Dita, faleminderit shumë për hapësirën për Ramize Gjebrean, figurë emblematike e luftës! “Interesanti” (R. Gjebrea) e kish gjetur Princin e Kaltër, (Misto M), derisa me lot gjaku shkroi dhe lexoi traktin e lamtumirës dhe askushi s’mundi të zerë vendin e tij.
I “fejuari” Deti (Nako S), përveçse urrejtjes për të “fejuarën” Gjebrea (përrallë politike kjo fejesë) s’kish kurrgjë tjetër, dhe lidhjet e dashurisë i kishte me “Shpirton”.
Në rajonin e Vlorës s’ishin as Romeo as Zhulieta shqiptare: Dhe Romeo as që i qasej Zhulietës – për nga karakteri tepër i përthyeshëm ndaj eprorëve dhe goja problematike, aq e dashur për dashuri.
Gjebrea ishte një Beatriçe- nuk i fali një të puthur Romeos, ashtu si edhe Beatriçe e la në përvuajtje të madhe Danten. Maskareshë edhe kënga “Një histori e trishtë dashurie“, po ashtu, marroke edhe skenat me dashuri nudo në dimrin e acartë majë mali të Dorothea Gjikës, e identifikuar R.GJ., e që s’di të bëjë asgjë tjetër në luftë, veçse dashuri, në romanin ë shkrimtares D., kryeaktiviste e të drejtave të grave.
Edhe në ferr – për dymbëdhjetë netë në haur bashkë me kafshët e amoniakun e jashtëqitjes së tyre, ama Gjebrea përjetonte paradigmën e Kadaresë – lirinë, mendimin e lirë dhe natën e fundit të lirisë, lexonte novelën La Condannata e heq paralele me veten.
Disapak karakterizime – inteligjence, karakteri, morali, shqiptarie, dinjiteti, heroike, përkushtimi për luftë, liri e të drejta për femrat, publicistike- për Ramize Gjebrea nga burime të reja arkivore etj., por dhe nga marrëzi mediatike që për të këndojnë vetëmse këngën e përndyrë të “dashurisë”, edhe pse ishte lindur e për dashuri; dhe, meqë akuzat e gjyqit për dashuri marroke, shumë “shqetësuese” për partizanët, nuk po ngjitnin më, Sofo Lazri (falmë që ju ngas atë botë, kjo është historia) me merak ideoi e rishkroi legjendën e dashurisë, si dëshmitar (i rremë) i vetëm i asaj “dashurie” legjendë idiote në publicistikën e tij Rikthimi i dhimbjes (Historia e Zaho Kokës dhe Ramize Gjebrea, 2002); dhe në harmoni me të legjenda u derdh në roman nga mbesa romanciere D. Çuli.
Gjebrea u vra mizorisht atë fillimmarsi ’44, dhe për gati 50 vjet u rivra shumë e shumë herë, edhe më shumë rivritet nga viti 2002 deri në 70-vjetorin e vrasjes, e s’dihet ç’do sjellë e pastajme!
Uilliam Shekspiri, tragjedinë “Romeo dhe Zhulieta” e shkroi për katër ditë, amá ajo mbeti simboli i dashurisë botërore e ndryshe me legjendën e dashurisë Gjebrea–Zaho që u gatua për gjashtëdhjetë vjet; kurse në vitet 2002-2005 mjeshtra të politikës, të letërsisë, të publicistikës e gazetarisë, ca në hije e ca në dritë, me ngut e merak punuan për promovimin e variantit Zhulieta e Romeo shqiptar. E ndërsa Gjebrea ishte temë e ndaluar në gati 50 vjet, në pesë vjet u shkruan pesë libra, nga një në vit, në histori, publicistikë, roman, poezi e novelë, gati dhe skenar filmi artistik, me realizim përtej detit. Materia historike e projektit: “Zaho Koka pas kësaj që ndodhi (pushkatimi i Gjebresë) hidhej i papërmbajtur në zjarrin e luftës, që ta kapte plumbi i armikut […] derisa e kapi.” (N. Hoxha 2002, kujtime autorit v.b); po ashtu e Sofo L., komisar i vogël në vitet e ngjarjes: “Ky [Zaho] duket sikur donte t’u thoshte gjermanëve: Ja ku jam, vritmëni”. (Rikthimi i dhimbjes 2002:141). Por fronti më i vështirë ishte ai që materia historike të bëhej letërsi e kësaj i dha jetë shkrimtarja Diana Çuli me romanin “Engjëj të armatosur”: “Gjermani nuk deshi ta vriste atë partizanin […] ai shtiu mbi gjoksin e shqiptarit, kur kuptoi se ky vetë po e luste me shikim [… ] Por ai ishte njeri si gjithë të tjerët. Nuk deshi të vriste Aleksin [Zaho], për atë që pa në sytë e tij dhe pastaj e vrau se ndjeu thirrjen që i bënë ata dy sy. […] Isha më shumë e bindur se ai kishte dashur të vdiste.” (2005:216). Zaho e Gjebrea, me të ngjashmen e Princit të Shekspirit: “Të tillë tragjedi s’ka parë jeta/ Si kjo që ka parë Romeo e Zhulieta.”
Akcili lexon romanin Engjëj të armatosur dhe di historinë Zaho-Gjebrea, s’mund të mos identifikojë saktësisht Dorothea Gjikën me Ramize Gjebrean dhe Zaho Kokën me Aleks Lazarin…; E janë shumë-shumë fakte- fjali e togfjalësha në ligjëratë të drejtë të marra me copy paste nga libra e shkrime në gazeta (“iu panë të mbathurat me gjak”, “në arkivol me veshje nusërie”…) që identifikohen si Gjebrea e Zaho dhe në Engjëj të armatosur të njëjtat fakte e fraza identifikojnë Dorothea Gjikën e Aleks Lazarin. (Shkrimtaria mbrohet: “…me personazhet bëj si të dua”, amá kur personazhet identifikohen me figura historike, atëhere s’mund të luash me personazhet, i ke duart në pranga, kjo është a-ja e procesit krijues të letërsisë). E shumë tituj gazetash për dashurinë Gjebrea-Zaho, botohen letra e dokumente arkivore e asnjëherë s’ka refleksione për përmbajtjen e tyre të vërtetë e herë-herë me censura që fshehin të vërtetën. Dhe në 70-vjetorin e pushkatimit të Gjebresë mëtohet me rrena dashurie, siç ishte emisioni në Opinion: “Një histori e trishtë dashurie”! Një pyetje kureshtare: Përse me vrap të shenjtërohet një Romeo e një Zhulieta Shqiptare? Që si Romeo e Zhulieta, kujtohen për dashuri shekspiriane, për atë tragjedi që nuk e ka pare jeta, edhe Gjebrea e Zaho të kujtohen si ata: Gjebrea, vetëmse për dashuri e të zhvishet nga vlerat e meritat, dhe Zaho të gdhendet në kujtesën e brezave se flakëroi për liri e dashuri! Tek e vërteta e pyetjes- një rrëfim i sinqertë e befasues i Nexhmije H. në libri i fundit “Lufta jonë e çlirimit”: “Ndonëse zyrtarisht Ramizesë iu njoh pafajësia dhe u shpall dëshmore, dosja e saj mbeti e mbyllur për këdo dhe sipas mendimit tim do të kishte qënë më mirë të mos hapej fare”. (2011:382). Dhe vërtet pati vendim për mos-hapjen e dosjes Gjebrea: ish-drejtori i AQSH-së, Prof. Dr. Shaban Sinani për katër vjet (2002-2005) mbrojti vendosmërisht e marrëzisht vendimin për moshapjen e dosjes Gjebrea me “argumentin” se “autori i kërkesës, Vasfi Baruti, do të rivrasë dëshmoren Ramize Gjebrea…”, kundërshtoi me vendosmëri dhe rekomandimin e Avokatit të Popullit (i cili heshti), sepse ishte betuar para ish-Partisë. E s’mund të mos ndjej kënaqësi të veçantë se këtë vendim, pa e ditur, e kam grisur në fillimvitin 2002: (“Nuk ka dokumente për Ramize Gjebrean”- ishte përgjigje shabllon për aq shumë kërkesa të përsëritura, derisa djalli më fryu në vesh: Ndërro formalisht temën e studimit dhe kërko fondin e dokumenteve të dubluara në bobina, me qindra metra lineare, dhe pas gjashtë muaj kërkimi në filma në aparat projeksioni, kur u fikën shpresat, shfaqet dosja Gjyqi i Gjebresë e deklaratat e denoncuesve, por ra alarmi nga drejtor Prof. Dr. Sinani dhe u lëshua masë e rëndë administrative për punonjësen; duhet të vinte vjeshta e parë e 2005-ës që drejtoresha e re Nevila Nika të këpusë prangat e Gjebresë e të shkruhet realisht jeta e Gjebresë, për të cilën Ismail Kadare shkroi një esse mbresëlënëse në librin Mosmarrëveshja, sprovë letrare, i ribotuar mjaft herë.)
Përse “dosja mbeti e mbyllur për këdo”? Të varrosej bashkë me Gjebrenë e që inkuizitorët e Gjebresë, të shpërblyer me detyra e ofiqe të larta më pas, të mbeteshin anonimë; e nëse për dënimin me jetë të Gjebresë akuzat ishin të vërteta, arsyeja e do që dosja të hapej, aq më tepër se legjenda e idhujve të saj naltësojnë atë deri në mit, dhe vendosej e kundërta; por, nga hapja e dosjes do të shfaqej edhe “kufoma” e Zaho Kokës i “dekoruar” pas koke nga vendimi politik i byroistëve të qarkorit. Gjebresë “iu njoh pafajësia” nga Gjykata e Lartë Ushtarake, a s’do të thotë se kishin rënë akuzat e gjyqit dhe vetëm për këtë dosja nuk duhej hapur. N. H. ndihet e realizuar në më shumë se gjysmën e dëshirës së saj, për moshapjen e dosjes, sepse mbesin pa u hapur pjesë më të rëndësishme të dosjes, që s’dihet ku janë: Vendimi i gjyqit politik për dënimin e Gjebresë e Zahos (ekzistoi në dosjen e Prokurorisë Ushtarake deri më dhjetor 1946); dokumenti i hetimit dyjavor të dy të akuzuarve, pse ekzistuesi është gjetje e censuruar e larg origjinalit (ca gjurmë të hetimit la një nga inkuizitorët, Pajo Islami, kur ishte në internim në Selenicë të Vlorës); Urdhëri me shkrim i Dushan Mugoshës për dënimin e Gjebresë, siç e saktëson fare qartë partiaku i lartë i Titos në vendin tonë, Nijas Dizdareviç në libri i tij Albanski Dnevnik (1989); kabllogramet e Ramicës së Vlorës me Enver H. për fatin e Gjebresë; procesverbali e vendimi i Gjykatës së Lartë Ushtarake që dha pafajësi e statusin dëshmor; biseda e regjisorit- Çuharini i famshëm rus, me Enver Hoxhën (1959) për një film të përbashkët ruso-shqiptar me subjekt Gjebrea-Zaho, seria e dytë e filmit: I Dyzetenjëti; mbetën në terr dhe deklaratat (me interes të veçantë) e anëtarëve të gjyqit të Vlorës (Hysni K., Shefqet P., Hito Ç., Bilbil K., Pajo I., Ramadan Xh.) për të dhënë hollësi për 7 pyetje për gjyqin që u kërkohej vendosmërisht nga kryeprokurori ushtarak Nevzat Haznedari, korrik 1946 (është gjetur vetëm përgjigjia e Manush M., Zëvendëskomisar i Brigadës V-të), të kërkuara me ngulm nga autori i këtij shkrimi.
“E pabesueshme, amá e vërtetë”- do të jetë referimi i shpeshtë për Gjebrenë – dhe përfillimi vjen nga Nexhmije H., që kishte heshtur në dekada e bën një gjest njerëzor e të mençur, del nga vetja e antagonizmi i vjetër, me një vlerësim objektiv në libri Lufta jonë Çlirimtare (2011): “Gjebrea ishte organizatore e aksioneve antifashiste në shkollë e në qytet dhe në ballë të tyre” dhe me plot detaje qëndrese antifashiste, madje ka dhe të panjohura më parë, amá Gjebrenë e sheh vetëm në Tiranë, por jo në Vlorë, ku edhe Gjebrea shkëlqeu e mbeti pa të ngjashme me të vetët në të gjitha strukturat komuniste. Në 22 faqe për Gjebrenë mëton të largojë përgjegjësinë për ekzekutimin barbar të Gjebresë, shoqes së saj dhe për argument ka largimin nga Tirana në Korçë më 22 shkurt ’44 (faqe 384), por biografia e saj (Zëri i Popullit 1948: 27 nëntor) për Kongresin e Parë (1948) zbulon tjetër të vërtetë: “Në fund të marsit nisem nga Tirana me linjën e Elbasanit.” Dhe diç më shumë për thelbin e të vërtetës e që s’kujtoi ish-shoqja e saj për sa e dashur dhe e njohur ishte Gjebrea në njerëzit e thjeshtë e inteligjencën e Tiranës: Hyseni (Gogo N.), sekretari politik i Qarkorit të Partisë së Tiranës, në letrën dërguar Tarasit (10 korrik 1944) i shkruante: “Ju vetë e dini që Interesanti njihej shumë këndej…” dhe ndajfolja shumë për të qenë afër të vërtetës shumohet me shumë ‘shuma’ të tjera, për të ardhur tek realja e popullaritetit që kishte Gjebrea në Tiranë. Në gazeta Rinia (17 shkurtit 1947) kur Gjebrea kishte marrë pafajësinë, një shok i Liceut i friguar nga përgjegjësit e krimit që identifikohet me shkronjën P. (me shumë gjasa Pirro Kondi) bën një portret të hatashëm të shoqes së afërt, ilegales Gjebrea: “… Përshtypjen më të madhe ma ka lënë atë mbrëmje kur e pashë Ramizenë të nisesh për në aksion, për të marrë një shtypshkronjë komplet të armikut. […] Ramizeja më tregoi revolverin dhe plumbat që mbante në xhep dhe shënjën e njësiteve guerile që kishte vënë në të thyerën e xhakestës. “Mund të biem në përpjekje, mund të na duhet të luftojmë dhe të vritemi. Dhe gjithë qejf si të shkonte në dasëm u nis me shokët në aksion.” Rolin kryesor në aksion iu desh ta luajë Gjebrea për futjen e shokëve në shtypshkronjë dhe transportin e pedalinës me makinë e vetme për në rajonin e Kamzës.
Gjebrea me karakter të hapët por dhe të sertë; ka fakte e argumente plot nga ish-bashkëkohës të saj dhe vjen këtu një argument i vërtetë nga Nexhmije H. dhënë autorit 13 vjet më parë: “Besimi në veten e saj, e bënte në ndonjë rast të rrëmbehej dhe kjo interpretohej si shenjë arrogante. Por fakti që ua thoshte njerëzve “bam” në sy ç’mendonte, tregonte se ajo kishte një karakter të hapët, të sinqertë.” E thuajse 10 vjet më pas është dhe më e hapët, e rimerr argumentin e dhënë më parë dhe e modelon: “Ramize Gjebrea kishte ca si besim të tepruar në vete dhe këmbëngulte në mendimet e saj. Nuk e pranonte dot të mos mbështetej mendimi a propozimi i saj. Kjo këmbëngulje bënte që nga disa ajo të quhej autoritare, nga disa mendjemadhe. Por ky tipar karakteristik i pavarësisë dhe i besimit të tepruar në vete, duke u rritur e pjekur, mori formën e mendimit të lirë dhe të normave të kohës dhe të hapësirave ku jetonte. Ramizeja dallohej për inteligjencën e mprehtë dhe për kulturën e gjërë jashtëshkollore. Por ajo ishte e një vajzë revolucionare e aksionit.…” (faqe 404) Nga asnjë shoqe shkolle e ish-bashkëluftëtar, që janë shumë, s’ka asnjë shenjë mendjemadhësie, përkundër tepër modeste. Kështu, Gjebrea në krye të grave e vajzave demonstruese të Tiranës (17 shtator ’42) përleshet me një fashist që deshi t’i heqë sharpin të shihte fytyrën dhe mori një pështymë në fytyrë e arrestohej, dhe në një shkrim të saj atë meritë poshtërimi për fashistin ia dha vajzës shqiptare. Në Tiranë ishte e vetme që e kishte derën e shtëpisë hapur nga gra e vajza shtëpiake, po e dashur shumë edhe nga rinia e shkollave të mesme- e Liceut e Teknikes; mundet të ishte e autoritare apo arrogante, që ua bënte “bam” në fytyrë shefave të mëdhenj të saj, edhe Mugoshës a Miladinit, kur kushdo i shkel në kallo apo i vë shkopinj punës së saj.
Më 16 gusht ’42 Gjebresë i vrasin dashurinë e vërtetë, të dashurin e fejuar Misto Mame, me të e Mihal Durin bashkë në aksione të mëdha antifashiste që bënin emër. Bashkëkohës (Luan Omari, Vera Malo) rrëfyen për Gjebrenë e pushtuar mjaft kohë nga trishtimi i vrasjes së Mistos; e këtë rrethanë nxituan të rrokin shefa të saj për ta vënë në dorë dhe të “bekohej” fejesa ilegale, për lidhje të shkurtër dashurie, e kësi “fejesa” ishin në modë për komunistë të Tiranës. Kur ende më mungonin burimet arkivore për këtë soj fejese, rrëfente Dhora Leka, aktiviste e njohur e rinisë komuniste, dhe për të mbrojtur ngjyrat e Luftës i quante raste të izoluara: komunistë me përgjegjësi i vinin synë një bukurosheje ilegale, gjenin një banesë të sigurt dhe kalonin në një bashkëjetesë, “dashuri të shkurtër” e quante ajo, kurse për Gjebrenë ruante mendim se debatoi në qarkor për këtë soj fejesë dhe shoqet qanë me dënesë kur një mbledhje qarkori mësuan arrestimin e Gjebresë. Me karakterin e saj të sertë, dhe kur s’ishin tharë ende lotët për të dashurin e zemrës, sigurisht Gjebrea “grushtoi” në fytyrë shefin e saj për “fejesë” ilegale dhe kjo s’mundi të kalojë pa lënë gjurmë; largohej e rebeluar në Berat, ku kishte familjen; Nexhmije H. ka shkruar gjithnjë se Gjebresë iu dha detyrë me përgjegjësi më e madhe në qarkun e Vlorës e përherë është mbajtur në fshehtësi Gjebrea në Berat, nga janari në fund të qershorit ’43. Fejesa ilegale është një temë e panjohur, ndaj vij me dy dokumente arkivore nga Hyseni (Gogo N.), që sjellin një opinion të kohës, të popullit, me shënime të shkurtra apo konvencionale e me pseudonime, në ditët e fundit të shkurtit ’44 (pa datë), por që “Shpirto” (pseudonim i njohur) e pranishme në atë mbledhje i mohoi kësi “fejesa” Hyseni: ”Peçe thotë se partizanet ankohen nga përgjegjësit e tyre. Nona mbi fejesat ilegale. Nga Korça ankime nga Dhora Leka. Në Rini flitet për këto fejesa, shumë ankohen për këto fejesa ilegale, Peço, Shpirto, Venusi. Për fejesat flitet në popull. Thonë që këto i bën Partia. Flasin se në çeta ka abuzime (seksuale) nga përgjegjësit. Puna e Vlorës është marrë vesh. [arrestimi i Gjebresë, v.b]”. Ndërsa në një letër që i dërgonte Tarasit (14 korrik) Hyseni i shkruante:“… Që të gjithë flasin për fejesa ilegale që po shtohen këndej. Që të gjitha shoqeve u kanë vënë nga një të fejuar. Partizanët që vijnë nga çetat e ndryshme përhapin fjalë se gjoja në ushtri përgjegjësit mbajnë me vete gjithmonë shoqe. Flasin se këto gjithnjë i bënte Partia…” Nga këto pak rreshta është i qartë fenomeni i “fejesave ilegale”, paçka se flitet me gjuhë të nënkuptuar po domethënëse.
Gjebrea me detyrë njëshi i Rinisë Antifashiste për terrenin në Qarkun e Vlorës, më 3 korrik ’43 ditari e jep në Vlorë, ku nis detyrën e re, dhe takimin e parë e bën me Reis Malilen, luftëtar i orëve të para të Luftës. Misioni i Gjebresë ishte të bindte rininë e qytetit e të fshatrave të qarkut Vlorë për t’u rreshtuar në radhët e Ushtrisë partizane, por dhe me detyrën e ndërmjetëses (për inteligjencë, po dhe njohëse shumë e mirë e anglishtes, frëngjishtes e italishtes) në misionin anglo-amerikan në rajonin e Jugut me Shtabin e Përgjithshëm, siç lexohet qartë në letrën e Tarasit që i dërgon Nako S. (4 nëntor ’43), që Gjebrea të ndërmjetësojë tek misioni i Aleatëve për të marrë ndihma nga Italia për vështirësitë e ushtrisë italiane pas kapitullimit. Më 31 dhjetor, në letër të gjatë pune, dërguar Qëndrorit të Rinisë Komuniste, pos të tjerash Gjebrea informonte: “Qarkori i Rinisë së Vlorës ka mundur të nxjerrë 225 të rinj”, që fillimisht me ta organizoi Batalionin e Rinisë e më 20 janar ’44 me të u formua Batalioni i Tretë i Brigadës V-të dhe partizanët e batalionit e kishin “shenjt” komisaren e tyre. Nga Lufta mbeti edhe një argument i fortë arkivor për punën e sakrificat e jashtëzakonshme të misionit politik Gjebrea: është Agenda Gjebrea – bllok me format të vogël xhepi, ditët e javës e muajt në italisht e në kapak lexohet Agenda, shok i mirë i Gjebresë në përditmëri e në xhepin e vet. Agenda është ditar i paekuivalent në memuaristikën e Luftës e s’ka në arkiva ditar kësisoji e në kësi përmasash. Ditari fillon në shkurt ’43 e shkon deri më 15 janar ’44, me 132 faqe, të tjerat janë grisje qëllimkeqe në ish Arkivin e Partisë, asgjësohen ngjarje e persona me të cilët Gjebrea mund të kishte konflikte pune e idesh, minimizohet veprimtaria e Interesantit, ose Agenda i bënte hije dikujt tjetër. Ditar me shënime fare-fare shkurt në përditmëri: Ia del të përballojë kohën e keqe në shi e rrebesh, në borë e acar, vështirësi terreni malor, shëndeti me vuajtje nga virusi Anofelis i famshëm i Vlorës, rreziku të mbytej në ujra të përrejve e lumenjve, dhe ditarmbajtësja kap të pamundurën. Kur ditarin e ve në lidhje me raporte, letra, korrespodenca, shkrime e kronika nga lufta, atëherë shihet me sytë e mendjes inteligjenca, shqiptaria, heroikja e saj në ato tetë muaj misioni në atë qark, derisa kanibalët i muar jetën. E motivuar: “Të biesh një herë për atdhe është pak, atdheu kërkon të biesh shumë herë.” Për të gjitha lindi miti Gjebrea dhe e pabesueshme, por e vërtetë (dhe kur mitet mungojnë i krijojnë popujt, kështu dhe Zhan D’Ark, i duhej shumë Francës dhe e vërteta: ishte analfabete, por janë fantaste qënia në krye të legjioneve ushtarake për shpëtimin e Francës nga pushtuesit anglezë, djegia në turrën e druve nga inkuizicioni, dhe e mbyll jetën në një fshat të vogël francez).
Të 20-ën ditë janari ’44 përurohej Brigada e V-të në Bramyshnjë të Vlorës, kishin ardhur rreth 1000 vetë nga të gjithë moshat, edhe nga të 1920-ës. Partizanëve bashkëkohës, me bindje të majtë e të djathtë, nuk u shqitet nga mendja magjia e përshëndetjes e një vajze shumë të bukur e të paemër dhe e mësuan atë ditë: Ramize Gjebrea, aq e re e ç’oratore. Që në fjalët e para Interesanti bëhej zot i të gjithëve, mbretëroi qetësia, heshtje e devotshme u vendos te të gjithë në shesh e tërë sy e vesh në përshëndetjen e zjarrtë, magjia i kishte mbërthyer te folësja që ligjëronte pa kartë. E magjishmja zgjati pak minuta dhe lebërit krenarë s’u besonin syve ç’ka panë tek bukuroshja partizane e ç’dëgjuan nga goja e saj. Gjebrea la pa mend lebërit krenarë, nga ç’mbeti nga përshëndetja prej kohës së largët.
Numrin e ardhshëm do të lexoni:
-Gjebrea për të drejtat e fermës, revista “Buçitja”
-Dy letrat e Ramizesë për Nakon dhe Nexhmijen
– Si u thurr gjyqi kundër saj. Dëshmia e Thanas Nanos

Z,Baruti ka shume te drejte ne ato qe thote per kete ngjarje dhe drejtesisht duhet te hapet dosja qe gjithcka te dale ne driten e diellit e gjithkush te marre ate qe meriton.Po…Si nuk kam pare ndo nje shkrim keshtu te gjate nga ky zoteri qe te denoncoje edhe krimet e fresketa te bera keto vite nga klika Berisha qe nuk eshte vetem nje por jane mijra.Ketu zbehet forca e fjales e zoterise .Perse ky zoteri nuk ka ngulmuar kaq fort per hapjet e dosjeve dhe brenda tyre do ishte zgidhur edhe ky problem!Dicka nuk shkon ne veprimet e njeanshme te z.Baruti.Here barut i lagur e here i thate!Megjithate edhe nje here shprehem per hapjen e dosjes Gjebrea dhe te mirret vesh e verteta.Sa me shume mbajme te mbyllara ngjarjet e bujshme aq me ne pah i nxjerrim ato,aq me enigmatike i bejme>
” Urdhëri me shkrim i Dushan Mugoshës për dënimin e Gjebresë, ………”
Partia jone heroike ,qe na merr per dore nga fitorja ne fitore
dalka qe qenka pjelle e Dushanit ….dhe gjithe kromunistet
Kopila te Titos !
RESPEKT AUTORIT
NDERIM RAMIZE GJEBRESE !
Nderime ?
Ramize Gjebrea ishte komuniste.
Dy gjera ka thmelore komunizmi:
Mungesa e prones private dhe lufta e kllasave.
Une nuk jam Nostradamus. Nuk e di se c’mund te bente
Ramize Gjebrea mbas clirimit. Por fakti qe ishte komuniste…
mi lascia un po perplesso
Nderime ?…..fino a un certo punto.
Ti je nga Vlora, se non sbaglio. Nje bashkohore e Ramizese,
nje vajze Vlonjate ne fund te 44-tres u kthye nga Parisi ku bente
pedagogen in giurisprudenza me idene se mund te ishte utile per nje
vend qe do rimekembej e kish nevoje per intelektuale.
Agitazione e propaganda. 20 anni. Esce nel 65.
Pastron rruget e Tiranes per 5 vjet. Banonte ne bodrumin e nje
shtepie tiranase tek pazari i ri. Me ndihmen e “shokeve” vlonjate
vitet e fundit pastronte korridoret e spitalit. Fliste ne menyre
perfekte kater gjuhe te huaja. A Parigi aveva la sua casa.
Mori come un cane.
Trane qualche parente, non parla nesuno. Vite nascoste.
Nderime ?……ma che ?……….Brividi. Rabbia e Brividi.
Ishte nje idealiste .Donte vetem clirimin e vendit te saj .
cdo kohe i nderon njerzit qe luftojne per vendin e tyre .
me apo pa emrin komunist .
ata qe u vendosen ne krye te kesaj lufte nuk kishin asgje me idealin komunist ,pervecse makthit per te qene ne pushtet .Duke denuar ose pergjithsuar te gjithe keta njerez ,u hiqni emrin e Kriminelit atyre qe vertete jane kriminele .
Mbas lufte do bente fundin e Sabihe Kasimatit ,Musine Kokalarit
asaj Zonjes qe ke frike dhe ti ta permendesh me emer .
Gjyshja ime ka qene partizane .Vdiq me idene qe gjermani e kishte hak plumbin po aq sa dhe envorr hoxha .
Rabbia e una cattiva consigliera !
prandaj rrime ketej nga jemi , Sallake ,
komunizmi eshte nje semundje e keqe dhe e trashegueshme
vlonjatet jane idealist , politika nuk ka asgje qe e lidh me kete te fundit ….6 gjuhe te huaja flisnin qysh ateher , dhe ishim “revizionist”
me dukej vetja sikur isha e bija e Hrushovit 😛
Kurse sot kalamajte e mi do ndihen si bijte e Saliut
“this is miracle of freedom ”
ruajna zot nga idiotesia dhe Skiptaria !
Nje merite te madhe ne kete mes ka Kadareja, i cili e di mire se me hapjen e dosjes do te dekaskohet perpara botes Nexhmije Xhuglini-Hoxha.
Jam shume i cuditur me keto artikuj ” bombastike ” te ish profesorit te marksizmit dhe te PPSH te ketij mender Vafsi Baruti.Nuk eshte hera e pare qe ky morr i Enverit eshte ne rradhen e pare te kryqzates kanibaleve kunde figures enver hoxhes.
Artikuj te tjere kontraversale te tij si ajo qe nexhmija me enverin kishin vrare qemal stafen,se envei kishte 5 data lindjesh(sa ka perdorur lul basha pashaporta te shteteve te ndrysheme) deri te poshtrimi i luftes NCL.
Kete gafe po e shohim shpesh te gazeta Dita qe vihen perballe ish bythelepires te Enverit si Qani Duraj,Qemal Lame (ish kryehetues)Ismail Kadareja,Teodor Kareco,Pellumb Kulla,apo tipa qe Enveri i ka trajtuar me kujdes te vecante si Uran Harram Butka qe dalin ketu me “shiit storme” e tyre dhe qelbin dynjane.Pastaj fillon faza e dyte qe jepen “kundershtaret” e tyre dhe biznesi arrin majat..Kjo menyre mendoj se eshte gabim sepse:
1-Mund te numeroj mijra raste qe gjate L2B boterore dhe deri ne ditet e sotme jane bere krime nga me te ndryshmet qofte ne Amerike qofte ne europen perendimore te natyrave te ndryshme dhe nuk ka bere vetem Enveri ne ate kohe .Le te kujtojme kampet e perqendrimit te qytetareve amerikane me origjine japoneze ,bombat atomike ne japoni,bombardimi i dresdenit,napalmi i vietnamit,kukklus klani dhe bejme mire ta mbyllim muhabetin me Enverin qe fillohet sa here hapen fushatat e votimeve.
2-Ne kohen qe jane mbyllur perfundimisht krimet e perbindeshme dhe te pafundeme te Sali serbit dhe te hapen keto detaje qe kane ndodhur para 70-80 vjetesh keto veprime jo vetem qe jane antishqiptare por dhe veprime kanibalesh dhe hijenash qe ushqehen me sende te vdekura
Z. Baruti flet me dokumente arkivi. Nuk ka asgje si :kujtimet e veteranit” Kush ka kohe e durim te lexoje proces-verbalet e mbledhjeve te organizatave te P.P.Sh do shohe se kjo histori eshte e zakonshme.
KOZI !
me fal se te prisha gazin e festes !
jeni mbledhur gjithe keto hijena,krimba ,zvarranike,vampirode dhe po shijoni fosilet 70 vjecare,kur akoma nuk jane tretur te vraret e 21 janarit gerdecit dhe qe gjithe ai vend eshte kthyer ne halene e botes…Shkoni nekrofile te ish pularia e laprakes dhe merrjani ate shtepi qe I ka mbetur..por mos harroni merrni me vehte dhe sheikun shkerdhen berisha dhe nipin e zogut kurves….u vrane presidenti kenedi,me villain dhe martin lutter king ne vitet 60 ne shba dhe asnje ne bote nuk ben si kozi dhe ky varrmihes baruti…
21 i Kokepalareve
e kuptoj qe hidherohesh nga historia e kelyshve te kuq qe te kane rigjeneruar , por duhet te kuptosh qe mosndershkimi ketu e ka zanafillen .Te kto histori !
Tek ata qe ti dhe turma idiote nderoni ende si heronj .
Nqs nuk e kupton apo nuk do , te siguroj qe lista e atyre qe do bej theror partia do jete ende e gjate .
do vazhdoni te hani ngjala dhe do vdisni Kokepalar !
boten lere ,se bota eshte armike dhe kapitaliste .
o zot kur permend dhe ti M.L.King
ne ate vit qe permend ti , kenga e juaj ishte
“Ne vitin 60
envorri prape ne Moske
ja perplasi ne fytyre
cuditi gjithe nje bot ”
dhe bota u cudit vertet ,ju la ne idiotesine gjenerale ku ju duartrokisnit partine dhe sot …ate beni
Gjeje drejtesine te 1 milion votat e kokepalareve
ketu je jashte teme …je jashte KLASES TENDE !
Ky Baruti di te shkruaj per dicka tjeter? Ky person ne nje brime i bie fyellit na beri mos ta lexojme me gazeten cfare interesi ka ky person qe perpiqet gjithmone te denigroje figuren e Zaho Kokes?
. Merru me dicka tjeter o burre i dheut dhe leri rehat kockat e te vdekurve turp te te vije.Duke nxjerre ne cdo shkrim nje te fejuar te ri te Ramizese ve ne diskutim moralin e saj.
per komentuesin LOPE BERISHA
nhu jane vetem kokapalaret e 21 janarit or lope viqidoli.
keto shushunja qe merren me shekullin e kaluar pse kane harruar shume krime te qikllopt berishe ??
kape nje cike kete ketu poshte KUSHE ZHDUKU REMZI HOXHEN
9 Mars 2012 – 17:05
Ardian Hoxha, djali i biznesmenit shqiptar Remzi Hoxha, i zhdukur 16 vite më parë, i ka drejtuar një letër të hapur Kryeministrit të Shqipërisë, Sali Berisha, të cilin e ka akuzuar se ka bashkëpunuar me Serbinë.
Në letër thuhet gjithashtu se pikërisht pse babai i tij dinte për takimet sekrete të Sali Berishës me Sllobodan Millosheviccin dhe Kiro Gligorovin (ish-presidentin e Maqedonisë), është vrarë nga njerëzit e Berishës, në atë kohë president i Shqipërisë.
“Me shumë dhembje ju drejtohem sot juve si reagim ndaj deklaratave tuaja për ‘ata që punojnë për Serbinë’, për shkak se nuk dua të bëhem pjesë e politikës tuaj ditore dhe lojërave tuaja për pushtet, megjithatë do të shprehem sepse ju nuk po e thoni të vërtetën. Për më shumë, ishin informacionet se ‘kush punonte me Serbinë dhe për Serbinë’ që ju shtynë të zhdukni babain tim, Remzi Hoxhën”, thuhet në fillim të letrës së Ardianit, drejtuar kryeministrit shqiptar, Berisha, në të cilën theksohet se familja Hoxha për 16 vitesh është përmbajtur dhe nuk i kishte dhënë kahje politike çështjes së zhdukjes së Remzi Hoxhës.
“Me këtë letër/vepër nuk jam duke e mbrojtur z. Rama për të cilin jeni deklaruar se punon për Serbinë dhe nuk dua që kjo të kuptohet si e tillë, por thjesht dua që t’ua rikujtoj juve se kush me të vërtetë ka punuar me Serbinë dhe për Serbinë. Për më shumë, familja jonë nuk është e pozicionuar me asnjë parti politike, qoftë në Kosovë, Shqipëri apo Maqedoni, dhe është ‘mbi-politike’, pra me popullin. Pra, ne nuk jemi as me të majtën, as me qendrën, e as me të djathtën”, thuhet në letër në të cilën i kërkohet Berishës se e ka për obligim t’ia sqarojë popullit Shqiptarë fatin e Remzi Hoxhës.
“Babain tim, Remzi Hoxhën, njerëzit tuaj me ju në krye si President i Shtetit, e keni zhdukur mu për shkak të frikës së zbardhjes së veprave tuaja me Serbinë dhe për Serbinë. Ju, Sali Berisha, duhet t’i tregoni popullit Shqiptarë për takimin tuaj me Sllobodan Millosheviçin dhe Kiro Gligorovin, më 31 Maj, 1993, në Shën Naum të Maqedonisë, dëshmitar i të cilit ishte edhe babai im. Ju po ashtu duhet t’ia tregoni popullit Shqiptar takimin e Bashkim Gazidedes me Arkanin (njeriu që ishte udhëheqës i masakrave ndaj Shqiptarëve), në Shkodër”, thuhet në letër, e cila vazhdon me akuza ndaj Berishës për mbështetje të tij ndaj Serbisë, në kohën sa kjo e fundit ndodhej nën sanksione të bashkësisë ndërkombëtare.
“Ju, Sali Berisha, ishit ata që ndihmuat Serbinë me naftë për ta ndezur edhe më tepër luftën në Ballkan, dhe për t’i mbushur me naftë tanket e paramilitarëve dhe ushtarëve Serb që masakruan mbi 10 000 Shqiptarë, që dhunuan nënat, motrat dhe vajzat Shqiptare, e që dëbuan nga shtëpitë e tyre mbi 1 milionë Shqiptarë, kur e gjithë bota i kishte vënë embargo Serbisë. Ju, Sali Berisha, ishit ata që ndihmuat këta Serbë, që sot janë duke u bërë pjesë e Bashkimit Evropian dhe të cilët akoma kërkojnë ta marrin një pjesë të Kosovës. Ju, Sali Berisha, ishit ata që burgosët Adem Jasharin, Zahir Pajazitin, Hashim Thaçin, e shumë patriotë të tjerë Shqiptarë të cilët u vranë nga po këta Serbë, dhe ndoshta nga nafta juaj. Andaj, ju lutem mos u merrni me këtë temë sepse na e shtoni dhembjen edhe më shumë. Në fund ju pyes juve: ‘Kush qenka ai që punon me Serbinë dhe për Serbinë?”, përfundon letra e hapur e Ardian Hoxhës drejtuar ish Kryeministrit të Shqipërisë, SERBERISHA.
ajo ska qene kurre e dashura ose e fejuara e misto mames, shkruani sakte.
Vasfi Baruti ka qene psikopat me Kobe, qw ne rini. E kam patur nw klase. Air nuk ka asnjw shok.
Ceshte ky idiot delirant,qe shkruan hartime konviktoresh,te ndjera dhe me bote!Zysh Nora eshte bere zevendesministre te te veje nje 10! Po s`pat vdekur Agllaia,merri nje dokument,se e ka takuar para vdekjes,Ramizene! Nexhmija e ka mbyllur kasaforten qe ne 42,kur lante breket enverit dhe bashke me breket e palara percillte udhezimet per eleminimin e shokeve!
Jam sjume dakort me komentuesin 21, rinxjerrja e ketyre shkrimeve, per mua eshte nje diktat i sali berishes, qe duke perdorur dosjet e sigurimit, fut ne loje ish spiune, per te ngaterruar shqiptaret, ose qe shqiptaret mos te merren me krimet e sali berishes, qe jane krime te gjitha mbas shpine, por te merren akoma me histori te luftes.
Dikush qe e ka jetuar ate kohe dhe qe ka qene ne moshe madhore, i themi bujrum, fol se e ke te drejten te tregosh dicka qe eshte shkruar shtrember, por te flasin ata qe e kane vetem me te degjuar kjo s3shte as korrekte dhe as merite.
Ndersa kohen berishiane ne e kemi te fresket dhe e dime se krimi dhe vrasjet ne pusi, ishin nje nga faktoret e sali berishes, per te shpallur boterisht se Shqiperia seshte shtet se shqiptaret jane njerez te eger.
Prandaj jepen keto shkrime te disa ish spiuneve, me te vetmin qellim, qe mos ti kerkohet llogari sali berishes, por te merremi akoma mevate qe ka 30 vjet qe ka vdekur.