Ambasadori amerikan në Tiranë Donald Lu i kalon një pusullë Ilir Metës, asokohe kryetar kuvendi.
Ky i fundit e merr, e lexon, aprovon me kokë, dhe më pas e gris.
Ka ndodhur rreth një vit më parë dhe ngjalli shumë pyetje e dilemma.
Kamerat e fiksuan këtë episod gjatë një takimi në mesin e dhjetorit 2016 menjëherë pas një fjalimi të ashpër të diplomatit amerikan kundër punës së prokurorisë dhe policisë për kapjen e Klement Balilit.
Duke qenë se konteksti i fjalimit kishte të bënte me të kërkuarin Balili, shumëkush mendoi se “pusulla sekrete” siç e etiketuan mediat ishte një lloj mesazhi apo paralajmërimi.
Por duket se nuk ka qenë kështu.
Burime diplomatike i thanë gazetës Dita se në pusullë Metës i është kërkuar mbështetje për rikandidimin e Igli Totozanit në postin e Avokatit të Popullit.
Totozani (i pranishëm në tryezë) atë kohë ishte në fund të mandatit dhe konkuronte për një mandat të dytë duke gëzuar me sa duket mbështetjen e ambasadorit Lu.
Mbështetje e cila nuk ka mjaftuar.
Avokati i ri i popullit u zgjodh jashtë procedurave që kishin startuar në atë kohë sipas ligjit.
Emri i Erinda Ballancës, juriste e ardhur nga e drejta private, ishte propozim i PD pasi mazhoranca dha viston për lëshimet e parashikuara në marrëveshjen politike të majit që u parapriu zgjedhjeve të qershorit.
Ministrat, drejtorët dhe së fundmi edhe kreu i KQZ janë larguar ose janë drejt largimit, ndërsa PD megjithë garancitë dhe lëshimet, humbi thellë.
Ballanca, një avokate që është marrë kryesisht me çështjet e familjeve Berisha dhe Basha, ishte e vetmja nga të emëruarit e marrëveshjes së majit që vijon detyrën me mandat të plotë.
Vëzhgues dhe analistë kanë vënë në dukje se institucioni i Avokatit të Popullit që deri përpara Ballancës ka mundur të mbajë një distancë higjenike nga politika, është karakterizuar këto muaj nga pasiviteti dhe emërime partiake.
Për më tepër kliko KËTU. n.s. / dita

Ja keni fut kot plako, nuk kishte nevoje per mbeshtetjen e Ambasadorit Amerikan , Igli Totozanio, sepse ai ishte njeri i Ilir Metes, tani emerime nga PD, kur ishte Igmi emerime nga LSI.
Nuke ka ligj ne bote,(pervecse ne Shqiperi)qe politika te beje kompromise duke dhunuar kushtetuten per te emeruar Avokaten e Popullit,sipas skenareve te peshtire te rradhes se ujqerve e cakejve qe sundojne dhunshem ne pozite e opozite i thencin.Mjaft eshte MJAFT.Ne kete konteks i mbetet moralit juridiko-njerzore,por dhe si detyre Gjykates Kushtetuese te nxjerre jasht ligjit kete moster avokate qe ka sherbyer si sekser per gjykatesit e superkorruptuar, ne shume nga gjykimet e peshkaqenerve te Tiranes zyrtare ne dite e vite,ku dhe emrimi i saje si Avokate e popullit perdhosi ligje e kushtetute.Duan apo nuke duan bijte e eterve te diktatures komuniste dhe mostra e tyre,drejtesia do te behet,se e ka kerkuar me force,SOVRANI,USA dhe BE-ja dhe nuke ka leke te piset,apo force pushtetesh qe ta ndale,sado ligje ne mbrojtje te botes se krim-korrupasionit-mafjozo-imoralo-politik qe ato te nxjerrin.Besoni dhe binduni,o te pabreke qe ju la dita dhe miljonere ju ngrysi nata.