Mirënjohje!

Ornela

Limos Dizdari*

Ju përshëndes, ju, njerëz të shquar të Letrave Europiane, për shqetësimin qytetar që keni ndaj sulmit prezent, të heshtur e të errët ndaj kulturës, artit dhe vlerave të mëdha europiane, të komunikimit midis kombeve të këtij këtij kontinenti, me mendje të ndritur dhe zemër plot dashuri. Kjo na entuziazmon.

Shqetësimi Juaj është madhor e njëherazi virtyt i lartë angazhimi për çdo pjesëtar të ndërgjegjshëm, që e jeton jetën nën trysninë dhe peshën e një slogani të deformuar tashmë, ku “…liria është e drejta për të bërë atë që lejon ligji…”, pa pyetur fare për vlerat dhe ndërgjegjen e atyre, që hartojnë këto ligje dhe orekset e tyre politike makute.

Thirrja Juaj, fillon me zgjimin e ndërgjegjes sonë personale dhe atë të kombeve, pavarësisht nga  përmasat dhe dimensioni i tyre.

Me siguri, Ju, qytetarë të shquar të Europës, e keni shumë të qartë, se ky proces degradimi, ka kohë që ka filluar, këtu para syve tanë. Por kemi preferuar të heshtim, duke shpresuar se nuk do të ishte ky stacioni, ku kemi mbërritur.

Bota është zvogëluar shumë.

Europa ka mbetur po aq e madhe sa ka qenë, por e rrethuar nga ambicie ekstreme, e mbushur me  sherre e intriga te importuara nga minjtë, insektet, mikrobet dhe spiunët.

Qeveritë kanë vetëm një hall: sigurimin e votave për pushtet të sigurt.

Gurët e mëdhenj bien, padyshim, mbi kombet dhe kulturat e mëdha. Tek ne, kombet e vogla, këta gurë provokojnë dallgë dhe përmbytje tw trishtueshme, që e vështirësojnë shumë jetën. Ne vazhdojmë të heshtim e të merremi me veprën tonë, kur shumë të tjerë, para nesh, bënë autokritikën e tyre, duke na thënë pa mëdyshje: duhej “duhej të luftonim ndryshe…”

Kur poeti ynë pyeti bilbilin e poemës së tij, se “ku ishe ti, bilbil i shkretë /ti nuk di se ç’ndodhi këtej/ as kur erdhe e as kur ike…”. Kështu foli poeti, duke thënë një të vërtetë të madhe e ne, prapë se prapë vazhdomë të jemi sentimentalë ndaj  atij bilbili pa fat, duke shpresuar vetëm tek ajo çfarë bëjnë studentët e mençur, minatorët proletarë, fshatarët e duruar, njerëzit e rrugës, që ulërijnë e gajasen nga niveli dhe paturpësia e korrupsionit institucional, që rrinë duke numëruar yjet e duke shpresuar…?!

Po ne… ku jemi?!!

Kemi turp nga ky realitet i pështirë, kemi ndot nga tërë ky pisllëk institucional ku jetojmë. Jemi shumë të trishtuar, që nuk mund të takojmë tërë ato fytyra, të aftë, të dashur e të afwrt të qytetit tonw. Nuk mundemi të dallojmë dot, se kush ka ndërruar jetë nga ata që kanë ndërruar shtet, profesion, moral e që s’u ka mbetur asgjë tjetër, veç lotët e tyre të rëndë në shamitë e tyre, si dëshmi malli e dhimbje shpirti.

Nuk jam i vetëm… Jemi shumë… Jemi shumë, shumë.

Edhe në Paris ata janë shumë. Megjithëse e dinë se nuk janë 40 shenjtorët e atij qytetërimi, njësoj  përpiqen të shumëfishojnë  vlerën  e tyre, pa qenë nevoja për jelekë të verdhë.

Në hallet tona jemi të gjithë, si në një këngë të madhe polifonike, ku ftojmë të shumtët e papërballueshëm e përforcues të isos, si forcë unifikuese, të tundë malet e t’i japë shpirt e kurajo çdo zemre të këtij populli me vlera e virtyte të veçanta.

Ftoj anëtarët e Akademisë së Arteve e të Shkencave të Shqipërisë dhe çdo Akademik tjetër, të për-gjegjshëm, të firmosë këtë “Mirënjohje”, sipas formatit inteligjent e të përgjegjshëm, të protestës studentore, ku vlera e firmës së çdo firmëtari të mos lejojë përbaltjen e ndërgjegjes shoqërore.

Ne e duam Europën shumë, e shpresojmë që kjo dashuri, të jetë reciproke.

Lulet e shtëpisë suaj i duam e na nxisin që dhe në shtëpitë tona, të ketë po aq shu-më lule, dritë e hare!

Përzemërsisht

*Artist i Merituar

Share This Article
2 Comments
  • Faleminderit z Disdari ..
    E keni vene piken mbi i .
    Por fatkeqesisht kur bien kembanat per to , bejne sikur nuk i degjojne , sju vjen mire .Dihet z Limoz ,keta duan te kene ,bile me shumice sa me te madhe ,te pa shkolluar te pa ditur ???? Eshte e njejta metode , si sot e mbi 70 vite pepara .Fatkeqesisht ,per kombin
    Nderime z L.Dizdari .Nga nje kolegu i juaj ,prej shume dekatash .

  • “Mienjohies “mirenjohie i nderuar Limoz Dizdari.Deri tej Torontos tere debore e lexova dhe me “ngrohu”mua 93 vjecarin nje jete mesues
    Shendet e miresi juve.
    .Ju ardhte mendia atyr te cileve jua drejtoni me shume te drejte tthirien,qe e nisni me; “MIRENJOHIE..
    Me dashamiresi. Dhe si thote populli:

    “-Shkofte ORA ju DEGJOFTE.z.Limoz Dizdari.

    Guri Naimit D.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *