Shqipëria renditet me nivelin më të lartë të çmimit të mishit nërajon, por edhe se disa vende të Bashkimit Europian.
Për vitin 2018, indeksi i çmimit të mishit shënoi rritje në raport me një vit më parë, çka do të thotë se për xhepat e shqiptarëve blerja e një kilogrami mish rëndon më shumë. Eurostat ka përllogaritur nivelin e çmimit të mishit në BE dhe në vendet kandidate sipas paritetit të fuqisë blerëse. Mesatarja e BE-së merret niveli 100.
Sipas të dhënave që ka publikuar Eurostat, sipas Paritetit të fuqisë blerëse, çmimi i mishit tek ne ka shënuar një indeks prej 71, nga 67.4 e mesatares europiane që ishte një vit më parë. Kjo e rendit Shqipërinë në vendin me çmimin më të lartë sipas fuqisë blerëse.
Ndryshe nga Shqipëria, Mali i Zi renditet vendi më i lirë në BE dhe në rajon, ku sipas Eurostat shënoi një nivel çmimi prej 61.9, duke u ndjekur nga pas nga Maqedonia e Veriut me një indeks prej 62.3, Serbia 67.4 dhe Bosnja 68.6.
Eurostat ende nuk ka publikuar të dhënat më të fundit për Kosovën, por një vit më parë niveli i çmimit të mishit atje ishte 67.9.
Çmimi i mishit shënoi një nivel më të ulët se Shqipëria dhe nëdisa vende Europiane. Kështu në Poloni, niveli i çmimit të mishit ishte 62.3, duke u renditur e treta, pas Malit të Zi dhe Maqedonisësë Veriut, si më e lira sipas paritetit të fuqisë blerëse. Vlera tëulëta janë shënuar edhe në Rumani, Bullgari dhe Lituani (shiko grafikët), të cilat janë gjithashtu vende anëtare të Bashkimit Europian.
Nivelet më të larta të çmimeve janë regjistruar në Zvicër, me njënivel 2.2 herë më të lartë se mesatarja europiane, apo edhe Islanda me një nivel çmimi prej 165.
Në Itali niveli i çmimit të mishit është 119.5, ndërsa në Greqi 91.4.
o.j/dita

Kur e zbuluat kete?
Po I perimene e frutave sa here me I ulet eshte cmimi!!!!!!!!Mish njeriu han 1-2here ne jave ndersa perime gjithe javen.Erdha ne Tirane per disa dite,fatkeqesisht nuk takova as nje mik apo shk.Te gjithe kishin ikur per pushime ne plazh e nje pjese ne Greqi.Mendova ndoshta kan shku ne greqi per te hanger mish se ne Shqiperi na qenka mishi shtrejt!!!!!
Eh o Tori… Sa keq qe nuk ke takuar shoket. Do i kesh militante hajvane,si vetja.
“Komentues pa pagese” patjeter do jesh pjelle e ndonje familje gjenetikisht jo vetem te varfer por edhe te semur mendor.Desha te te them :se ne Shqiperi eshte e ndaluat te thuash te verteten e se dyti :kam besim e jam I bindur qe vet mosha nuk me lejon te merrem me politike por di se se paku komunistet kan marre nga familja ime aq shume para,sa qe fshti apo mehalla ku ke lindur e rritur ti o I mencur “intelektual” mirel apo Arben do rindertohej nja 5here,nga fillimi.Faliminderit edhe per komplimentin,por di te them se titujt shkencor te mi jane dhene nga institucionet ma prestixhioze ne bote(sigurisht jo te fallcifikume apo te bleme si ne Shqiperi)e qe sherbimi I im intelektual apo shkencor I perket disa firmave farmaceutike shume,shume te madha.Uroj zotin qe te mos takoj njerez gjenetikisht idiot si ti e shoket militante drejtues te Shqup-it te sotem.Te lutem korektoje shkrimin tim e ti mund ta pershtatesh ate sipas nivelit intektual tandin.
Gezoni shoke qe bleni mish te kalbur me cmime europiane!