Me ç’moral po shkon në zgjedhje Sali Berisha duke qenë në koalicion të vazhdueshëm me ata që i konsideronte si “Klani i Zemunit”? A ka kuptim që ai të dojë të vazhdojë të qeverisë këtë vend, duke shpresuar të mbledhë si lypsar edhe votat e “Dukës së krimit”? Këto nuk do të qenë pyetjet e vetme që do të gëlonin mëngjesin e 7 majit. Sepse në listën e PD-së imoraliteti nuk përfundon këtu. Aty gjenden në një grup ramizistë të thekur si Lufter Xhuveli (pamjet e të cilit duke u përqafuar me udhëheqësin e fundit komunist janë shfaqur së fundmi në YouTube), homofobë të deklaruar si Ekrem Spahia, ish- drejtorë doganash si Shpëtim Idrizi dhe ambientalistë të konvertuar pas Gërdecit si Fatmir Mediu. Por, në të njëjtën listë gjenden edhe tre socialistët Islami, Dogjani e Kadeli që e mbajtën deri në fund në këmbë qeverinë e Doktorit. Dy prej tyre kishin sakrifikuar dy vite më parë stomakun dhe rehatin, në emër të një kauze të shpikur, vetëm e vetëm që të “rrëzonin Saliun”. Po ata, u akuzuan se rekrutuan kontigjente kriminale për t’i çuar si mish për top (kështu thonë PD-istët) në masakrën e 21 janarit. Ata sot janë në listën e demokratëve.
Email nga adresa: [email protected]
Sali Bisha duke u takuar dhe bashkepunuar me Arkandin e Serbis ne Shkoder, nuk e ka problem qe te mbaj rreth vetes edhe pjesetare te ” KLANIT te ZEMUNIT”, me Duken e Krimit dhe me besniket e Ramiz Alise , pjelle e se ciles eshte vete diktatori Sali. Eshte bere bashkepunetor me Kacin e Zi dhe me Dogjanin e Kadelin qe e kane share me liber shpie, por para kolltukut, nuk i duhet morali. Rob i degjeneruar. Ku i ka ky, themeluesit e PD, te perndjekurit e diktatures qe po i perndjek edhe Ai sot, ku i ka ish pronaret e ish “borgjezet”, apo po i plackit akoma me Vicidolin e tij, sic beri Enveri dhe Partia Komuniste e Sali Bishes PD me Sali Bishen nuk ka te ardhme, eshte me ekstremiste se PKSH. Zoti e ruajt dhe e ndihmofte Shqiperin.