Mitchell: Alienët na shpëtuan nga lufta bërthamore SHBA-Rusi

Elton Tafaruci

Njeriu i gjashtë që ka ecur në sipërfaqen e Hënës ka bërë një deklaratë bombastike.

Ai pretendon se alienët erdhën në Tokë për të ndaluar një luftë bërthamore mes SHBA dhe Rusisë.

Edgar Mitchell, një veteran i misionit Apollo 14 në vitin 1971, tha për Mirror se zyrtarët e lartë i kanë pikasur UFO-t gjatë testimeve të armëve.

Astronauti njihet për faktin se beson tek alienët që kur u ul në Hënë.

Ai tha se zyrtarët ushtarakë kanë parë objekte të çuditshme fluturuese mbi bazat e raketave në White Sands, aty ku u bënë testimet e para bërthamore në vitin 1945.

“Ata kërkonin të mësonin për aftësitë tona ushtarake”.

“Nga eksperienca ime me njerëz që marrin vesh nga kjo punë, është e qartë se jashtëtokësorët kanë tentuar të na mbajnë larg luftës, duke krijuar paqe në Tokë”.

Ai thotë se të tilla histori i ka dëgjuar nga njerëz që kanë menaxhuar krizën bërthamore mes SHBA dhe Bashkimit Sovjetik.

“Kam dëgjuar nga oficerë të lartë se ata jo vetëm mbikëqyreshin nga UFO-t, por edhe se raketat e tyre çarmatoseshin”.

“Ka pasur shumë aktivitet nga alienët ato ditë”.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *