Vargje të nënshkruara,
Fatmir Demo
Zyra ime e dashur,
20 vjet zyrtar,
më ke parë të qeshur,
si një kanakar.
Të erdha beqar,
ti më bëre burrë,
Si s’e prishe gojën,
Plaç nuk më the kurrë.
Kafja n’orë të punës,
e shtonte lezetin,
dhe një dopjo shoku,
ndiste muhabetin.
Ç’të lë zyrë e dashur,
Ç’të lë pa kujtuar,
këtu vihej vula,
në bufe qe shtruar.
Ore fol tër ditën,
njeri ngreu e ul,
tutje shishja bosh,
t’hu binte një pulë.
Edhe për pagesë,
kurr’ s’më patën lënë,
“Jemi ne, më thoshin,
ti zëre s’ke qënë”.
Pa hyja në zyrë,
zyra llamburiste,
mbushur tym e mjergull,
sa lezet që kishte.
Po si bombë më erdhi,
fjala reformim,
zyra ime e dashur,
mos është bërë gabim?!
Cili vallë do të vijë,
në karrigen time,
që m’i mjergulloi,
këto ëndërrime…
Binin telefonat,
unë si nën hije,
si i përballoja,
unë dhe ti e dije.
Folmë moj karrige,
Mos të kam rënduar?
Cilën nga ju dosje,
do kem pikëlluar!
Me ty gjithë një jetë,
me ty gjithë gëzimet,
në ditën e hallit,
s’më dhe ngushëllimet.
Po unë kam dy shokë,
për vjetë e me radhë,
këtë ditë të zezë,
të ma bëjnë të bardhë.
Po shokët, ah shokët,
më lanë në baltë,
me sa duket vallja,
qënka më e gjatë…
