Misioni i ODIHR në Tiranë për zgjedhjet

Dita

Ka mbërritur ne Shqipëri misioni paraprak i ODIHR, fokusi i te cilit është rekomandimi, nëse zgjedhjet lokale duhet apo jo te monitorohen nga kjo organizate, një procedure rutine kjo, pasi dihet qe procesi elektoral i 21 qershorit do te mbikëqyret nga kjo organizate.

Gjate vizitës ne Tiranë misioni faktmbledhës do te zhvilloje takime me te gjithë krerët e klasës politike, por edhe me institucionin përgjegjës për organizimin e zgjedhjeve.

Gjatë ditës së sotme perfaqesuesit e ODIHR janë takuar me disa parti në vend. Në një tryezë që u zhvillua te Sheraton ishin të pranishëm përfaqësues të PSD-së së Gjinushit, Aleanca Popullore e Artur Dojakës, FRD e Topit, PDK e Ndokës, Legaliteti dhe Aleanca Kuqezi.

Kryetari i Aleances Popullore Artur Dojaka parashtroi shqetesimet dhe opsionet e AP per situaten parazgjedhore, Kodin Zgjedhor, reforma territoriale, listat zgjedhesve, hapesirat mediatike, ruajtja dhe numurimi i votave, problemet me KQZ, kushtet dhe kondicionimi i kandidimit te partive jo parlamentare, etj.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *