Mirënjohje mësuesve

redaktor

Letër e nënshkruar,

Preng Pjetri

 

Sot askush nuk kujtohet as nuk e merr mundimin të thotë dy fjalë të mira për njerëzit që punojnë me përkushtim e devotshmëri. Në kohërat e hershme për njerëzit e ndershëm e të punës jo vetëm që i shkruanin dhe i thurnin lavde, por ata edhe stimuloheshin sado pak. Sot askush s’shkruan dy fjalë për ta edhe pse media e shkruar dhe ajo vizive është asortiment i bollshëm në Shqipëri. Sot po ju lutem ju stafit të Ditës të më lejoni të shkruaj dy fjalë për mësuesit veteranë të shkollës së mesme të bashkuar në Zejmen. Kanë afro gjysmë shekulli që punojnë me përkushtim e profesionalizëm për edukimin e brezave të rinj. Janë me qindra ish-nxënës që sot janë deputetë e profesorë të cilët kujtojnë me respekt dhe mirënjohje mësuesin shembullor të matematikës, Gjelosh Toma. Njerëzit e tillë është e vërtetë që e kanë vlerësimin nga dhjetëra e qindra qytetarë, por anashkalimi i këtyre njerëzve model, demoralizon brezat e sotëm. Në këto reshta dua të falënderoj dhe inkurajoj edhe mësuesit Ded Vata, Tone Pepa, Gjyste Frangaj, Albina Smaçin e mësuesen Dila Malshi. Jeta e tyre gjysmë shekullore në arsim është tamam si fanarët që ndrisin rrugët. Jam plotësisht i sigurt se me mendimin tim janë pro qindra familje të komunitetit në komunën Zejmen dhe më gjerë.

 

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *