Armata e mësuesve është pa dyshim ndër më të dashurat për popullin. Ndaj do dëshiroja dhe apeloja për mediat tona t’i kenë më shumë në konsideratë mësuesit. Çdo njeri dijet e para në bankat e shkollës i merr.
E ndofta asgjë s’i kushton çdo gazetë të shkruaj dy fjalë për mësuesit. Një ndër figurat e arsimit lezhjan është mësues Gjokë Mili, që para pak ditësh festoi 70 vjetorin e lindjes, ku mori qindra urime nga ish nxënës dhe kolegë. Mësues Gjoka ka sakrifikuar plot 48 vjet në edukimin e brezave. Pra thuajse gjysmë shekulli. Për punën e tij është nderuar me dhjetra certifikata dhe distinktive, por më kryesorja, sot ish-nxënësit e tij janë intelektuale me emër në Lezhë. Ai edhe sot, veçse një pensionist, çdo javë viziton dhe këshillon kolegët e tij me shumë pasion.
Letër e nënshkruar,
Preng Pjetri, Lezhë
