Misteri që shoqëron PD-në: Pse katandiset gjithnjë në hi?!

redaktor

Gjatë fjalës së djeshme në Kuvendin e PD-së, kryetari Basha citohet të ketë thënë se PD do ringrihet nga hiri, si në `97. Nuk duhej ta kish thënë; nuk duhet ta pohonte me të tillë spond se në 23 qershor u katandis në hi. Duhet të kish gjetur një tjetër frazë për të provokuar optimizëm në rradhët e partisë, por jo atë që e katandis në hi partinë që drejton. Humbja e PD-së në `97 ishte specifike, e pazakontë, jo normale. Ajo vërtet u shndërrua në hi, që e merrte era dhe e vërdalloste pa asnjë orientim, sepse korri atë ç`ka mbolli sa qeverisi. Dhe nëse gjendja e saj pas 23-qershorit është si ajo e një mase hiri, ahere duhet të pranojë se e la Shqipërinë posi në `97. Në të kundërt, përse do katandiseshin në hi?! Edhe Nano degradoi në krye të dy mandateve qeverisjeje, por nuk e la Shqipërinë në atë derexhe sa për t`u bërë hi. Dhe në dy mandatet e qeverisjes pas `97, PD-ja duhet t`i jepte vetes shansin që kur të largohej nga pushteti, ta përshkruante një fije nderi, por jo me rezultate që e bënin hi. Por nëse është normale që të ringrihet nga hiri, edhe pse mund të kostojë në vite për këtë, mister mbetet fakti se ç`dreq punësh e sjelljesh e katandisin ciklikisht në hi, që për më tepër, kërkojnë të na e hedhin dhe syve?!

Share This Article
1 Comment
  • Fatos Nano duhet nderuar me titullin Kryehajdut i memedheut pasi e vodhi Memedheun dhe e la ne nje korrupsion te papare madje dhe ne erresire pasi mbi 12 ore ne dite nuk kishte energji elektrike . Lulzim Basha eshte djali i Enver Hoxhes dhe karrjeren politike e ka filluar me vrasje dhe vjedhje sic ka bere dhe i ati Enver Hoxha . Nuk e kuptoj se cfare votash kerkon Lulzimi kur ai nuk shkon ne kuvend qe te behet zeri i popullit ne qeveri dhe si opozite te degjoje dhe hallet e popullit se per kete eshte votuar . Keta hajdute e kane kthyer qeverine ne makineri vjedhje ndaj popullit dhe po pasurohen cdo dite me shum duke e lene popullin ne mjerim .

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *