Mister në Përmet, gjendet e pajetë 67-vjeçarja pranë lumit Vjosa

J L

Një 67-vjeçare është gjendur pa shenja jete në lumin Vjosa.

Bëhet e ditur se policia ka marrë një telefonatë rreth orës 09:15, për një trup të pajetë të gjetur në hyrje të qytetit të Përmetit, në vendin e quajtur “Ish Parku”.

Viktima është identifikuar nga policia.

Bëhet fjalë për një 67-vjeçare, banuese në Përmet e cila paraprakisht duket se nuk ka pasur shenja dhune.

Në vendngjarje shkuan shërbimet e policisë, grupi hetimor po punon zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i Policisë:

Përmet/ Informacion paraprak.

Rreth orës 09:15, ka ardhur një telefonatë në sallën operative, se në hyrje të qytetit të Përmetit, në vendin e qyajtur “Ish Parku”, në lumin Vjosa është gjetur e pajetë, në dukje pa shenja dhune, shtetasia R. Sh., 67 vjeçe, banuese në Përmet.

Në vendngjarje shkuan shërbimet e policisë, grupi hetimor po punon zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

 

j.l./ dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *