Zbulohet surpriza! Miriam Cani do të bëhet nënë. Në mbrëmjen e 12-të të këtij edicioni të “X Factor”, ka qenë Albani ai që e ka bërë publik lajmin, meqë Miriami ishte përlotur nga emocionet: “Prej pak kohësh, ne kemi në juri një anëtar të pestë”, – tha ai, pa e fshehur emocionin.
Më herët, Miriami e kishte shprehur dëshirën se e mirëpriste një bebe, kurdo që të vinte, por me sa duket, duhet të bëheshin bashkë disa elementë për të plotësuar të tërën: shtëpia e re, një program së bashku me Albanin, disa projekte të reja muzikore, pa harruar edhe mysafiren e fundit që trokiti në derën e çiftit një ditë më parë dhe u solli lajmin…. breshka fatsjellëse.
Ende nuk dihet gjinia e fëmijës, por për momentin, Miriami dhe Albani janë të lumtur dhe mezi e presin ardhjen në jetë të fëmijës së parë. Ceremonia e martesës, tashmë mund të përshpejtohet ose edhe mund të shtyhet për të pasur dëshmitar në altar edhe të voglin që pritet të lindë pas disa muajsh.

me shendet dhe zemer te mire ciftit
Urime…
Ju uroj gjithe te mirat. Suksese te gjithanshme. lindja e femijes se pare eshte gezim i pa pershkruar. Jetojeni kete moment. Mirjami ka lene gjurme tek Vois… Te dy kengetar brilant.
Ardhte me kembe te mbare dhe urime ciftit simpatik, qe deri me sot i kam pare me kembe ne toke, pa fodullek dhe teper njerezore.
Urime ciftit .