Mirësevjen Edi Rama!

editor

Nuk ka dite zie në Kosovë sot që morëm vesh se Sali Berisha mori një kundërshtim masiv nga qytetarët e Shqipërisë, siç mund ta mendojë ndonjëri i painformuar sa duhet në Tiranë.

A mund ta besoni: Një numër qytetarësh po e uron fitoren e Ramës nëpër rrjetet sociale?! Atyre që simpatizojnë Berishën dhe që janë më të mëdhenj në numër, vërehet se u ka humbur entuziazmi, por asgjë kritike. Rrugëve të Prishtinës nuk më ra të shoh njerëz me lot në sy, e as të dehur skajeve të rrugëve nga mërzia e humbjes së Berishës. Veshët nuk më kanë zënë një plan konspirativ për ndonjë protestë në rrugë në shenjë solidariteti të shoqëruar me motot “Sali je i yni. Të duam shumë”, siç pati për Erdoganin në Tiranë e Shkup.

Më i mërzituri, supozoj, sepse nuk e kam parë, mund të jetë “sugari” i LDK-së, Arben Gashi. E tradhtoi fotografia atë. Buzëqeshja po e mashtron që sa kohë dhe jo vetëm në këtë rast! Ky që në majat e politikës u ngrit nga Isa Mustafa dhe nga ku po e zbret vetveten- si pasojë e joseriozitetit- që sa kohë ka arritur të humbë edhe vetë Isa Mustafën. Votimi i “sugarit” besoj shumë se nuk mund të konsiderohet si një votim i partisë së tij në tërësi. Mbani mend Gashi herë pas here veten e sheh madje edhe si të deleguar edhe të zotit. LDK-ja ndoshta do të duhej të deklarohej!

Pak ka rëndësi se kush çfarë simpatish ka në Kosovë. Njerëzit janë të lirë të kenë të çfarëdoshme ja që disa e kanë edhe Berishën dhe le ta mbajnë, e disa Ramën- edhe këtë mund ta mbajnë. Por jam i sigurt se në asnjë moment më parë, Berisha nuk kishte imazh me të ulët në Kosovë se tani, dhe asnjëherë më parë më të lartë opozita.

Ashtu si dikur Nano, Berisha po i takon historisë së Shqipërisë. Bashkëqytetarët e mi duhet të mësohen që kryeministrat e atjeshëm t’i shikojnë ashtu si janë dhe t’i pranojnë ashtu si janë – si udhëheqës të shtetit fqinj, të cilin e duam dhe më të cilin kemi interes qenësor të ndërtojmë raporte të posaçme ekonomike, shoqërore e politike.

Kosova është ngjyra-ngjyra edhe sa u përket zgjedhjeve në Shqipëri. Këto ngjyra në raport me Kosovën duhet t’i shohin edhe miqtë tanë në Shqipëri. Paranojat e dikujt në Tiranë se nga këtu do të shkonim të organizuar me autobusë për të votuar e mbushur kutitë për Berishën, si krejtësisht të pasakta janë edhe një shenjë e moskomunikimit të mjaftueshëm mes Tiranës e Prishtinës. Media nuk po mjafton, dhe as plazhi. Kemi nevojë për komunikim të hapur dhe për projekte të përbashkëta.

Berishës ia dhanë fundin qytetarët e Shqipërisë dhe bënë mirë. Arben Gashi i dha votën Berishës, por miqtë në Tiranë le të jenë të sigurt se kanë pikur vota edhe për të majtën – nga ata që edhe i njohim. Sa për t’ua lehtësuar shpirtin se jo që kanë rëndësi këto vota.

Një “Jo” kaq të madhe e gati se plebishitare ndaj Berishës nuk e prisja. Duhet të këtë huqur shumë në Shqipëri, Berisha me ekipin e tij sa të marrë një goditje të tillë – gati se poshtëruese. Një epilog të tillë pakkush e kishte besuar dhe në Shqipëri. Mësimi i parë nga kjo, i vlefshëm edhe për ne, është se autokratët asnjëherë nuk janë aq të dashur dhe të fortë sikur që duken!

Zgjedhjet e fundit, thyen jo vetëm mitin e Berishës, por edhe një mit tjetër elektoral në të cilin llogarisin shumë edhe elitat e korruptuara dhe të paafta për menaxhim te ne – atë të bastioneve. Pra të atyre vendeve që zakonisht politikanët e korruptuar u japin pak, u marrin votën e tyre dhe e shndërrojnë në pushtet e para për vete, e ata si votues që i kanë gati sa herë që të duhen. Heqja e bastioneve për politikanët andej e këndej e madje edhe rrotull në rajon, është shumë herë më e rëndë se heqja e imunitetit apo se ndonjë Task-Forcë që lufton të korruptuarit.

Nëse ditën e zgjedhjeve nuk do të ndodhte vrasja dhe nuk do të kishte dhunë, atëherë vullneti i popullit do të paraplotësonte imazhin e një Shqipërie që tashmë ka filluar të ndryshojë. Është tepër herët që t’i dërgojmë mesazh apo kërkesë kryeministrit të ri të Shqipërisë, Edi Rama. Në emër të Kosovës, jo se jo, nuk flas.

Nëse gjatë qeverisjes së tij zhvillohet Shqipëria dhe ajo i afrohet Bashkimit Evropian, do të mjaftonte besoj. Sa i përket raporteve me Kosovës, në pak fjalë shpresoj në rritje të komunikimit mes shtetasve të dy vendeve, dhe një qasje partneriteti me Kosovën në aspektin ekonomik e shoqëror. Në shumë pika në ekonomi bashkë mund të përmbushim njëri-tjetrin e në disa të tjera edhe mund të bëhemi lojtarë rajonalë.

Berisha nuk merrej me këto gjëra, ai luante më shumë rolin e padronit. Në Shqipëri i treguan se kanë nevojë për dikë tjetër – dikë që është një menaxher me pasion. Shumë gjëra ia kemi thënë Berishës edhe në këto faqe të gazetës sa ishte në pushtet, saqë sot si i humbur nuk e vlen t’i thuhen më.

Edi Ramës si kryeministër i ri i Shqipërisë i themi: Mirësevjen!

Share This Article
11 Comments
  • Dhe tu vije turp atyre mercenareve kosovare qe erdhen ne shqiperi per te votuar si hajna per shpellarin e tyre ,Urojme kosovaret te jene me te kulturuar e me te zgjuar duke kuptuar se shteti nuk drejtohet me fise e me te parin e fisit

    • shyqyr qe iku plera se e shkaterroi kombin shqiptar dhe i bej thirrje edi rames te tera ato qe ka vjedhur ta kthej popullit

  • VELLEZERIT KOSOVARE DO TA KUPTOJNE SHUME SHPEJT SE KUSH KA QENE KY NJERI DHE C KA BERE KY PER TA …FEMIJET E KETIJ SHARLATANI KURE NUK E KANE NDJERE VETEN SHQIPETARE ..ATA KANE MBAJTUR GJITHMONE ANEN E TE JEMES E CILA ESHTE BUKESHKELUR E NJE FILO SERBE .ATA JANE ASHKALIJ .ATTA NUK LIDHIN URA BASHKEPUNIMI POR BEJNE MAREVESHJE SHKATERIMI ..A NUK ESHTE PROVE AJO QE BERI E BIJA ME DENANCIMET PER TRIMAT E U C K NESE JU NUK DONI TE KUPTONI KEQ PER JU VELLEZER POR KJO NA DEMTON TE GJITHEVE

  • Peshendetje mitingashi i vqidolit qeveria e kolres qe vrau burgosi furnizoi miloshin
    me Derivate te naftes per te vra epre kosovart me gjith embargon e kombeve te bashkuar
    etash dalin.qen serb siq ishte sinan hasani te qujtur kosovar pro serb dalin e jepin Voten.per.ni qelbsir si s. berisha por eturprun veten kta nuk jan.kosovar po jan pro serb
    me falni ne shprhje. se cila shpi ka ni nevojtre ekta jan ata te qujtur kosovar.
    sala duhet me u pergjigj per poshtersit qe iberi popullit shqipeta si ne shqiperi po ashtu ne kosov tash ni fjal popullore thot i bershsi e ka dejeg jargonin per ni plesht po ashtu Berisha beri me Shqiperin
    met i turprun per Jet te jetve deri tek varri .

    • A pi bjen kjo qe 80 % e shqiptarve te Shqipris, qe e kan votu Berishen prej 1992 e knej mu kon sinan hasana?

  • jane nje numer i vogel qe donin ta shpetonin berishen,por qe as ajo nuk ju beri pune…shqiptaret ketu ne kosove,jemi te hutuar nga mungesa e informacionit te sakt./bindshemrise/..tjetra eshte se ketu te ne gjerat servohen sipas votes qe percaktojme ne ketu ne ks…ldk-pd dhe pdk-ps……gje qe nuk do te duhej te ishte keshtu,nuk do te duhej te ishte as ajo qe kosovaret te ken mundesi te votojne atje…..shpresoj te e majta ta shmang kete mundesi ne te ardhmen ne menyre qe ne shqiptaret ti shohim punet tona dhe interesat e perbashketa ne hap me vendet e zhvilluara ose pas tyre.. me respekt gezur shqiperi

  • habitem me zgjursrne e popullit kosovare, se si, mund te besonin Saliun ,kur i dijne shume mire bemat e tije ne kohen e luftes ne kurrizin e tyre.por ma merr mendja, se jane qarqe te caktuara qe i interesonte.

  • Nuk besoj se populli i Kosoves i besonte saliut(do te ishte nje vetvrasje po te ishte e vertet),me shume besoj se qarqe te caktuara dhe te mirekordinuara me medje te shkruara dhe vizive kane bere te besohet nje e tille;nuk dua te besoj se nje popull qe ka derdhur GJAKUN E DJEMEVE TE TIJ per me shume se nje shekull te binte preh e nji genjeshtre gjigante te quajtur sali berisha me kompani(femijet,bashen,etj.).Jam i mendimit qe qytetaret e Kosoves duhet te beje kujdes nga shume “Bukeshkelur” qe drejtojne Atje,jam i bindur nga ç’kam lezuar,se ka qellime te mbahet gjalle nje grupe i UDB-es me lidhje tirane-prishtine qe te mos lejojne zhvillimin e ekonomise Kosovare dhe keshtu Kosova do te ndihet e varur nga serbia,kjo do te sillte rritjen e pakenaqesise ne popullate.

  • Po e drejte qe ska pse te kete dite zie ne Kosove per Saliun ashtu sic nuk do te kete edhe kur te humbase Edi neser. Ne Kosove ka dite zie kur Shqiperia nuk ecen perpara, nuk tregon qe eshte e zonja te beje dicka te mire. Po ashtu ne Shqiperi ska pse te kete dite zie nese humb Ashimi apo kundershtari. ne Shqiperi duhet te kete dite zie nese Kosova deshton ne rrugen e saj per te ecur perpara. Simpatizante partish ka ne te dy vendet dhe eshte normale kur gjen simpatizante per poilitiken gjermane,amerikane, franceze etj.

  • mendoni se fitoren ju solli edi rama ? e keni shume gabim, fitoren ju solli ilir blloku me disa biznismen te cilet kane ne dore jo pak punetor te shkret te cilet per nje 1000 leksh e shiten voten e tyre, por ai 1000 leksh shume shpejt do te hargjohet dhe ilir blloku nuk do i rambursej me, keshtu qe gezuar fitorja me ilir bllokun.

  • Jo more ardi jo! Fitoren e solli kryebanditi dhe kryekusari Sali Ram Berisha.Populli i dha reston, si fillim dhe nga sot fillon rruga per ta mesuar, duke ja provuar, se kush ka qene ky bandit dhe percares i kombit, ky kriminel dhe njekohesisht felliqesire deri ne piken e fundit te genit.
    Dhe fjalimin e fundit, si daramete a vasijete, desh te cilesonte te mirat qe solli duke e lene gjithca carcaf ne kete vend.Historia nga sot do te jete e mbushur me fakte mbi krimet e ketij banditi.Vendi i tij do te jete 313-ta

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *