Secilit prej nesh mund t’i ketë ndodhur që kur udhëtojmë drejt të afërmve jashtë vendit, valixhja të mbushet me ushqime “Made in Albania”, edhe pse e ndaluar.
Një histori e tillë ka ndodhur edhe me dy shqiptarë që udhëtonin drejt SHBA-së.
Autoritetet doganore në Aeroportin e Filadelfias në SHBA, përmes një qeni detektor zbuluan 14 kg produkte ushqimore të ndaluara në valixhen e tyre.
Ngjarja ka ndodhur me 16 dhjetor të vitit të lamë pas, por është publikuar vetëm dje, 6 janar 2020.
Në valixhen që u përkiste dy udhëtarëve shqiptarë u gjetën mish i papërpunuar, kremviçe, presh, plënc dhe gështenja.
Specialistët gjetën në mesin e gështenjave edhe dy insekte të gjalla.
Autoritetet i sekuestruan ushqimet dhe i lanë udhëtarët që të vazhdojnë vizitën e tyre në Filadelfia.
Të gjithë gjërat e sekuestruara u shkatërruan.


o.j/dita

Shqiptare ! Late name neper bote…….! Me plansat e
Dash Shehit dhe kukurecet e Sali Protopapes….!
He se kete Kane bere dhe Italianet.. Greket etj, dmth mesdhetaret Jane te lidhur me cdo gje te tyren
Shqiptaret vijne nga komuna primitive e socializmit shkencor.
Vijne nga Ziiiii-ja
Hajde re pirdhuni ,shqipëtarët ne Greqi vit për vit gjelin e detit e marin nga fshatrat e tyre. Nuk ja bërë vaki tê marë rrugë pa mar mish nga dyqani Hakurani.
Rrace injorantesh e te prapambeturish
Prodhimet shqiptare kane shije.Keto produkte jashte shtetit jane pa shije.Mos u habisni se ne gjithe boten i bejne keto gjera per te mbajtur lidhjet dhe shijet e vendit tend.