomike ose edhe biznesmenë të veçantë që iu kam kërkuar ndihmë, sa të munden të ndihmojnë për të plotësuar sado pak nevojat e këtyre njerëzve fatkeq. I urojmë zotit Hysen Caka shëndet e lumturi familjare dhe gëzuar vitin e ri 2015!

Nënshkruar: Ymer Lumshi

Për shoqatën e Përgjithshme të Pensionistëve të Shqipërisë

Kryetari: Ramazan Valisi

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *