Sot në “Dritare” të Vizion Plus, në një intervistë ekskluzive, do të zbulohen disa prej mistereve të tragjedisë së Gërdecit. Çfarë di Ministria e Mbrojtjes së Ramës, për Fatmir Mediun dhe pse hesht ajo? Cilët janë njerëzit e Ambasadës Amerikane në Tiranë që u përfshinë në këtë histori. Gazetari kanadez që ndoqi për vite të tëra dosjen Gërdeci, Guy Lawson, tregon për dritare.net çfarë zbuloi gjatë hetimeve për Gërdecin, çfarë përfshiu në libër dhe cilët janë emrat dhe detajet që hoqi.
Ja çfarë përgjigje i jep ai, në dritare.net, pyetjes së Geraldo Durdës, vëllait të fëmijës që humbi jetën në 15 mars 2008, duke u kthyer nga fabrika e Gërdecit, ku kishte shkuar me kushëririn, për t’i çuar bukën nënës së tij.
Geraldo Durda: Ish- shefi i Shtabit të Përgjithshëm, i dënuar 5 vjet nga gjykata e apelit, si përgjegjës në tragjedinë e Gërdecit, është tani azilant në Amerikë. Luan Hoxha, sipas një kabllogrami të SHBA, raportoi përfshirjen në Gërdec të djalit të kryeministrit. Kjo u mohua më pas. Si është e mundur që SHBA pranoi kërkesën e tij për azil?
Guy Lawson: Kjo nuk është vetëm e mundur, madje bën shumë sens në qoftë se e shikon nga këndvështrimi i amerikanëve.
Të gjithë njerëzit në pushtet, kur Gërdeci shpërtheu, kërkuan që problemi të largohej.
Ata nuk donin të bëhej një hetim serioz dhe nuk donin të zbuloheshin lidhjet me ministrin e Mbrojtjes, djalin e kryeministrit dhe ndoshta edhe vetë kryeministrin.
Brenda Ambasadës amerikane në Tiranë kishte më shumë se një sugjerim se zyrtarët amerikanë ishin në dijeni të projektit të demilitarizimit në Gërdec dhe se çdo hetim për ta zbuluar atë do të rrezikonte marrëdhëniet ndërmjet Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara, pasi populli shqiptar do të merrte vesh se çfarë po ndodhte realisht.
Dhe kështu, kur shefi i Shtabit kërkoi azil.
Gjëja më evidente që mund të bënin Shtetet e Bashkuara së bashku me qeverinë shqiptare, ishte ta pranonin kërkesën e tij dhe ta nxirrnin atë jashtë vendit.
Unë e di që ai jeton këtu, kam tentuar ta gjej, por pa sukses, por edhe në qoftë se e gjej nuk mendoj se do të fliste.
Nga ajo që kam kuptuar dhe nga çfarë më kanë thënë burimet e mia, ai është shumë i frikësuar nga pushtetarët me të cilët kishte lidhje, jo vetëm nga pushteti shqiptar, por edhe qeveria amerikane.
Pra, ajo që dua t’i them vëllait të djalit është, faleminderit që e ke lexuar librin.
Shpresoj të mund të bëjmë diçka për të zbuluar të vërtetën, por realiteti është se si qeveria shqiptare ashtu edhe qeveria amerikane, të dyja ndajnë interesin për ta mbajtur atë sekret.
Në këtë intervistë, për dritare.net, ai nuk ngurron të flasë për të gjitha emrat.
“Unë e di që ju doni emra, emra, emra, por kjo është më e komplikuar se kaq. MEIKO ishte një Kompani shqiptare armësh, e cila shiste fishekë për 2 cent në një kompani në Qipro, që i sheste këto municione, AK-47, për 4 cent secilin fishek. Por ju e dini që bëhej fjalë për qindra mijëra fishekë. Atëherë çfarë ndodhi me diferencën mes 2 dhe 4 cent? Bëhet fjalë për miliona dollarë dhe ato thjesht u zhdukën. Ky ishte një korrupsion i qartë brenda Ministrisë së Mbrojtjes. Kjo është mbajtur fshehur dhe zyrtarët e përfshirë fituan imunitet; populli i Gërdecit nuk ka marrë ende asnjë drejtësi dhe populli shqiptar nuk do ta marrë vesh se në çfarë lloj shoqërie po jeton sepse zyrtarët, si brenda qeverisë së Berishës dhe tani, me ç’duket, brenda qeverisë Rama, nuk po thonë të vërtetën.
Çfarë dini ju për fshehjen e fakteve nga Ambasada Amerikane në Tiranë dhe a besoni se do të dalin një ditë?
Nevojitet guxim për t’i shkuar deri në fund. Është e lehtë për mua si një gazetar në Amerikë që të jem i guximshëm, për t’i detyruar njerëzit të thonë të vërtetën, por e di gjithashtu se për një gazetar shqiptar është shumë më e vështirë. Nëse shikoni rastin e Kosta Trebickas dhe ‘vdekjes’ së tij në rrethana shumë të dyshimta në një aksident me makinë, i cili nuk është hetuar siç duhet, kuptoni se çfarë ndodh nëse përpiqesh të thuash të vërtetën dhe t’i bësh ballë këtyre njerëzve. Pra, mendoj se nevojitet pak diplomaci e vërtetë nga ana e qeverisë amerikane, për të folur jo vetëm për dëshirën e një qeverisje të hapur dhe të ndershme në Shqipëri, por për të bërë përgjegjës zyrtarët. Nevojitet diçka më shumë sesa vetë Edi Rama dhe njerëzit rreth tij. Erion Veliaj, i cili është kryebashkiaku i ri i Tiranës, para se të përfshihej në politikë ishte një aktivist dhe ai më tha një herë se dëshironte të kishte një hetim për këtë ngjarje dhe se ishte i angazhuar për këtë. Tani ai është në pushtet dhe çfarë bën? Unë sugjeroj që Vizion Plus të shkojë dhe ta pyesë, pse nuk ke hapur një hetim; çfarë ka ndryshuar; pse ajo që ndodhi në Gërdec nuk është më kuptimplotë; pse nuk kanë më rëndësi jetët e njerëzve; nuk ka më rëndësi Kosta Trebicka? /dritare.net


Shkrim spekullaiv i pabazuar ne prova. Une nuk them qe nuk eshte e vertete, vetem se po nuk the emra, data dhe vende, nuk ja vlen te haxhosh kohen me shkrime HIPOTETIKE.
Pikrisht lidhjet e mshefta te kesaj tragjedie ben qe Berisha te jete jetegjate pa i hyre ferre ne bythe e te ndahet nga kjo dynja.
Fatkeqesia i mbetet ta heq kurrizi,zverku i popullit.
Shyqyr qe Zeni e beri nje gjest humanitar. E mori Arminen dhe iku ne Paris, se helbete, nuk durohet dot kjo situate pergojimi.