Misteret që fsheh vrasja e Mehmet Shehut

Ornela

Mehmet Shehu është çliruesi i kryeqytetit, Tiranës. Në të gjithë botën, ai që udhëheq luftën për çlirimin e kryeqytetit shpallet Hero Kombëtar. Luftën për çlirimin e Tiranës e drejtoi ai. Fundi tragjik i ish-Kryeministrit Mehmet Shehu mund të konsiderohet si misteri i shekullit dhe nyja e gjithë veprimtarisë enigmatike që është zhvilluar në vitet e fundit të regjimit komunist. Mehmet Shehu, 37 vjet më parë, gjatë orëve të ftohta të mbrëmjes së 18 Dhjetorit 1981, i dha fund jetës, duke lënë pas një mal me dyshime…

Nga Ahmet Saliaj*

Sot është një ditë e shënuar: Biri i madh i Mallakastrës dhe i gjithë Shqipërisë, Mehmet Shehu, ka 105 vjetorin e lindjes. Kjo ditë duhet përkujtuar për shumë arsye, por mbi të gjitha sepse ai është ndër burrat më të mëdhenj që ka nxjerrë Shqipëria pas Skënderbeut, kur u themelua si shtet dhe krijoi një identitet kombëtar.

Unë kam qenë një partizan në atë kohë, rreth 75 vite më parë. E kam njohur personalisht, e kam adhuruar si komandant dhe udhëheqës Mehmet Shehun dhe po i shkruaj këto radhë mjaft i revoltuar, pasi shikoj dhe lexoj që hidhet baltë mbi këtë figurë legjendare. Shyqyr, jam ende gjallë që të dëshmoj madhështinë e Mehmet Shehut.

Ahmet Saliaj

Por të shkruash për Mehmet Shehun është tepër e vështirë, për shkak të madhështisë së tij, për shkak të gjenialitetit të tij si ushtarak dhe si udhëheqës dhe për shkak të personalitetit të madh që krijoi si burrë shteti, duke qenë Kryeministër i Shqipërisë për 28 vjet me radhë.

Mehmeti i bën nder jo vetëm Mallakastrës, një krahine martire që ka nxjerrë nëpër shekuj figura të shquara. Por Mehmet Shehu shquan mbi të gjithë mallakastriotët e tjerë dhe si i tillë i bën nder gjithë Shqipërisë. Jua them këtë unë, një bashkëkohës dhe bashkëluftëtar i Mehmet Shehut. Ata që hedhin baltë mbi Mehmet Shehun janë ca lapangjozë, ish bashkëpunëtorë të pushtuesve, por edhe reaksionarë që vazhdojnë edhe sot e kësaj dite të punojnë kundër interesave të Shqipërisë.

***

Mehmet Shehu lindi më 10 janar të vitit 1913 në fshatin Çorrush të Mallakastrës, i biri i Sheh Ismailit, i cili ishte sheh i teqes së Çorrushit dhe Sulltana Alikaj nga Shkoza e Sevasterit të Vlorës. Mehmeti ishte i pari ndër katër vëllezërit. I ati kishte qenë pjesëmarrës në lëvizjen e Haxhi Qamilit dhe shpëtoi nga dënimet me vdekje që ndërmori Esad pashë Toptani prej ndërhyrjes së Sami bej Vrionit.

Pas arsimimit fillestar, Mehmeti nisi Shkollën Teknike në Tiranë, një shkollë amerikane që tani njehet si shkolla e Harri Fullcit, të cilën e kreu më 1932. U regjistrua në Shkollën e Oficerëve në kryeqytet, por nuk u pranua për shkak të moshës. Më 1934 nis punë në fermën e Shkollës Teknike, me ndërhyrjen e miqve të familjes i mundësohet një bursë ushtarake për në Kolegjin e Napolit. Kthehet në atdhe dhe për shkaqe kundërshtie ndaj regjimit të Zogut, burgoset 2-3 muaj në Tiranë. Me daljen nga burgu, punon në fermën e Shkollës Teknike si traktorist. Ndjek Shkollën e Plotësimit të Oficerëve, ku titullohet 1937.

Në dhjetor 1937 shkon në Spanjë përmes Francës, ku merr pjesë në brigadën e XII ndërkombëtare e quajtur Garibaldi në nder të heroit italian, e cila ishte e përbërë nga vullnetarë nga shumë vende të botës, ai komandonte batalionin e IV të saj. Në fund të dhjetorit pranohet në Partinë Komuniste.

Në shkurtin e 1939 pas çmobilizimit të vullnetarëve të huaj kthehet në Francë dhe e internojnë në Cyprien, Gurs e Vernet. Në Gurs qëndroi për 70 ditë. Pasi u pushtua Franca prej Gjermanisë, u ngrit një komision italo-gjerman që merrej me riatdhesimin e vullnetarëve. Mbahet ndër burgjet e Italisë për dy muaj. Kërkon të kthehet në Shqipëri në gusht 1942, burgoset në Durrës dhe lirohet me ndërmjetësinë e Qazim Koculit dhe Ferid bej Vokopolës. Në Vlorë del në ilegalitet dhe bashkohet me Hysni Kapon, caktohet sekretar organizativ i Qarkut të Vlorës.

Lufta Antifashiste Nacionalçlirimtare ishte, pa asnjë dyshim, një nga epopetë më të lavdishme të historisë së kombit. Mehmet Shehu ka emrin e tij të gdhendur me germa ari në fitoren dhe lavdinë e kësaj lufte. Ballistët dhe pinjollët e tyre të sotëm mundohen kot të errësojnë lavdinë e udhëheqësit më të lavdishëm të asaj lufte, Mehmet Shehut.

Lufta antifashiste

Në 15 Gusht Brigada e Parë u rreshtua në fushën e Makërzës në Vithkuq, pasi kishin bërë për disa ditë rresht prova për parakalim. Komanadant i kësaj Brigade u caktua Mehmet Shehu. Trupat u vendosën përballë tribunës ku do të qëndronin krerët e lëvizjes, ndërkohë që rreth e rrotull ishin mbledhur banorë nga të gjitha zonat rrotull Vithkuqit. Fjalën e rastit e hapi Spiro Moisiu si komandant i Shtabit të Përgjithshëm pas dhënies së komandës në drejtim të trupave.  Spiro Moisiu i dorëzoi flamurin simbol të brigadës së Parë me një yll të artë në mes me mbishkrimin “Brigada e 1 e UNÇSH”. Pas kësaj fjalën e mori Enver Hoxha dhe kështu me radhë gjithë kupola drejtuese e Luftës Nacionalçlirimtare. Pas fjalimeve të ndryshme nga agjitatorë dhe funksionarë të PKSH, u krye një marshim përmbyllës i krijimit të formacionit të parë luftarak të këtyre përmasave.

Më 10 gusht 1942 Mehmet Shehu u kthye në atdhe, në atdheun e okupuar nga fashistët italianë. Njohës i mirë i situatës, i forcave dhe grupimeve që ishin vënë përballë njëri-tjetrit, i marrëveshjeve dhe aleancave të krijuara, i fillimit dhe fundit të kësaj tragjedie, Mehmet Shehu u kthye në Shqipëri për të vazhduar e për të çuar deri në fund  luftën e nisur kundër fashizmit, tani me një besim më të madh: ai do të luftonte në krah e në ballë të popullit të vet. Vetëm për 4 muaj, nëntor- dhjetor 1942 dhe janar- shkurt 1943, ai drejtoi dhe realizoi me sukses krijimin e këshillave antifashiste dhe çetave vullnetare në të 56 fshatrat e krahinës. Më 4 shkurt 1943 Mehmet Shehu krijoi dhe komandoi  “Çetën Plakë” të Mallakastrës.

Duke filluar me luftimet në Qafën e Sykuqit më 5 e 6 shkurt 1943 – u godit e u shpartallua një autokolonë fashiste e duke vazhduar më pas në aksionet në Patos e Selenicë, në luftime të ashpra kundër mercenarëve të Halil Alisë dhe kriminelëve të Isa Toskës, populli i Mallakastrës nën udhëheqjen e Mehmet Shehut tregoi se ishte ngritur i gjithë në këmbë, ishte armatosur dhe kishte nisur luftën për çlirimin e atdheut. Mehmet Shehu shkëlqeu me gjithë dritën e një gjenerali të sprovuar në operacionin e egër fashist kundër Mallakastrës, 25 qershor- 15 korrik 1943. Njëzet mijë trupa të zgjedhur me tanke e autoblinda, të mbështetur nga artileria dhe aviacioni u sulën në Mallakastër nga katër drejtime, por dështuan me turp përballë 2000 mallakastriotëve trima që udhëhiqeshin nga Mehmet Shehu. Më 15 gusht 1943 Shtabi i Përgjithshëm i besoi Mehmet Shehut komandën e Brigadës së Parë Sulmuese të ushtrisë Nacional Çlirimtare, kurse në vitin 1944 e caktoi komandant të Divizionit të Parë, formacione këto, që u dhanë goditje vdekjeprurëse divizioneve naziste dhe mercenarëve të qeverisë kuislinge në luftën e madhe për çlirimin e Shqipërisë.

Pas çlirimit Mehmet Shehu punoi e luftoi si asnjë tjetër për modernizimin e ushtrisë sonë popullore, si shef shtabi i përgjithshëm, për rindërtimin e vendit, për forcimin dhe konsolidimin e shtetit të ri shqiptar. Në vitin 1947 goditet, përjashtohet nga partia dhe shkarkohet nga funksionet shtetërore si antijugosllav. Në vitin 1948 mbas ndërprerjes së marrëdhënieve me Jugosllavinë ai u emërua ministër i Punëve të Brendshme dhe më pas zëvendës kryeministër. Është meritë e tij e veçantë zbulimi dhe eliminimi i kriminelëve, bandave të armatosura dhe grupeve agjenturore që vepronin e hidheshin nga agjenturat e huaja për eliminimin e pushtetit popullor dhe gllabërimin e Shqipërisë së re demokratike. Në vitin 1954 Mehmet Shehu zgjidhet kryetar i Këshillit të Ministrave. Për 27 vjet me radhë në krye të qeverisë shqiptare punoi dhe drejtoi me autoritetin e një burri të shquar shteti gjithë jetën dhe ekonominë shqiptare.

Lavdia e Brigadës së Parë

Brigada e Parë Sulmuese ka qenë pa asnjë dyshim formacioni më i organizuar dhe më i suksesshëm luftarak gjatë Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare. Koha ka vërtetuar se suksesi i kësaj brigade lidhet me një emër: me atë të Komandantit të saj, Mehmet Shehut. Por, Mehmet Shehu, pati në krah shumë kuadro të zotë, që meritojnë të kujtohen dhe të nderohen për atë luftë të lavdishme që bënë dhe e fituan.

Brigada e Parë Sulmuese pati 49 kuadro dhe drejtues të saj që e udhëhoqën nga fillimi deri në fund. Por ata që shkëlqyen më tepër dhe që dhanë kontribut të çmuar për të janë, Mehmet Shehu e Muhamet Prodani, komandantë të brigadës. Komisar të brigadës kanë qenë Tuk Jakova dhe Arif Hasko. Todi Naço ka qenë komandant i Artilerisë së Brigadës. Aleks Verli ka qenë ekonomist, përgjegjës i prapavijës. Andrea Konomi ka qenë përgjegjësi për shëndetësinë së bashku me mjekët italianë që ishin në brigadë. Dhori Panariti ka qenë përgjegjës për organizmin e rinisë. Ndreko Rino, komandant i Batalionit të Parë të Brigadës. Xhelal Staravecka, Ferid Radovicka, komandant të Batalioni II Sulmues. Gjeli Argjiri ka qenë komandant i Batalionit III Sulmues. Gjok Doçi e Feti Smokthina, komandantë të Batalionit IV Sulmues. Muhamet Prodani e Xheladin Beqiri, komandantë të Batalioni V Sulmues. Tercilio Antoni ishte ndër trimat italianë që u bashkuan me Brigadën e Parë dhe drejtonte batalionin italian “Antonio Gramshi”. Ndërsa Fiqret Sanxhaktari ishte përfaqësuese e Seksionit Politik të brigadës, një detyrë jo pak e rëndësishme kjo.

Më pas lista vjen me një sërë kuadrosh dhe drejtuesish të aftë të brigadës. Porosia e Shtabit të përgjithshëm ishte që në radhët e kësaj brigade të mblidheshin djemtë më të mirë të zonës. Dhe komandantët ishin ajka e ushtrisë shqiptare. “Luftëtarët të zgjidhen nga të gjitha krahinat. Të kenë qenë anëtarë të çetave sulmuese dhe territoriale, të vendosur një qind për qind për Luftën Nacional Çlirimtare. Luftëtarët të jenë trima dhe të kenë marrë pjesë në aksione, të bindur dhe të disiplinuar”, thuhet në një nga dokumentet e Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Nacionalçlirimtare.

Lufta për çlirimin e Tiranës

Mehmet Shehu është çliruesi i kryeqytetit, Tiranës. Në të gjithë botën, ai që udhëheq luftën për çlirimin e kryeqytetit shpallet Hero Kombëtar. Luftën për çlirimin e Tiranës e drejtoi Mehmet Shehu. A nuk është ai një Hero Kombëtar?

Lufta për çlirimin e kryeqytetit iu ngarkua si kryekomandant Mehmet Shehut. Por partizanët mezi prisnin të futeshin në luftime. Ja si e kanë përshkruar natë luftë ata që morën pjesë në atë betejë legjendare:

Një qendër e fortifikuar ishte sheshi “Skënderbej” ku ishte vendosur një bunker me kupolën e tankut që rrotullohesh në 360 gradë dhe mbronte të gjitha rrugët që vinin drejt qendrës. Ky bunker ishte lidhur me një tunel nëntokësor me ish Bashkinë e Tiranës dhe bënte roje të pa-ndërprerë 24 orë dhe nuk lejonte që trupat partizane t’i afroheshin qendrës së qytetit.

Një autokolonë gjermane që u përpoq të futej nga Krraba në ndihmë të trupave të rrethuara në Tiranë pothuajse u shpartallua plotësisht nga forcat e Brigadës të 15-të në Qafën e Krrabës dhe shumë pak prej tyre mundën të futeshin në Tiranë të bashkoheshin me forcat e tjera gjermane. Shumë prej tyre u zunë rob dhe u shkatërruan e u dogjën shumë makina ushtarake.

***

Po afrohej dita e sulmit vendimtar. Dy ditë para çlirimit u lejua edhe batalioni ynë të futej në luftime përkrah forcave të brigadës së Parë që kishte çliruar rrugën e Durrësit dhe po rrethonte Radio Tiranën në rrugën e Kavajës. Kompania jonë u rreshtua prej Radio Tiranës deri tek shtypshkronja sot Mihal Duri, ku është rruga e ambasadave.

…Më 17 nëntor, që herët në mëngjes, rrugët e kryeqytetit u mbushën me partizanë e popull që festonin me hare. Përqafime të pafundme nga njerëz krejt të panjohur, buçitën këngët dhe vallet partizane nëpër rrugicat dhe sheshet që nuk prekeshin nga bunkeri gjerman i vendosur në qendër.

Ndonëse kryeqyteti praktikisht ishte çliruar bunkeri gjerman në qendër të Tiranës vazhdonte të rezistonte dhe u bë një rrezik për forcat partizane dhe popullin. Ai rezistoi disa ditë derisa iu mbaruan municionet dhe furnizimi dhe pastaj ata dolën nëpërmjet të tunelit që i lidhte me Bashkinë e Tiranës.

***

Duke u renditur në krah të aleancës fituese Shqipëria pati fatin e madh të konsiderohej si një nga kombet kontribues në krah të aleancës fituese Anglo-Amerikane-Ruse, duke qenë i vlerësuar për kontributin e saj gjatë kësaj lufte ndaj okupatorëve nazi-fashistë. Politika shqiptare, si gjëja më e mbrapshtë që i ka rënë në hise këtij kombi, është munduar të përbaltë dhe të nënvlerësojë kontributin e atyre që dhanë jetën, e atyre që luftuan dhe u përgjakën me okupatorët, duke mos e ndarë kontributin e tyre fizik nga idetë e tyre politike. Vetitë dhe virtytet kryesore të Brigadës së Parë Sulmuese ishin ndër më të mirat të gjitha njësive partizane. Më pas taktikat e saj u morën nga të gjitha brigadat. Nuk është e rastit këtu të shtjellojmë parimet rregullat dhe normat e luftës partizane. Por në qoftë se më këtë rast do të orvateshim të përcaktonim në formë tepër të shkurtër vetitë dhe virtytet kryesore të Brigadës së Parë Sulmuese, ato mund të përmblidhen si më poshtë, gatishmëria, besnikëria, urrejtja për armikun, marrëdhëniet shoqërore mes anëtareve të saj, shpirti sulmues dhe papërkulshmëria.

Mbas çlirimit të Shqipërisë Mehmet Shehu dërgohet për studime në Bashkimin Sovjetik. Në periudhën 1945-1946 studion në Akademinë Ushtarake “Voroshillov” në Moskë. Mbas përfundimit të studimeve kthehet në Shqipëri ku në vitin 1947 emërohet Shef i Shtabit të Përgjithshëm. Në periudhën 1948-1954 kryen njëkohësisht detyrën e zëvendëskryeministrit dhe atë të ministrit të Punëve të Brendshme. Nga viti 1954 deri në vitin 1981 është Kryeministër (Kryetari i Qeverisë). Ishte ndër të vetmit nxënës prej atyre që kishin qenë në Shkollën Teknike të Fultz-it që nuk ishte ekzekutuar.

Që nga viti 1948 deri 1981, Mehmet Shehu ishte anëtar i Byrosë Politike. Fliste 5 gjuhë të huaja: anglisht, frëngjisht, italisht, spanjisht dhe rusisht. Versioni zyrtar i kohës tregon se kreu vetëvrasje në Tiranë më 18 dhjetor 1981. Nga rrethanat e ngjarjes së vdekjes së Mehmet Shehut ngjallet dyshimi se ai mund të jetë vrarë. Janë shkruar aq shumë shkrime dhe janë treguar aq shumë historia mbi këtë temë që më shumë kanë turbulluar se kanë kthjelluar.

Unë si mallakastriot, si bashkëkohës dhe bashkëluftëtar i Mehmet Shehut, deklaroj me përgjegjësi: Mehmet Shehun e vranë! E vranë armiqtë e Shqipërisë dhe të kombit Shqiptar. E vranë ata që nuk ia donin të mirën këtij vendi. E vranë armiqtë e jashtëm në kombinim me armiqtë e brendshëm. Këta të brendshmit Mehmeti i shtypte si pleshta, por nuk e kishte menduar kurrë se këta pleshta kishin aleatë të mëdhenj jashtë Shqipërisë.

Kur u njoftua vdekja e Mehmet Shehut, armiqtë fërkuan barkun: Shpëtuam! Thanë. Rroftë Ramiz Alia dhe pasardhësi i tij… Sali Berisha.

Por, pas kaq shumë vitesh, shqiptarët janë kthjelluar dhe e kanë kuptuar se çfarë fatkeqësie iu ka ndodhur pas eliminimit të Heroit dhe Burrit të madh të shtetit Mehmet Shehu.

Enigma e fundit e Mehmet Shehut

Fundi tragjik i ish-Kryeministrit Mehmet Shehu mund të konsiderohet si misteri i shekullit dhe nyja e gjithë veprimtarisë enigmatike që është zhvilluar në vitet e fundit të regjimit komunist. Mehmet Shehu, 37 vjet më parë, gjatë orëve të ftohta të mbrëmjes së 18 Dhjetorit 1981, i dha fund jetës, duke lënë pas një mal me dyshime. E vranë apo u vetëvra?

Ish-kryeministri Mehmet Shehu u gjet i pajetë në dhomën e tij, pak kohë pasi vendin e tij, si pasardhës, Enver Hoxha kishte projektuar Ramiz Alinë, një personazh besnik dhe lehtësisht i komandueshëm pas vdekjes së Enver Hoxhës. Rënia e Mehmet Shehut në mekanizimin vrastar që kishte ndërtuar vetë me Enver Hoxhën erdhi pasi ky i fundit, humbi besimin tek Mehmet Shehu, për t’i dorëzuar pushtetin. Polemikat, tezat dhe teoritë konspirative sa i takon vdekjes së tij, vijojnë edhe sot e kësaj dite.

“Mehmet Shehu është helmuar dhe pastaj është qëlluar me dy plumba”. Kështu është shprehur Duro Shehu, vëllai i ish-kryeministrit Mehmet Shehu. Sipas tij, urdhri është dhënë nga Enver Hoxha, por këmbëzën e pistoletës e ka shkrepur Kadri Hazbiu.

“Cili është njeriu që ka qëlluar mbi të? Në fillim dukej se çështja ishte e koklavitur, por unë kam bërë hetimet e mia dhe kam pyetur shumë njerëz. Nga të gjitha këto, kam dalë në përfundimin se urdhri për ekzekutimin e tij është dhënë nga Enver Hoxha, ndërsa këmbëzën e ka shkrepur ‘Jagoja’, Kadri Hazbiu.

Por, në marrjen e vendimit, ka qenë edhe një i tretë, ‘Hrushovi’, Ramiz Alia.

Ai tregon se urdhri për eliminimin e tij është shumë i largët, pasi përpjekjet për eliminimin e tij kanë filluar që në ’48-n. “Ishte Koçi Xoxja me klanin e tij. Pra nuk ishte e rastit vrasja e Mehmet Shehut. Plani për eliminimin e tij ka filluar që në atë kohë”, thotë Duro Shehu.

* Veteran i Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare

Share This Article
16 Comments
  • Lavdine e udheheqesit tuaj nuk e erresuan ballistet,zogistet,rrreaksionaret e rroqe karroqe.Mehmetin e telendisen,e demaskuan,e bene lecke per se gjalli, Komiteti Qendror i Partise,Byroja Politike me shokun Enver ne krye,mbledhje pas mbledhjesh.Ne rreaksionaretr,berjleret,agallaret nuk na pyeti njeri,as per Mehmetin,as per Kadriun.Italianet kane nje fjale te urte:Me vjen keq deri ne palce,por nuk qaj dot.Kaq beme ne per Mehmetin tuaj:Nuk qame dot.Por ne fillim duhet ti kerkosh llogari vellezerve qe nuk i vajten as ne varrim,te shoqes qe e mohoi,shokeve te luftes,qe e demaskuan,Mallakastres qe e braktisi dhe Brigades qe e beri hasha.

    • i të njëjtit mendim me ty o dem!!
      megjithëse rri “shtrëmbër”, jam i detyruar të flas drejt!!
      plotësisht të drejtë!!

    • Asnje mister nuk ka vrasja e tij!
      Perkundrazi mister ka kjo mburrje qe ju i beni atij sikur ai te ishte ne opozite me Enver Hoxhen!
      Mos na hapni barkun shume se kuptohet qellimi juaj antishqiptar!
      O shani qe te dy,ose mburrni qe te dy Mehmet dhe Enver!

  • ja dhe një ish trim,por ndoshta i shëndruar në dement,si durua, me kalimin e moshës!!
    si e akm thënë dhe në një shkrim para disa ditësh”Sheh Imaili” jua ka bërë me hile kalamajve të tij!!të gjitha që duheshin ja ka dhënë mehmetit,zgjuarsi e trimëri,të tjerëve ju dha ato që nuk i mbetën më!!
    erëziu duro “unë kam bërë hetimet e mia dhe kam pyetur shumë njerëz.”i paska vënë vulën,atë që sia kanë vënë shumë e shumë të tjerë,vetëm duke bërë muhabet rrugësh!!
    durua ska faj,ndoshta do një vrasës dhe atë e ka!!nuk mund të pranojë,sepse e quan turp,paburrërri,a ku ta di unë,vetvrasjen!!
    ty o xhaxhi ish partizani trim,dhe sot pensionist ti rrjedhur!!
    po të jap një këshillë si shumë më i ri se ti,futi një të lexuar dhe thënjeve të të birit të mehmetit,të bashkimit!!dhe pastaj vendos!!
    ki parasysh se i biri ndodhej në shtëpi atë natë,se e ak parë të jatin të vdekur!!
    gjithashtu ki parasysh se duro,nuk e ka parë të vëllain jo vetëm si kufomë,por as arkivolin e të vëllait,pavarsisht se ja këshilloi “vrasësi”(sipas duros)!!
    ti ndoshta do të besosh duron sepse i të njëjtit nivel mendor,por unë do të preferoja të besoja të birin!!nuk ka asnjë interes të mbulojë vrasësin e të jatit!!nuk e kërcënon askush,sepse po të kërcënohej ai për thënjen e të vërtetës!?
    duroja do të kishte larë haletë me kohë,duke thënë “të vërtetën”!!
    ndoshta këto që po të shkruaj unnë janë pak të vështira për moshën tënde xhaxhi veterani,por meqënëse jetojmënë demokraci tashti,ti mund të besosh dhe atë pilotin amerikan që thotë se në hënë jetojnë 210 milionë njerëz,mund të besosh gjithashtu se njeriu nuk ka shkuar asnjëherë në hënë,mund të besosh se bota është e sheshtë! nuk të ndalon kush të besoh çtë duash,as të thuash çtë duash!!
    nuk jetojmë më në kohën e mehmetit!për fat të mirë!

  • PO POLIAGJENTI MEHMET SHEHU KUSH ESHTE?

    sepse:

    Nga kjo DACIBAO mburravece qe hidhet si shashke ne gazeten DITA per fanatike dru me pre me levdata per kriminelin Mehmet Shehu qe ishte vegla besnike gjakatare e Enverit per 50 vjet me radhe nuk ka:

    ASGJE TE RE NGA POLIAGJENTI MEHMET SHEHU

    • nastro koqja
      ky xhaxhi thotë se “Ai tregon se urdhri për eliminimin e tij është shumë i largët, pasi përpjekjet për eliminimin e tij kanë filluar që në ’48-n.”,por prapë nuk e di se deri ku shkojnë rrënjët e këtij komploti!!
      i gjithi është organizuar nga nasipi,komshiu i sheh ismailit!!kur ishin të vegjël,sheh ismaili,ishte vetëm ismail dh enuk sht e bërë she akoma,e tallte nasipin!i thoshte “paloqe”,se nasiopi e kishte të vockël fare!!bile i thoshte se “ti nuk ke për ta bërë asnjëherë atë punë!!nasua u nevrikos një ditë dhe i dha një shkelm koqeve ismailit!kur ismaili ra në tokë,nasua i tha dhe ti ske për të bërë kalamaj!!
      kështu që komploti ka filluar me nasipin e ka vazhduar koçi dhe e përfundoi enveri!!
      ka qënë komplot i gjatë!!
      nastro loqja,përse thua se ska”ASGJE TE RE NGA POLIAGJENTI MEHMET SHEHU”??
      ky xhaxhi veterani i ka vënë vulën asaj çështje!
      e kanë vrarë!!
      kjo është e reja dhe përfundimtarja!!

      • Po ja mo anticensure bajate po qysh ta ckoqis une mendimin tend dhe te ketij fanatiku enverist qe e vertit historine si kurvat BYTHEN ne bordello dhe nuk guxon te tregoje me gisht killerin pederast te HEROIT te tij, katunar Mallakastre, por dedellit dengla si gramafon i Partise se Punes

        MEHMETI HEM HERO, HEM POLIAGJENT

        Njashtu si Jozefina qe Saliun e ben engjell dhe Lulushin djall me brire

        PO PSE ME MEHMET KRIMINELIN DO TE HYJE SHQYPNIA NE BE?

  • Fakti qe banditeve antikomuniste nuk u ben pershtypje nderimi ndaj Mehmet Shehut,krahut te djathte te Enver Hoxhes,ndersa per Enverin hidhen akuzat nga me te poshtrat,verteton se ai ka qene agjent i fuqive te huaja!
    Lerini denglat me trimerite e tij,postin e kryeministrit etj,por duhet ta dini se M.Shehu i “hoqi tullen e fundit ” socializmit duke shperdoruar djallezisht 80 % te buxhetit te shtetit per fortifikimin.
    Kjo e vendosi tallonin ne Shqipoeri aq sa u hengren edhe rezervat e shtetit!
    M.Shehu ishte organizatori i demaskimit te pucisteve ne ushtri,duke plotesuar dosjet e tyre per ne gjykate,ku i dhane plumbin!
    Ka edhe plot te tjera,prandaj mos u nxitoni se do ju plase bomba ne dore me kete Mehmetin!

    • fënd X
      ti je i njëjtë si nastrua,por me kah të kundërt!!
      gomar me avull,si ka qënë ajo shprehja që thuhej gjithnjë në ato kohë?!
      “shqipëria nuk merret me luftë nga jashtë,vetëm nga brënda mund të merret!”,pra vetëm me tradhëti!!
      tashti o rrotë kari,oficer i pjerdhur në tru me IQ nën 19 pikë po të shtroj pyetjen:
      SI U RRËZUA SOCIALIZMI,SI U SHKATËRRUA SHQIPËRIA????
      provo ta kuptosh me këto të dhëna që të kam paraqitur!!
      nëse nuk ja harin dot!?

      të jap të dhëna të tjera!!
      e dhëna e parë ndihmëse,shtesë është:
      LËRE ATË PUNË SE NUK KE AS TRU DHE JO MË MËND!!

      • Mos e krahaso intelektualin me LOQE-KOQET budallaqe te Enverit se na fyen dhe ofendon mjaft inteligjencen dhe e ul steken e debatit ne DITA poshte brekeve,

        sepse:

        Zyrtarisht Mehmet shehu eshte POLIAGJENT i gjithe Botes, ndersa enver Hoxha eshte HERO i popullit dhe i punes socialiste,

        prandaj:

        Inatin me mire nxirrja politikes sone debile dhe mafioze kombetare qe nga njera ane do te hyje ne BE dhe nga ana tjeter nuk thote dhe nuk sqaron asgje se kush eshte ARMIKU apo MIKU i shqyptareve 27 vjet pas renies se Murit te Berlinit.

        PO PSE ME ENVERIN DHE MEHMETIN KILLERA GJAKATARE DO TE HYJE SHQYPNIA NE BE?

        • nastro
          “PO PSE ME ENVERIN DHE MEHMETIN KILLERA GJAKATARE DO TE HYJE SHQYPNIA NE BE?”
          kanë vdekur që të dy,kan la lesh me kohë!!
          nastro nëse do ti kishim lënë në varrete e tyre,në atë shtëpinë e fundit ku do të shkojmë të gjithë,rehat,sepse nuk na pjerdhin as për lavdërimet e as për sharjet,dhe ne si popull e shtet do të kishim harxhuar energjitë për të ndërtuar,punuar për vete e për shoqërinë!!si unë,por ti më shumë,kemi rënë në grackën e politikës shqiptare!kësaj politike kriminale,mafjoze që të rropi ty dhe mua bashkë!ne në vënd që të ruajmë xhepat tanë nga grabitja,kacafytemi për mustaqet e çelos dhe për hallatet e enverit!!
          enveri si çdo njeri i kësaj bote pati anët e mira e të këqija,prandaj lëre atje ku është e të shikojmë e të nbrojmë veten!!
          në BE nuk shkohet gjithashtu duke mbetur vënd i botës së fundit!!ka lypsarë privat nga bullgaria e rumania BEja sa të duash!shtet lypsar gjithashtu,gërqinë,nuk i duhen të tjerë!!nuk shkohet në BE as duke u qarë si një kurvë e mbetur pa punë!!BE kërkon shtete që punojnë,që mbajnë veten dhe mbështesin njëri tjetrin!!të vetmen arsye që ti i ofron BEsë për të të pranuar janë “vuajtjet e tua nën diktaturën komuniste”!kjo funksionon vetëm tek jot ëmë dhe deri në dy vitet e para!!
          mos ha mut i për enverin dhe të tjerët nuk të bien në qafë!!nastro ti çdo gjë e lidh me enverin dhe kur flitet për reshjet e shiut!!
          ke mbetur kantato o loqe!!
          nastro je bërë për VK!!

  • Nuk Jane kryeministrat me shkolle ushtarake o evlat bota i ka me shkolle politiko-ekonomiko juridike dhe maksimumi dy kater vjecar mehmeti nuk shkulej nga karrigia derisa hegri plumbin sa te afte ishin e tregoi koha megjithese moren ndihma marramendese nga dy super fuqite komuniste e cuan vendin ne katastrofe

  • Komandant i Opracionit per “Clirimin e Tiranes nga Garnizoni i vogel pre 300 ushtaresh gjermane, ishte i derguari i Shtabit te Pergjithshem te Ushtrise te Federates jugosllave, Gjeneral Leitnant Velimir Stojnic, i cili zevendesoi Miladin Popovicin dhe Dushan Mugoshen, qe ne shtator 1944 u kthyen ne Kosove. Mehmet Shehu me Br1S, qe vendosur ne dalje te Tiranes, gjate Rruges se Durresit, ne Laprake. Kur gjermanet u larguan, Brigada e pare nuk e goditi kolonen, gje per te cilen, Mehmet Shehu u quajt “Armik”, sepse nuk luftoi kundra gjermaneve, pasi kishte bere “kompromis me ata”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *