Mite të rremë

redaktor

 

Nga Bedri Islami

Si duket, qenka një dukuri e jona kombëtare ngritja dhe rënia e miteve. Të vendosur të shkatërrojmë historinë tonë, atë të vërtetën, jemi përpjekur shpesh herë të ngremë, nga mbeturinat e asaj që mund të quhet ndërgjegje e kombit, një histori tjetër, e cila, edhe pse e përkohshme, e mjegullt, pa patur asgjë të rëndësishme pas vetes dhe për t’ua përcjellë një shumësi brezash pas vetes, kërkon me këmbëngulje, të bëhet primare e miteve tona, e herë pas here të jetë edhe kryemiti ynë ose i një periudhe të caktuar.

Kësaj ulje e ngritje të miteve nuk u ka shpëtuar askush, asnjëri prej atyre që në një periudhë të caktuar ka qenë memorje e kombit, i ka prirë atij ose shëmbëlltyra e të cilëve ka qenë në shumë e shumë breza lejtmotiv për jetën e vazhdimin dinjitoz të saj. Kemi shkuar deri në gjetje absurde dhe kundërvënëse ndaj njëra tjetrës, të cilat, edhe pse janë ashtu të grumbulluara rrëshqitasi dhe ngultas, përsëri përbëjnë anën më tronditëse të një kombi.

Ne, ndoshta jemi i vetmi vend ku në të nëjtën rrugë e shesh vendosim ballë njëri tjetrit edhe vrasësin, edhe të vrarin; edhe njeriun që bëri një periuhë epokale, edhe atë që e përmbysi këtë epokë; edhe heroin që kërkonte një kohë e caktuar, edhe antiheroin e asaj kohe; edhe një brez që u përgjak trimërisht për të renditur vendin e tyre në kahun e çlirimtarëve, edhe ata që u bënë palë me forcat regresive dhe kërkuan në një kohë të caktuar mbytjen e ndërgjegjes kombëtare.

Nuk besoj të jetë mallkim nga lart: por tronditëse është kur në të njëjtin qytet rrinë ballë njëri tjetrit përmendoret dhe kujtesat e Ahmet Zogollit dhe të Hasan Prishtinës, kur përballë figurës së Ismail Qemalit kërkohet me ngulm të ngrihet figura e Esat Pashës, duke dashur ngultas të ngrenë mitin e rremë të një njeriu që historikisht është damkosur si antivlerë e kombit dhe tradhtues i tij.

Tronditëse është kur në të njëjtin qytet apo vend vendosen dy figura diametralisht të kundërta. Rasti më tipik i përdhosjes së mitit të kombit është vendosja, qoftë edhe e figurshme,pranë njëri tjetrit, e aq më keq ballas, të dy figurave që rrezatojnë ndryshe: njëri atdhetari deri në fund e tjetri një amalgamë shërbëtori, nanditi, kryengritëse, aformi; njëri irredentist i njohur, thellësisht i njohur, ndoshta figura më karakteristike e irredentit shqiptar, Bajram Currit, me atë të antiirredentit, zhvatësit politik, statuturës krejtësisht ordiniere, qoftë në politikë e qoftë në jetë, Azem Hajdarit.

Bajram Currit, edhe nëse nuk do të ishte vrarë në një shpellë nga zagarët e një pushteti proserb, historia do i jepte vendin e tij në jetën e kombit, sepse gjithçka kishte bërë kishte qenë në shërbimin e tij. Azem Hajdarit, në se nuk do të ishte nxjerrë në pritë tradhtisht e nëse nuk do të ishte vrarë, po ashtu tradhtisht, tani, duke mos qenë as deputet, sepse disa herë vetë partia e tij e kishte nxjerrë e futë në grupin e saj parlamentar, pak kujt do i binte ndër mend për të, ose, si ndodh zakonisht, një pakicë do e kujtonte se kishte bërë diçka në jetë, dhe këta do të ishin metingashët e thekur, ndërsa për shumë të tjerë do të ishte njëri nga të shumtët që u bënë pjesë e Lëvizjes së Dhjetorit, disa me hir, disa me pahir e disa, këto më të shumtë, të dërguar, si ishte edhe vetë ai.

Nuk e thashë rastësisht qëndrimin irredentist të njërit e të kundërt të tjetrit. Do e spjegoj përse mendoj kështu dhe, qoftë edhe për këtë fakt, ajo përmendore e dytë nuk kishte vend as të ngrihej në mendim, e jo më në të vërtetë.

Unë e di mirëfilli se mitet tek ne bëhen nga politika e jo nga ajo që ngjiz vetë historia, dhe kjo ngjizje është e ngadaltë, por e qëndrueshme. Tek ne, në 25 vitet e fundit, mbi mitet ka vendosur e vazhdon të vendosë politika. Ajo të bën edhe hero i kombit, kur presidenti i vendit është i anës tënde politike, ajo të bën hero e mbi hero kur ua don qejfi atyre që thonë se janë thirrur për të ndërtuar shtetin, e në fakt e shkallmuan atë.

Irredenta është shfaqur tek ne gjithnjë në formën e bashkimit të Kosovës me Shqipërinë. Irredentët nuk kanë thënë kurrë të bashkohet Shqipëria me Kosovën, por kjo me Shqipërinë, pasi Kosova ishte pjesa e së tërës nga e cila e kishin ndarë. Më shumë se 360 mijë djem e vajza kanë kaluar në burgjet jugosllave në fillim e pasaj serbe për shkak të këtij parimi bazik. Më shumë se 32 mijë prej tyre kanë bërë burgime të gjata dhe prej tyre kanë dalë mitet e Kosovës, të cilët e dëshmuan se e kishin seriozisht këtë irredentë.

Azem hajdari ishte njeriu i kundërt i tyre. Spekulluesi i madh i çështjes së Kosovës, të cilën, as e donte, as e mbronte dhe as nuk synonte të ishte një Kosovë ndryshe veç asaj që kishte mbetur. Në të kundërtën e Bajram Currit, ky “ hero i kombit” ishte antikomb dhe vitet e luftës në Kosovë, mes të tjerave, i hoqi “kallajin” edhe shumë prej atyre që kur formuan partinë e tyre dolën edhe me tezën e bashkimit kombëtar.

Në fakt Azemi do të ishte njeriu i parë, i cili, që në janar të vitit 1991, pra ende pa marrë mirë frymë kjo lëvizje politike, do të pranonte donacionet materiale të ardhura nga shteti serb, e po ashtu, përmes tij do të vendoseshin kontaktet me kupolën drejtuese të PD-së. Duke mos dashur të shkojnë direkt tek kupola më e lartë drejtuese, të cilët, ose më parë, ose disi më vonë, kishin krijuar lidhje me një elitë serbofile dhe pjesë e shërbimit serb në Kosovë e jo vetëm në Kosovë, ata gjetën, ose ia dhanë, si kontakt të parë njeriun që, veç të tjerave, sot ia mburrin edhe përkushtimin e tij për Kosovën.

Në fakt, ndaj UÇK-së, si strukturë ushtarake dhe si mendim politik, ka pasur gjithnjë qëndrim të dyzuar në Shqipëri. E kanë dashur dhe nuk e kanë dashur, e kanë qeshur dhe i kanë besuar; analistë që sot janë miq të afërt të liderëve politikë të Kosovës dikur qeshnin me këtë strukturë çlirimtare dhe bënin pasuritë  fillestare në kurrizin e saj. Scripta manent, thonë, e shkruara qëndron, dhe shkrimet e tyre kanë mbetur ende. Por, vetë PD-ja dhe disa figura të saj, mes të cilëve dallohej Hajdari, ishin egërsisht kundër saj, jo vetëm si mendim politik, por edhe si strukturë ushtarake.

Grupe të veçanta, për fat të keq nga veriu i vendit, disa nga të cilat, më të egrat ishin nga Tropoja, në lidhje me Hajdarin, ishin nga ata që u delnin rrugëve djemve që merreshin me logjistikën e UÇK-së, i qëllonin, pritnin rrugët dhe, kur mundeshin edhe i rrezikonin jetën.

Në majin e vitit 1998, nga krijesa enigmë, por thellësisht anti UÇK, e quajtur FARK, e cila kishte një bazë të saj në Tiranë dhe bridhte rrugëve të Shqipërisë pa e kaluar kufirin, Azem hajdari do të merrte një donacion prej 1 milion markash gjermane, dhe njëra nga qëllimet e këtij subvensioni, krahas partisë së tij, tani në opozitë dhe e shkërmoqur nga viti 1997, ishte pikërisht prerja e rrugëve të logjistikës së UÇK-së, çka edhe ndodhi herë pas here, e do të ndodhte edhe më egërsisht, nëse forcat çlirimtare, edhe kundër dëshirës, prirjes dhe veprimit pëdëist, nuk do të rritej edhe nga shembulli i zjarrtë që kishin nga Bajram Curri.

Tani, dy njerëz të ndryshëm, njëri mit e tjetri antimit, do të rrinë përballë njëri tjetrit.

Njëri është bërë hero i popullit të tij edhe pa u shpallur asnjë vendim institucional, për tjetrin është dashur një vendim i tillë për të na e mbushur mendjen se paska qenë hero.

Nëse, të dy, janë njëlloj, atëherë edhe Bajram Curri paska qenë kurrkushi dhe si i tillë nuk duhet besuar tek miti i tij.

Ai ishte, në të vërtetë, njeriu për të cilin kanë ndjerë dhimbje breza që nuk kishin të bënin me politikën, por me vetëdijësimin se njeriu që i faleshin kishte qenë vërtet miti i duhur.

Tjetri, i dërguar i posaçëm tek një lëvizje që më shumë lindi nga lart dhe synoi shprishjen e vlerave më pas, duke shprishur gjithë vendin, do të mbetet heroi i herëpashershëm i një grupimi politik, në të cilin, në momente të veçanta , përbuzja ndaj kombit ishte karakteristika kryesore.

Në histori nuk ndodh kurrë si në një këngë, “ulu mal, të dali hëna”, sepse ai që synojnë të ngrenë nuk ishte as hënë e asgjë tjetër, veçse një fenomen kalimtar, nga i cili ndahej partia e tij sipas qejfit dhe të cilit, edhe sot, duke iu përkulur, shprehin çudinë shqiptare  të bjerrjes së vlerave.

Share This Article
24 Comments
  • Bravo z. Bedri per kurajon! Do ishte me e justifikuar ( per mendimin tim), shprehja popullore ” U shemben malet per te ngritur halet” ne vend te “ulu malo te dali Hena”, sepse Hena ne folklor dhe ne poezi eshte personifikim i bukurise, i dashurise , i romantikes…

    • I dashur THANO ! mora shkas nga de bati Nano dhe e bija e viktimes Hajdari , bashke me vllezerit Haxhiu .Me duart e Tropojanve te nde rshem mafja Beri sha po nxj err gesh tejat e Vucidolit ng a zjarri partaj i vret naten e i qane dit en .Tani pas 20 vjet eve po e keqperdor partin private L.S.I e Presidentit Shqip erise dhe po prega tit corben e prish ur.Politika shqipta re po degjeneron c do dite me keq se prostitutat qe kapi keto dite policia e Shtetit.Turpi Botes me keto politikan te PD qe pispillosen ne ekran Kryema dhi e Tit Vasili po lene nam . Ky shkoll ar nuk u be kurre burr as kryetar. Rama i ka pregatit kapister e nje sam ar. Kesaj Qeverie D.sami i uron pune te mbar .

  • Mitet e rreme vijnè e ndalen nè mesin tonè e kèrkojnè ‘rrènjè’. Po nga na vijnè ? Kush i pèrcjell ato ? Shqipètari èshtè i lashtè i vèrtetè, nè fjalè, nè veprim dhe me besè. Kèto mitet e rremè nuk janè nè natyrèn e tijè. Tè tilla mite qè u rritèn e u intensifikuan me lèvizjen e dhjetorit, morrèn krahè dhe u ngjitèn deri nè majèn e shtetit. Kèta mitet e rremè nuk i pèrtyp shqipètari edhe vetè ata qè i trumpetojnè e bèjnè pèr qèllime ‘ideale vèllazèrore’ tè detyruar e tè urdhèruar….. Jo mè kot Shqipèrinè qè luftonte fashizmin & nazizmin ja lanè Jugosllavisè e cila kishte njerèzit esajè nè dy krahèt e luftès nè shqipèri. Po ashtu dhe Stalini la Jugosllavinè tè merrej me Shqipèrinè…. Sot èshtè Europa qè kèrkon dhe njè Jugosllavi tè re me Shqipèrinè brènda, ndaj dhe Serbia ka dominuar shtetin shqipètarè qè nga koha e Zogollit deri mè sot. Kèshtu qè ato ‘mitet e rremè’ janè produkt i tyre, janè simotrat e xhamive tè ngrehure anè e mbanè vendit. Ka njè rrugè pèr ti dhènè fund miteve tè rremà, me forcèn e tè drejtit e tè sè vèrtetès ! Nè aleancè me amerikèn, pasi vetèm shqipètarèt nuk e bèjnè dot pa njè prirès tè zot !!!

  • Duan apo jo komunistat ta pranojne Azem Hajdari eshte Zapata shqiptar.
    Njeriu qe mori simpatine popullore se populli kishte intuite dhe e dalloi ate djale nga tufa e futur ne Dhjetor-90 nga Ramiz Alia. Per komunistet Azem Hajdari eshte i urryer. Por per gjithe popullin qe Diktatures i thote Diktature dhe Enver Hoxhes i thote Kriminel, Azem Hajdari do jete Hero i permbysjes se kalbesires komuniste.

      • Azem Hajdari ka nderimin e shqiptareve. Ka dhe urrejtjen e komunisteve.
        Dy gjera qe i mjaftojne per te siguruar pavdeksine.

    • O “Shqiptar”
      Akoma beson se komunizmin e permbysi Azemi me shoke?
      Qenke driteshkurter te mos kuptosh se komunizmin e permbysen komunistet vete, te lodhur e zhgenjyer nga ajo teori e praktike e deshtuar ekonomike, te zhgenjyer nga endra per barazi sociale qe ishte e pamundur te realizohej ne kushtet e mungeses se interesit dhe te prones. Po te mos qe keshtu, edhe sot aty do ishim. “Zapata” yt do ish me e shumta furnitor ne ndermarrjen e furnizimit te puntoreve te minieres.

    • Pse jo ?! Mund te shkruaje edhe nje serb shqipfoles dhe bile te zgjedhe per nofke fjalen e nderuar “Shqiptar ” !
      YYYYYYYT Plehre ! Po beni 30 vjet qe spekulloni me fjalen komuniste e antikomuniste , se jini thare nga trute pre kohesh dhe gjeneroni vetem jashteqitje !

      • Azemi ka nderimin e shqiptareve gjithmone se ne Shqiperi ka me shume Shqiptare se Komuniste. Jargavitjet e Komunisteve kunder Azem Hajdarit vetem e lartesojne figuren e tij.

  • Sent: Thursday, September 12, 2013 1:39 PM
    Subject: AZEM TI JE GJALLE …. !

    AZEM TI JE GJALLE …. !!!!

    – Nga Alban Dega, Nju Jork

    Sali Berisha botoi sot ne Facebook nje elegji fantastike kushtuar heroit te demokracise Azem Hajdari!
    Azem ti je gjalle ,e shte titulli i saj .
    Azem ti je gjalle !
    Por une te desha te vdekur.
    Te desha te vdekur sepse vdekja me shume se jeta jote me sherbente mua!
    Vdekja jote do te ishte ringjallja ime
    Arkivoli jot do behej topuzi per te shqyer dyert e Kryeministrise, Kuvendit, RTSH-se … shtetit !
    Varrimi jot do te behej grusht shteti im ne bashkepunim me Milloshin!
    Me nje gure vrisnim dy zogj:
    1- Nje thike mbas shpine Kosoves dhe luftes clirimtare te UCK-se
    2-Nje shpate magjike per te rimarre pushtetin e sundimin une !
    Azem ti je gjalle per se vdekuri!
    Une jam i vdekur per se gjalli!
    Pa pushtet, pa karrike, pa sundim te pakufizuar… pa pushtet dhe pa impunitet jeta ime eshte me e rende se vdekja jote!
    Azem ti je gjalle … i gjalle per se vdekuri !
    Une nuk te vrava… as te perdora as te shperdora sa ma dashti suma! Kurren e kurres…
    Une nuk kam gisht ne pushket qe te vrane…
    Une vetem te nxorra ne prite! Vetem te nxorra ne prite per te te dhene pavdekesine ty heroit te demokracise! Ty liderit te dhjetorit! Ty….
    Azem ti je e do te jesh gjalle per se vdekuri!
    Te nxorra ne prite vetem e vetem qe te shpallja deshmor!
    A nuk veprova keshtu edhe me Arben Brocin e tre heronjt e 2 prillit!
    E shiko Azem cfare bej une per heronjt e demokracise!
    Cdo sakrifice e bej une… I nxjerr ne prite heronjt per ti shpallur deshmore!
    A e kishe menduar ndonjehere Azemi im i gjalle se do te preheshe me te tera nderet ne Varrezat e Kombit !
    Cfare nuk bej une per demokracine… Edhe vete demokracine, bile edhe Shqiperine vete e bera deshmore te karrikes sime … Jo nje por tri here me radhe !
    Azem ti je gjalle… Per heronjt e demokracise une bej cdo sakrifice!
    I pari ne sakrifica e i fundit ne pretendime! Eshte tipari numer nje i antikomunistit. E ka thene vete ai i madhi, me i madhi antikomunist i Shqiperise Enver Hoxha vete.
    Azem ti je gjalle per se vdekuri!
    Une jam i vdekur per se gjalli… E cfare kuptimi ka ymri im pa karriken qe mia shkurtoi kembet ky demosi i mallkuar me 23 qershor!
    Azem ti je gjalle per se vdekuri …
    Une jam i vdekur per se gjalli qysh ate dite te mallkuar 23 qershori…. Oi…Oi….Oiiiii !

    POST SCRIPTUM: Nje mesazh edhe per te bijen e Azemit qe po orvaten ta keqperdorin njesoj si te jatin…. Edhe djalli shfaqet me fytyre njeriu, thote filozofia 5000 vjecare kineze.

  • From: [email protected]
    Date: February 21, 2011 at 9:22:53 AM EST

    MESAZHI I PADEGJUAR I TROPOJES DHE TRAGJEDIA SHQIPTARE

    – Nga Alban Dega, Nju Jork

    Kam nje kerkese vellazerore per te gjithe lexuesit e komentuesit e cilesdo gazete e medias shqiptare. Mos e ngaterroni Malesine e Gjakoves, Tropojen me Sali Berishen me asnjerin prej ne tropojaneve. ” Nuk ka pyll pa derra” thote sovrani.
    Ia mori fytyren Malesise se Gjakoves. I shami shan, thone bashkevendasit e tij . E ai vazhdon adetin e te shamit.

    Sa trim eshte Sali Berisha!? Kembet e lehta faqja e bardhe !

    Per me teper ishin populli i Malesise se Gjakoves, bijt e bijat e Tropojes , te paret ne Shqiperi qe organizuan spontanisht protesten e pare mbarepopullore, protesten spontane, protesten uragan kunder Sali Berishes, Azem Hajdarit, Arben Imamit e co. me 9 janar 1991.
    Aty shihet qarte si drita e Diellit edhe trimeria e Sali Berishes dhe kacakeve te tij …
    Si Sali Berisha, edhe Azem Hajdari, edhe Arben Imami… edhe krejt ceta e kacakeve te tij u bene ere para urganait popullor tropojan
    “Heronjt e demokracise” u bene ere perballe sovranit! Ata lane mbrapa vetem hijen e pardesyve te bardha, dhe kembet e shpejta te lepurit te bardhe! Kembet e lehta faqja e bardhe!
    Kjo eshte trimeria e vertete e Sali Berishes! Trimeria e lepuri!

    Me syrin e se vertetes plot 20 vjet mbrapa

    “Kurre ne jeten time nuk kam pare nje uragan te tille popullor… U ndez qyteti i Bajram Currit nga zjarrmia e shpirtit demokratik dhe sic e tregoi koha edhe te parandjenjes se sovranit se cka do te vinte” me thoshte njezet vjet mbrapa vellai im Agim Dega , i cili ne ate kohe udhehiqte opoziten ne Tropoje.
    ” As qe behej fjale per ndonje organizim ose qofte edhe nje gisht e aq me pak dore te fshehte tonen si opozite ne ate proteste”, sic na akuzoi PD-ja ne ate kohe… “Kurre nuk do t’ia arrinim ta organizonim nje uragan te tille te papare ndonjehere ne historine e Tropojes…

    Nese nuk e besoni shikoni filmimet e cunguara te asaj ngjarjeje… Pyeteni edhe korrspondentin e RTSH-se Ilir Bucpapaj e mijera tropojane deshmitare te gjalle te asaj ngjarjeje, qe ka qene te pranishem e ka filmuar apo kane perjetuar ngjarjen.

    Terbimi i Berishes nuk fal as femijet!

    E ate dite nuk u thye asnje xham. Nuk u shkel asnje fije bari. Nuk u rrah as nuk u lendua asnje milingone….”
    E parandjenja e popullit u vertetua…. Asnje rreth si Tropoja nuk e ka paguar aq shtrenjte harxhin e politikes qe do te zbatonte biri i tyre, Sali Berisha. Mbi 165 tropojane, mbi 90 per qind te moshes nen 45 vjec, u vrane ne vitet 1997- 2000 per shkak te kesaj politike, per nje fjale te nje 16 vjecari ndaj Berishes ne qershor 97 . Pra dyfish me shume se sa ishin pushkatuar per gati gjysem shekulli diktature ne Tropoje.

    A e dini pse !? Nje djalosh 16 vjecar , Shkelqim Haklaj kishte thirrur kunder Sali Berishes ne mitingun e mbajtur ne Bajram Curri nga PD-ja per fushaten elektorale ne qershor te vitit 1997. Berisha ishte terbuar kunder nje femije!
    ” E dua gjalle ose vdeke ate djale ne Tirane” u hakerrye edhe ate dite ish- Presidenti shqiptar Berisha para mikrofonave. Eshte e incizuar dhe eshte transmetuar ne kronikat e “ Xhungles” se gazetarit me te mire hulumtues shqiptar te te gjitha kohrave Artan Hoxha.

    Zjarrvenes i Tropojes- Zjarrvenes i Shqiperise

    Zjarrvenesi i Shqiperise nuk mund te mos i vinte flaken edhe vendlindjes sone , Tropojes… As ato fantazma nuk do ti ndahen regjizorit edhe te kesaj tragjedie tropojane as pertej varrit derisa te zbulohet e verteta cullak ( lakuriq ) e derisa te jepet drejtesia nga shteti ligjor per kete tragjedi tropojane qe do te ishte pjese e tragjedise se madhe shqiptare me te njejtin regjizor, Sali Berishen!

    Zjarrvenesi i Tropojes nuk mund te mos i vinte zjarrin edhe Shqiperise. Zjarrvenesi i Shqiperise nuk mund te mos i vinte zjarrin edhe Tropojes!

    Si njera edhe tjetra jane duke paguar edhe sot haracin e asaj tragjedie, plaget e se ciles do te vazhdojne te kullojne gjak derisa te jete vene ne vend drejtesia nga shteti ligjor, para te ciles duhet te jene te barabarte si Presidenti edhe ai 16 vjecari krejt i pafajshem, si krye- ministri edhe secili prej te ekzekutuarve me urdherat e tij direkte me 21 janar 2011. ne Bulevardin “Deshmoret e Kombit”

    Keshillat qe rane ne veshin e shurdher i Berishes dhe Azem …. ari

    “Tri dite para se te vinte ne Tropoje u takova rastesisht me Berishen tek Pallati i Kultures ne Tirane”, tregon Agimi. “U pershendetem vellazerisht… Me thote se do te vinte ne Tropoje dhe me pyeti per ndonje sugjerim. I uroj paraprakisht mireseardhjen dhe i jap tre keshilla:

    E para, mos merr me vete Azem Hajdarin se tropojanet kane alergji per te.

    E dyta mos merr shume lidere te PD-se me vete se tropojnave u duket sikur po u ben karshillek.

    E treta , mos fol ashper kunder Enver Hoxhes tani per tani sepse akoma nuk eshte krijuar mjedisi per kete hap ne Tropoje…”

    Beri krejt te kunderten per secilen keshille. Cfare mbolli korri!!!

    Te nesermen duke shkuar ne Tirane per te raportuar per ngjarjen ishja ne nje traget me suiten e Berishes, perfshi Azem Hajdarin. Isha ulur prane nje plaku te mencur e shume hokatar nga Puka dhe po pinim kafe. Pak caste me vone afrohet Azem Hajdari dhe fillon te bertase e kercenoje pse gjoja i kishim organizuar antimitingun. Iu pergjigja me qetesi . Ai vazhdoi ne te tijen.

    Ne kete kohe plaku qe kishja prane e keshillon qe te qetesohet se ishim vellezer. Azemi terbohet edhe me keq dhe ofendon plakun quke e quajtur “matuf”.

    -A e di ti mor matuf se une jam Azem Hajdari, i hakerrehet Azemi duke uleritur.

    – Si e kishe emrin si e kishe!?, i thote plaku hokatar.

    – Azem Hajdari dora vete Azem Hajdari , i pergjigjet ai.

    – Manete i thote, ti emrin mund ta kesh Azem Hjadari… Po ti kake ( qenke ) Azem K….ri…, iu pergjigj me gjithe forcen e shpirtit plaku i mencur pukjan.

    Kujtese per cdo shqiptar !

    Malesia e Gjakoves, Tropoja, e dha mesazhin e vete demokratik per krejt Shqiperine. Fatkeqesisht ai mesazh nuk u degjua dhe aq me pak nmuk u kuptua ne kohe… Ndaj mos shani Tropojen. Tropoja nuk ka asnje faj. Tropoja e kishte kryer detyren e vet atdhetare e qytetare.

    Jo vetem ne ato fillime demokracie. Shume me heret. “ Ruaju pabesise se shkaut ( serbo- malazezit ) dhe sherrit te Berishes” e ka thene tash e mbi njeqint vjet.

    Jo vetem kete por edhe filozofine per berishsit. “ Berishsin edhe kur mbytet mos i kerko kufomen teposhte lumit. Kerkoje perpjete. Jo vetem per se gjalli por edhe per se vdekuri ata ecin mbrapsht,

    Nese kini dyshim shihni rrugen e politiken, shihni ecurine e Sali Berishes! Aty keni jo vetem deshmine e mencurise tropojane por edhe nje mesazh per te gjithe shqiptaret. E kur nuk te do katundi tend si mund te doje qyteti, rrethi , krahina, shteti, kombi tend!

    Katrahura 97, Otrantoja, Grushti klasik i shtetit 98, Gerdeci 2008, 21 janari 2011 jane deshmi mjaft tragjike per ti harruar. Kush harron eshte i denuar te perserit te njejten tragjedi.

    Kambanat bien per ata qe kane veshe te degjojne… Po bien… bien…bien!

    SHENIM: NDAJ MOS E SHANI, MOS E NGATERRONI TROPOJEN ME ASNJE BASTARD TE SAJ….
    ASNJE TROPOJAN KUSHDO QOFTE AI NUK MUND TE FUSE NE THES KETE PERLE, ZANE MALESH E JATAK BURRERIE, TRIMERIE, BESE E MIKPRITJEJE LEGJENDARE…
    ZJARRVENESI I SHQIPERISE SALI BERISHA SE PARI IA VURI FLAKEN, MINAT, RRENIMIN VENDLINDJES SE VET, MALESISE SE GJAKOVES = TROPOJES…
    E GJETI PERLE, E GJETI QYTETIN E ALPEVE, BAJRAM CURRIN, E GJETI NE PUNE KAMIN E KROMIT…
    I LA TOKE TE DJEGUR, KANDAHAR, SKAM…!
    PER 16 VJET PRESIDENT,KRYEMINISTER SALI BERISHA NUK LA NJE KRUA ME EMRIN E TIJ NE VENDLINDJEN ….
    AS RRUGEN E VALBONES NUK E MBAROI … E PAGOI TRI HERE ME TAKSAT E SHQIPTAREVE “KRYEMINISTRI I RRUGEVE” QE ME SHUME SE ASNJE PUSHTUES E DESPOT,UA DHA RRUGET E BOTES, TROPOJANEVE E SHQIPTAREVE, POR KREU VETEM 6 PREJ 20 KILOMETRAVE TE SAJ…
    PARET E SAJ I VODHEN CIFLIGARET E TIJ NE KRYE TE TROPOJES , I KTHYEN NE VILA, HOTELE, ZAPTIME TOKASH ….NE PLACKITJE E KORRUPSION MASIV QE KANE TRIPOJEN E SHQIPERINE RRASE NE DIELL , SIC THEMI NE TROPOJANET!
    SA TE ZBATOHET VETINGU E REFORMA NE DREJTESI DO TI GEZOJNE NE QELITE E BURGJEVE E PRANGAVE…
    SARAJET E DUGAJAT NUK FUTEN NEPER XHEPA E AS NE BANKAT IN E OUTSHORE TE KUSARISE BERISHIANE !
    HAKA DO KTHEHET TEK I ZOTI, TEK POPULLI TROPOJAN E SHQIPTAR!
    ASNJE PARALAJMERIM I FUNDIT ALA KIM JONG UN E ZGJIDHJE PERFUNDIMTARE ALA ADOLF HITLER NUK DO TA SHPETOJE SALI BERISHEN DHE BANDEN E TIJ TE GANGSTEREVE FAMILJARE E POLITIKE NGA DREJTESIA DHE LIGJI !

    • Sa per korrektese per keto mashtrime qe ke shkruar ketu, shkelqim haklaj ishte 30 vjec ne 97 dhe jo 16 sic genjen ti.
      Azem Hajdarin e vrau fatmir haklaj, oficer i partise socialiste – ish-komuniste qe ti e paske shume per zemer.

      Dhe hipokrizia me e madhe eshte se dukesh se jeton ne usa, kundra idealeve te tua dhe te paraardhesve te tu komunist. Per ndergjegje te paster duhet te ishe duke parakaluar ne paraden e kim il un te korese se veriut.

  • Me kete shtatore Berisha ka nje mesazh per ju o shqiptare. Mesazhi i tij eshte: ” per se gjalli mos me prekni se shtatorja e ime prej heroi do te jete ne qender te Tiranes, por edhe pas vdekjes natyrale timen, mos kujtoni se do te shpetoni, se meqe Hajdari ka dy shtatore, une shefi i tij duhet te kem te pakten dhjete”.

  • Azemi, plehu dhe vulgu i stanit kriminal te Vicidolit. Turpet e klikes kriminale PeDe nuk kane te sosur. Tropoja me natyren e bukur dhe njerez te mire e mikprites do te bjere ere te keqe me kete lapangjoz ne mes te qytetit. Tentuan edhe Lazot e famshem ne kohen e Salushe Qoftelargut dhe i ngriten nje permendore ketij plehu anes rruges nacionale. Tani atje permjerrin vetem qente e rrugeve. Kjo do te ndodhe edhe ne Tropoje pas disa kohesh. Shqiptaret jane nje komb i zgjuar dhe nuk mund ti ofrojne respekt Vulgut dhe Zgjyres.

  • Rudine! Zemer! Azemi, babai yt ndoshta ishte baba i mire per ty. Bile shume i mire. Zemer, Ti nje vajze é shkolluar ne USA, mendje hapur é me mentalitét te ndryshuar besoj, te takon sa me pare te gjykosh ftohte é te vendosesh tet ate jo aty ku é vendosen ata qe é ” vrane”. Gjeje Ti, ku duhet te “fle” yt ate. É keshtu duke i vene ” nderin” ne vend babait tend, Ty do te vleresojne , e kjo do te jete nje certifikate qe Ti merr nga populli yt.

  • Rudine! Zemer! Azemi, babai yt ndoshta ishte baba i mire per ty. Bile shume i mire. Zemer, Ti nje vajze é shkolluar ne USA, mendje hapur é me mentalitét te ndryshuar besoj, te takon sa me pare te gjykosh ftohte é te vendosesh tet ate jo aty ku é vendosen ata qe é ” vrane”. Gjeje Ti, ku duhet te “fle” yt ate. É keshtu duke i vene ” nderin” ne vend bavait tend, Ty do te vleresojne gjithe njerezia e kjo do te jete nje certifikate qe Ti merr nga populli yt.

    • Shume ngjarje dhe personalitete duhet te zene vendin pulik qe te nderohen e te respektohen ne breza jo te shikoheme me nje sy respekti e me nje sy urrejtje. Nuk eshte figure e respektuare monumenti i mbretit zog. Nje pjese e admiron nje pjese e urren. Nuk eshte unifikim i kombit si skenderbeu. Keshtu eshte dhe azem hajdari ne qofte se do beja nje krahasim. Azem hajdari eshte nje figure qe nuk ka respekt nga gjithe shqiptaret. Ai ka luajtur nje rol po jo se ai pruri lirine ne shqiperi. Demokracia do te vinte ne shqiperi dhe pa azem hajdarin dhe pa sali berishen. Ishin pjekur kushtet qe do te pernbysej ai sistem gjetke dhe perfshiu dhe shqiperine. Vajza e azemit ka te drejte legjitime te mbroje baban dhe shume mire ben. Mendoj se ajo eshte vajze e ekujlibruare dhd mucit i jep reston e merivare. Muci duhet te jete i cejkulibruare menderisht duke sulmuar edhe figura e shkekqyera te kombit si skenderbeun. Veprime anti kombetare dhe mllefe te ashtuquajtur analiste opionist e historiane dalin jashte loje dhe deskretitojne veten. Beqar skenderi. Tirane

  • Nje rrugac i kuq nuk mund te perfaqesoje idealin e lirise te mijra intelektualeve qe dhane jeten kunder juntes enveriste.Arsyeja qe keta pishtare te anarshise,te grabitjeve,te dhunes,u leshuan shesheve si me komande,ishte qe t`ja rrembenin pushtetin inteligjences.Azem Hajdari ishte sikar i sigurimit te shtetit i derguar disa here me misione ne Jugosllavi.Familje komuniste,vete kandidat partie.Ai pergatiti katapulten per te ardhur ne pushtet ,komunisti fanatik Sali Berisha.Kelyshet e kaptarrave te skuadrave te pushkatimit,ishin anetaret e qindsheve te Azem Hajdarit qe sulmuan qendrat e qyteteve ne dhjetor 90,shkaterruan,dogjen dhe grabiten dyqanet.Sa mund te quhen terroristet,vjedhesit,IDEALISTE POLITIKE,AQ ESHTE EDHE AZEM HAJDARI LIDER I LIRISE,DEMOKRACISE dhe mrroklla te ketij lloji.Azem Hajdari mbetet BANDIT dhe frymezues bandash.Veprimtaria pas 90 e damkos perfundimisht ne ket rol.Dihet se cfare ishte ambicja e tij pas 90:Te ishte ne krye te truprojave te Berishes.Nuk ju realizua ky ideal POLITIK,shkoi ne fis.U mor me kontrabande armesh,me grabitje trojesh,me ndertime te paligjshme,me rrahje dhe perdhunime,organizime cetash..Veprimtari keto aq POLITIKE,sa Al Capone do tja kishte zili Idealin.

  • Kta demon te kuq te njejtat fjal flisnin edhe ne vitin 1990 sa kishin filluar levizjet demokratike.Dhe fliteshin nga shoket e Bedri Islamabat e Alban Dega te dy ne sherbim te sigurimit te shtetit komuflliq komunist.Dua te pyes Alban Degen si ike ne USA me pasaport diplomatike.Po kujt i plasi se shkruan nga Nju Jork o spiun.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *