Mishel Lakom përfaqësuese e OPDAT: Dënimi i Balilit tregoi se drejtësia funksionoi

Bora Basholli

Në kuadër të “Ditës Kombëtare të Drejtësisë” u zhvillua një aktivet ku morën pjesë përfaqësues nga OPDAT dhe prokurorë të ndryshëm.

Mishel Lakomi, përfaqësuese e OPDAT në Shqipëri, gjatë fjalës së saj tha se duhet forcuar KLP-ja dhe KLGJ-ja, duke shtuar se reforma në drejtësi është një nga prioritetet kryesore. Lakomi nënvizoi se ndryshimi është rrugës, teksa tregoi se arrestimi i Balilit është shembull i funksionimit të drejtësisë.

Ndoshta keni dëgjuar për rëndësinë e transparencës dhe se ngjarje të tilla na ofrojnë përfitime. Kështu që ju mund të kuptoni si funksionon drejtësia. Ne jemi fokusuar në ndërtimin e SPAK për të luftuar krimin e organizuar dhe korrupsionin. Duhet forcuar KLP-ja dhe KLGJ-ja. Puna e OPDAT është vetëm një pjesë e punës së Ambasadës Amerikane.

Siç mund ta keni dëgjuar se reforma në drejtësi është një nga prioritetet kryesore. Reforma në drejtësi përfaqëson një të ardhme më të shndritshme për shqiptarët. Lufta ndaj korrupsionit është luftë e rëndësishme. Që nga momenti që erdha në Shqipëri takova shumë njerëz të zhgënjyer nga korrupsioni dhe për mënyrën se si veprojnë kriminelët.

SHBA kane një mesazh; ndryshimi është rrugës. Dënimi i fundit i Klement Balilit është një shembull se si procesi dhe drejtësia ka funksionuar. Ky kriminel u vetëdorëzua dhe pronat e tija u konfiskuan. Ai mori një ndeshim të drejtë”, tha Lakomi.

 

b.b/dita

Share This Article
3 Comments
  • Drejtesia do te quhet se funksionon atehere kur te denohet kryekrimineIi sali. Te tjerat vijne pasketaj.

  • Moj zonje ,qenke optimiste dhe falenderon drejtesine e dhjere shqiptare . Eshte e thjeshte cfare, perfituam ne shqiptaret ,qe do e mbajme me taksat tona Ballilin ne burg per 10 vite duke paguar 40 euro dita ,dhe kur nje pensionist mer per gjithe muain 100 euro pension ???..
    Do perfitonim vetem , kur Balili te trgonte shefat e tij me emer ,qe jane me petk politike.Nuk mundesh dot moj zonje te perlash pa para gratis gjithe ate objekt ne Sarande ,pa perkrahjen e Mafjes politike me letra me vlere (Letra me bire )Prandaj mos na kallco optimizmin tend pa bereqet ,per te dale e verteta ne krye..

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *