Miti i Stalinit është ende i gjallë në Gjeorgji

anazapta

Sjellja e gjeorgjianëve ndaj Jozef Stalin ka qenë gjithmonë kontradiktore. Zhurma për monumetin në qytetin e tij të lindjes Gori, është bërë një shembull i qartë i ndarjes së mendimit të gjeorgjianëve

Për disa gjeorgjianë Muzeu Stalin në qendër të Gorit është i gabuar. Genati, guidë turistësh nga kryeqyteti Tbilisi, nuk do të hyjë brenda. “Mua nuk më pëlqen këtu. Ky vend më fut të drithërima”, thotë ai. Muezu ndodhet në këtë qytet të vogël kaukazian pikërisht atje ku ishte planifikuar 62 vite më parë. Edhe pse u tha se do të ishte thjesht një muze historik, njerëzit kishin frikë për funksionin e tij të vërtetë, duke qenë se Jozef Stalin vendosi ta ndërtonte ngjitur me shtëpinë ku ai lindi dhe që tani është e rrethuar nga një superstrukturë e ndërtuar me gur.

Statuja e Stalinit në Gori të Gjeorgjisë

Jeta e Stalinit paraqitet në mënyrë kronologjike dhe në detaje, me foto të zmadhuara, shkrime të mëdha, poezi të adoleshencës, një valixhe e revolucionarit të ri që u arratis nga burgu i Siberisë, pjesë moblijesh dhe më pas shumë dhurata nga shtete të ndryshme pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore.

Një nga pjesët kryesore të muzeut është një dhomë ovale ku gjendet një nga maskat e vdekjes të Stalinit. Kur hyn në dhomë duket sikur vëzhgohesh nga forca mbintayrore. “Kur hyra për herë të parë kisha shumë frika për shkak të kësaj maske, por tani për mua është thjesh një muze”, thotë studenti i artit Tamar nga Gori.

‘Falsifikimi i historisë’

Presidenti Mikhail Saakashvili, i cili është pro Perëndimit, bëri disa përpjekeje demonstrative për të “destalinizuar” Gorin. Në vitin 2010 në një baner të vendosur në muze lexohej “falsifikim i historisë. Është shembulli tipik i propagandës sovjetike dhe përpiqet të legjitimojë regjimin më të egër të historisë”. Planet ishin që muzeu të paraqiste viktimat e Stalinit, të vrarët dhe të burgosurit gjatë tre dekadave të regjimit. Por përpjekja nuk ishte e planifikuar mirë dhe hasi në kundërshtimin e punonjësve të muzeut.

Shtëpia e lindjes së Stalinit në Gori

Në të njëjtën kohë vinçat e qeverisë hoqën nga sheshi qendror i Gorit statujën 6 metra të Stalinit. Një gjë e tillë shkaktoi zemërim tek banorët e qytetit dhe 5000 prej tyre nënshkruan një peticion që kërkonte kthimin e tij. Në krah të tyre doli edhe Parlamenti rajonal. Në fund të muajit korrik qeveria e kontrolluar nga kundërshtarët e Saakashvilit vendosi që statuja të rivendoset sërish në 21 dhjetor, ditëlindjen e Stalinit.

45% e gjerogjianëve kanë mendim pozitiv për diktatorin dhe 68% e tyre e quajnë si një ‘lider të zgjuar’. “Natyrisht që ne nuk na pëlqen që ka ende diskutime rreth Stalinit në Gjeorgji,” thotë Thomas de Waal, analist pranë Carnegie Endowment dhe bashkëautor i libirt “Misteri Stalin”. Ai thekson se edhe përpjeket e Saakashvilit për ‘destalinizim’ ishin sipërfaqësore. “Ai program kishte thjesht si qëllim të hiqte disa simbole, por jo të niste një debat të gjerë mbarëkombëtar rreth tij.”

Një rol të rëndësishëm në këtë situatë luan edhe marrdhënia me Rusinë. Edhe pse Stalini bëri të mundur që Bashkimi Sovjetik të mos ushtronte shumë presion ndaj Gjerorgjisë, për gjeorgjianët armiku i vërtetë ishin rusët. Gjatë regjimit në një farë mënyre ata kishin njeriun e tyre brenda tij.

Presidenti gjeorgjian Michail Saakaschwili

Bombardimi i Gorit

Pesë vjet më parë, në gusht 2008, Rusia bombardoi dhe pushtoi Gorin në luftën që zgjati një muaj. Të paktën 60 civilë gjeorgjianë humbën jetën dhe dhjetra të tjerë u plagosën. Human Rights Watch akuzoi Rusinë për vendosjen e minave në qytet, po akuza nuk u pranua nga Rusia.

Pas kësaj ngjarjeje qeveria e Saakashvilit mori materiale dhe dëshmi nga qyteti dhe i shtoi në Muzeun e Pushtimit Sovjetik në Tbilisi, që është e kundërta e Muzeut Stalin në Gori.

Por e gjitha kjo pati një ndikim të vogël për fuqinë e mitit të Stalinit në Gjeorgji sipas de Waal. “Unë nuk mendoj se lufta e vitit 2008 bëri ndonjë diferencë. Pas vitit 1956 Stalini nuk shihej më në të njëjtën mënyrë në Bashkimin Sovjetik. Ishte e mundur të ishe anti-sovjetik dhe pro-Stalin në të njëjtën kohë.”

Share This Article
18 Comments
  • Josif Visarionoviç Stalin (dhe jo Jozef) eshte nje figure historike nderkombetare dhe jo thjeshte sovjetike apo gjeorgjiane. Eshte figure historike, jo vetem pse udhehoqi dhe ndertoi nje shtet te kalbur nga regjimi feudal carist duke e kthyer ne nje shtet te fuqishem dhe modern, por se mbi supet e tij mbajti peshen me te rende te nje prej luftrave me te pergjakshme boterore, kunder nazizmit hitlerian, duke e udhhequr boten perparimtare drjet nje fitore qe do te shkelqeje nder sheku per madheshine e saj. Nese ushtria hitleriane do te kishte parakaluar si fitimtare ne Moske, edhe sot pas 70 e ca vjetesh, jo vetem ish BS-ja por gjithe bota do te ishte nen çizmen e kembes se hitlerianeve pa hitlerin. Mitizimi apo çmitizimi i figurave historike qe kane bere epoke, jane pjese e lojrave politike dhe klienteliste te atyre politikaneve apo te vetequajturve “Burra shteti” qe kane prirje te shikojne qimen ne syrin e tjetrit dhe jo trarin para syve te tyre. Shakazhvili dhe plot te tille jo vetem ne Gjeorgji jane kalimtare te jetes se zakonshme dhe absolutisht jo te historise se vertete qe do te mbahen mend vetem deri ne brezin e dyte pasardhes te vetem familjeve te tyre biologjike.

  • Stalini ishte burimi ku Enver Hoxha merrte frymezim per krimet gjakatare te tij. Stalinizmi beri Enver HOMON te kuptoje se sadizmi dhe tirania mund t’i siguronte pushtetin e pakufizuar mbi shqyptaret. Nga viti 1923 deri ne vitin 1933 Stalini vrau dhe likuidoi dhe la te vdesin nga urria mbi 30 milione vete. Ne Ukraine qe ishte hambari i grurit per Evropen vdiqen mbi 12 milione vete nga uria. Vetem nga keti shifra makaber mund te gjykohet se ky ka qene krimineli me i madh i te te gjitha koherave. Sic eshte edhe klasifikuar nga historia boterore. Para se te vdiste Lenini i shkruante ne nje leter speciale Byrose Politike te Partise Bolshevike: “Mos lejoni qe ne pushtetin ta marre ky gjeorgjian pa kulture dhe i eger.” Stalini me pas internoi te shoqen e tij dhe ashpersoi ne maksimum luften e klasave. Ne vitin 1939 Stalini beri aleance me fashistet gjermane me paktin Ribentrop-Molotov per ndarjen e Polonise dhe te republikave balltike. Me pare Stalini kishte pushkatuar te gjithe gjeneralet e tij pas nje loje inteligjente spiunazhi te gjermaneve pa meshiruar as marshallin legjendar te Ushtrise se Kuqe Tukacevski. Ne vitin 1941 kur ushtria gjermane ishte para dyerve te Moskes Stalini i bere tape ishte shtrire poshte krevatit dhe atehere ne dhome hyn gjenerali Zhukov dhe i thote: “Ngrihu dhe foli popullit se po pret!” Atehere Stalini mban edhe fjalimin e tij historik dhe ushtaret nga parada ushtarka para mureve te Kremlinit shkonin direkt ne front, qe ishte disa qindra metra me larg. Te gjitha keto i ka shkruar vajza e tij Svetllana qe ishte nga te parat qe denoi egersine dhe sadizmin e babait te saj duke folur edhe per vetvrasjen e nenes, gruas se Stalinit qi nje mizori e karakterit te tij prej Diktatori gjakatar. Para se te vdiste i helmuar Stalini i kerkoi njeriut te besimit te tij, kriminelit sadist Berja, qe drejtonte sherbimet sekrete nje gote te madhe me vodke. Pas vdekjes se tij Berja kerkoi te likuidonte Zhukovin, gjeneralin legjendar te Leningradit, Moskes dhe Berlinit, por ai ne ndryshim nga gjeneralet frikacake shqyptare nxorri nga cizmet patllaken e tij te fshehur dhe ja numeroi ne lule te ballit kriminelit te Stalinit Berja.
    Kjo eshte e dhe historia e MONSTRES gjeorgjiane apo gruziane Stalin qe ishte edhe BURMI nga ku merrte frymezim edhe ANTIKRISHTI shqyptar Enver Hoxha.

      • me te lumte se po flasin shume per enverin
        le te bejne bilancin sa jane vrare ne lufte , sa jane vrare gjate viteve 1944-1990, dhe sa jane vrare 1990-2013. e te shohim .
        ku jane shkollat qe u ngriten ne cdo vend ,
        ku eshte elektrifikimi qe ishte ne cdo cep te vendit , ata pak rruge qe ishin si jane ?
        ku eshte nderi I nenave e motrave.
        ku eshte ushtria shqiptare e armatimi I saj se vendet shoviniste fqinje qe duan te na hane pse kane ushtri , pse tremben nga ne ?
        pasi te jepni pergjigje analizoni periudhen e enverit.

    • O nastro thashethemexhiu,
      Po ku i ke gjetur keto fakte o mendjendryshkur?!…
      Gjej gjekund nje gozhde te shtrember, dhe futja kokes, mbase te vjen mendja ne vend.
      Ti nastro do te shpifesh per çdo personalitet boteror.
      Qe je kaq mendjelehte dhe karagjoz, nuk eshte e veshtire te kuptohet. Stalini ish pjese e koalicionit antifashist me personalitetet me te shquar te kohes dhe mbajti peshen kryesore te asaj lufte dhe nuk ish nga ata qe shtrihej i dehur posht tavolines, siç e pershkruan mendja jote e fandaksur, duke lexuar kujtime te shkruara nen trysnin e maqinerise se luftes!….
      Keto ” fakte”, qe permend ti jane me bollek nga arsenali i kohes se luftes se ftohte, kur bota ish e ndare ashper ne dy kampe dhe secili kamp, sovjetiket per perendimoret dhe perendimoret per sovjetiket i kane derguar njeri tjetrit plot akuza te fryra e te sterfryra, per te luftuar njeritjetrin!
      Qe te besosh tregun mediatik te asaj kohe dhe propaganden e shfrenuar midis dy kampeve, eshte nje lloj si te vertitesh si nje aeroplan pa aerodrom, sa andej ketej dhe te mos dish te ulesh diku mbi toke!
      30 milion te vdekur, te likujduar dhe te lene te vdisnin nga mizoria e Stalinit!….thotë nastradin mendjepjerdhuri!…
      Propaganda o nastradin, ne kohra te caktuara eshte aq agresive dhe vrasese sa edhe ushtria ne front! Propaganda i paraprin gjithnje luftes.Dhe ne ate kohe Lindja dhe Perendimi ishin ne një front beteje per jete a vdekje!
      Prandaj jane historianet dhe vet shkenca e Historise qe ti vleresoje ngjarjet me realizem, vertetesi dhe gjakftohtesi!
      Por ti nastradin fluturon me preshe, andej nga fryn era!
      Nuk paske lene liber te propagandes se zeze pa mbledhur shpifje, more qerrata!
      Historia e Stalinit dhe e vet popujve sovjetik eshte ne radhe te pare histori e tyre dhe jo e propagandes gebeliane apo e kohes se luftes se ftohte, siç njihet tashme ne Histori.
      Ne perendim ka plot botime qe e vleresojne dhe e kritikojne realisht Stalinin, ndersa ti nastrua yne ke shume per zemer propaganden e Gebelit!
      Besoje, ate, eshte pune per ty!
      Bota perparimtare ka kohe qe eshte ndare nga ajo propagande!
      Hajde nastrua yne, kush eshte shpifja tjeter e radhes?…
      ….se ti qenke magazine e vertete e shpifjeve dhe thashethemeve!
      Bravo nastradin, por genjeshtrat e tua nuk i beson as gomari yt!…

  • Hahaha., “burri” i peles dhe babai i mushkes, na merrka pozat e historianit dhe analistit.
    Nastradin llagëmi!
    Shko dhe bej historine e dobiçit te Burgajetit dhe mos u mer me burrat e shtetit, se nuk ke kellqe per kesi punesh, o plagjaturist i bijëve te perversave te luftes dyte botrore.
    Ti mor trapush flet sikur ke qene ne nje krevat me Stalinin, ose te pakten jot eme ka qene ne krevat me te ose Enverin dhe ti luaje tek kembet e tyre.
    Shko mor idiot dhe shpifes i ndyre me gjithe shpifjet e tua dhe trillimet e atyre qe nuk ishin as sa nje qime e …. se ketyre burrave te shtetit.
    Stalini ishte diktator , por kjo nuk i jep asnje te drejte plehrave si ty, ca lloj cubash dhe burgaxhinjsh ordiner, sherbetor te satrapit Zog dhe bythelepires te Enverit dhe sistemit te tij, qe kane zbritur nga shpellat , te shpifin ne menyre te peshtire sa te bejne te vjellesh zorret.
    Per ty dhe ata qe te pollen ty, pavarsisht se ishe apo jo femija i tyre biologjik, do te ishte lumturi po te kish fituar hitleri..

  • STALINI , ka vrare ne vendin e tij ,nuk diskutohet ,por po nuk e T’HARRE MISRIN ai behet i holle anemik dhe nuk arrin qe te formoje kalli .
    Kush e shan STALININ ?
    Padyshim kapitalizmi boteror ,i cili ne vitet 1939-1944 i nderseu BASHKIMIT SOVJETIK ,GJERMANINE .
    Kur AMERIKA dhe ANGLIA e pane qe STALINI i vetem ,me perpjekje titanike e theu bishen NAZISTE ,ku REPUBLIKAT ISH -SOVJETIKE i dhane altarit te lirise 12 MILION ushtare te vrare dhe rreth 11 MILION civil te vrare po ashtu , hap frontin e dyte ,por jo ne fillim te 1943 por thelle ne mes te 1944 . – Ju lutemi beni kujdes me etiken – MODERATORI

  • Po jam dakord ne se ENVERI ja ka shker………………..nenen NASTRADINIT ,paska ber mire .
    STALINI , ka vrare ne vendin e tij ,nuk diskutohet ,por po nuk e T’HARRE MISRIN ai behet i holle anemik dhe nuk arrin qe te formoje kalli .
    Kush e shan STALININ ?
    Padyshim ata qe ai u q..nenat dhe kapitalizmi boteror ,i cili ne vitet 1939-1944 i nderseu BASHKIMIT SOVJETIK ,GJERMANINE .
    Kur AMERIKA dhe ANGLIA e pane qe STALINI i vetem ,me perpjekje titanike e theu bishen NAZISTE ,ku REPUBLIKAT ISH -SOVJETIKE i dhane altarit te lirise 12 MILION ushtare te vrare dhe rreth 11 MILION civil te vrare po ashtu , hapen frontin e dyte ,por jo ne fillim te 1943 por thelle ne mes te 1944 ..
    Sado balte qe te hedhen ish tradhetaret ,kuislinget ,STALINI kurre nuk do te harrohet .

  • APEL NGA NASTRADINI PER ENVERISTET DHE STALINISTET.

    Le tí leme menjeane fyrejet debile dhe te diskutojme ne forme me intelektuale:
    Cili eshte propozimi juaj dhe cfare kerkoni ju, enveristet dhe stalinistet per Shqypnine tone?
    Qe te kthehet Koha e Qepes e Enver Hoxhes apo me keq akoma Koha e Preshit e Josif Stalinit? Dhe bashke me te edhe burgjet dhe kampet e perqendrimit te tipit GULAG me pune te detyruar, me ekonomine bolshevike te perqendruar ne doren e BOSIT komunist dhe me teorine marksiste: “Te gjithe te barabarte ne mjerimin e perbashket”? Kur vendi yne eshte bere antare e NATOS armike dhe po aderon tí bashkohet parimeve te BE-se kapitaliste? Po me cilen llogjike elementare enveristet fanatike ne DITA i dalin ne mbrojtje sovjetikeve komuniste te BRSS-se qe Enver B..hashitesi i quajti ne veprat e tij si SOCIAL-IMPERIALISTE te mallkuar nga Partia e tij e Punes? Nderkohe qe te gjitha vendet e tjera komuniste i quajti si REVIZIONISTE? Enver Hoxha dhe Byroja Politike e tij asnjehere nuk i cuan femijet e tyre te studiojne ne BRSS-ne komuniste te Stalinit dhe ne asnje vend tjeter te ish Kampit Komunist, asnjehere Enver Hoxha i semure nuk i kerkoi ndihme mjekesore per vete dhe per sejmenet besnike te tij ne vendet ish komuniste, por gjithmone zgjidhte ndihmen e Perendimit ne te gjitha fushat. Po Stalini me kohe eshte mohuar totalisht jo vetem ne Bote, por edhe ne Rusine Bolshevike dhe sot ai kujtohet vetem si nje MONSTER dhe DIKTATOR gjakatar, c’ne atehere ne Shqypni i dalin ithtare me “Fanatike se Papa” pa u mbeshtetur ne asnje llogjike historike?
    Nje gje duhet te kuptojne enveristet dhe stalinistet ne Shqypni: Koha e Qepes e Enverit dhe Koha e Preshit e Stalinit nuk mund te rikthehen me, sepse jane groposur nga historia ne Koshin e Plehrave, sepse nuk sjellin prosperitet dhe perparim, por vetem varferi, terror dhe mjerim. Prandaj eshte e kote dhe pa kurfare inteligjente qe te shtrohet per diskutim. Ceshtja eshte se shqyptaret duhet te clirohen sa me pare te jete e mundur nga vargonjte e fares se KEQE qe mbolli Enver Hoxha, sepse 23 vjet pas renies se Murit te Berlinit nuk kane deshmuar vullnet per kete hap rrenjesor drejt Botes se Civilizuar dhe Demokratike. Keto 23 vjet pseudodemokraci te komanduar nga Sigurimi i shtetit shqyptaret kane vazhduar avazin e vjeter te zgjedhin ne menyre te gabuar BOSIN e tyre, prandaj edhe po vuajne kaq shume pa e ditur perse.
    Sa per Gebelsin (jo Gebelin) ideollogjia e Partise Nacional Socialiste te Hitlerit ishte shume e ngjashme me ideollogjine e Partise Bolshevike te Stalinit dhe akoma me e afert me ideollogjine e Partise se Punes te Enverit.

    • Nastradin,
      O mashtrus,
      Gjej nje rresht , ama nje rresht te vetem, ne keto komente te botuara ku kerkohet te kthehet koha e Enverit dhe e Stalinit!…
      Jo o i plevitosur nga mendja. Fjala eshte per nje vleresim korrekt te Historise dhe per te mos lene ty dhe sojin tend te hedhesh balte mbi te Verteten Historike!
      Por ti je mesuar te grish sallate!…
      Vazhdo te grish sallate!…

      • Po hiq dore njehere nga psikollogjia e fanatikut me fyrje ordinere qe te kuptosh te VERTETEN. Ky ishte apeli i nastradinit. Te behemi me inteligjente dhe te shpalosim idete me llogjike pa fyerje dhe cilesime debilesh . Atehere ne cilen llogjike mbeshteten tezat per figuren pozitive te Stalinit, kur MONSTRA e pameshireshme dhe antinjerezore gjeorgjiane eshte mohuar nga vete komunistet ruse qe ne vitet e para te Revolucionit rus me letren e Leninit per Byrone Politike ne vitin 1923? Apo edhe pas vdekjes se tij kur kur BRSS ndryshon kursin politik ne favor te demokratizimit te vendit dhe fillon luften kunder Kultit te Individit? Per me teper kur figura e Stalinit si nje Diktator Gjakatar eshte pershshkruar hollesisht ne librin autentik nga vete vajza e tij Svetllana ne SHBA publikuar me miliona ekzemplare ne tere Boten? Keto nuk jane shpifje apo trillime te nastradinit, por te VERTETA te pamohueshme nga Koha dhe Historia. Pse atehere fanatiket ne Shqypni i thurrin hymne dhe i kendojne elegji Diktatorit me gjakatar te te gjitha koherave, ne nje kohe qe ai eshte mohuar totalisht ne vendin e tij? Ne nje kohe qe ai eshte sikterosur nga vete vajza e tij Svetllana?
        Qe te dalim tek Enver Hoxha. Sa me shpejte te denohet vepra e tij kriminale me pasoja te renda per ekonomine dhe Vatanin aq me shpejt do te clirohen shqyptaret nga vargonjte qe i mbajne larg Botes se Qyteteruar dhe prosperitetit ekonomik. Qe te mos perseritet me historia e zgjedhjeve qesharake te BOSAVE lakmitare si Fatos Nano apo Sali Berisha ne postet me te larta te Shtetit per te vazhduar vjedhja, vrasja dhe mashtrimi me ane te pushtetit te pakufizuar. Ku qendron llogjika intelektuale qe te jesh njekohesisht kundershtar i Sali Komunistit dhe fanatik e ithtar i Enver Hoxhes? Ne kete llogjike duhet te zhvillohet diskutimi dhe jo ne vend te fundit nje pyetje elementare:

        Po pse BOSI i shqyptareve duhet te jete vazhdimisht nje njeri pa shkolle, pa dipllome, pa dijeni, megaloman, snobist, sadist dhe gjakatar, hajdut dhe kusar, mashtrues dhe genjeshtar, pervehtesues dhe lakmitar, sic i kemi pare nga 1944 deri me sot? Prandaj edhe nastradini thote se Koha e Qepes eshte groposur ne Koshin e Plehrave te Historise.

  • Nastradin ! Duke len fare menjan fyerjet dhe debatet e nxehta mbi opinione personazhe dhe informacione propagande te injektuara sidomos gjat luftes se ftoht kur keto vinin nga burime te mirdrejtuara per te aritur nje qellim te caktuar qe shkurt, esht kapitalizmi qe kontrollon sot pothuaj ter ruzullin dhe esht ai qe kurdisi lufterat ,qe kurdisi dhe vet Hitlerin ! Na hedh ktu informacione shum te vjeteruara e thash e themesh te nje propagande gjigande ku mbi te verteta qe dukeshin u krijuan romane pa fund me personazhe qe dihet qe me dhun ju kundervun asaj propagande dhe atij kapitalizmi me personazhe “engjej” qe luftonin te clironin te shtypurit nga ky regjim i ri komunist qe me ne fund u realizua ! Nuk po zgjatem se nuk esht cudi te me quash stalinist dhe enverist qe askush nga komentusit nuk shoh ketu qe ti thurin lavde personale vec trajtimit dhe vlerave historike qe ata mbarten per ate koh te ashper te ndryshimeve te vendit te tyre ! Por ajo qe mora mundimin te futem ne kte koment esht or Nastradin ,dua te them se nuk qenke fare i azhornuar me te vertetat qe po zbulohen nga ky zhvillim teknologjik ku shum te “verteta”qoft te asaj kohe edhe te ktyre diteve qe jemi po dalin se kush i organizoj e kush po vazhdon te organizoj dhun ,luft ,varferi ,”demokraci” dhe ne sa perqind te njerzimit esht perqendruar sot pasuria ! Kjo qe po ndodh sot ne cdo skaj te botes esht shemtimi dhe maskaralleku me i madh qe njeriu ka par ndonje her ! Njerzimi ju nenshtrua te forteve ,te pasurve qe jan shum stalina bashk dhe njerez si ty qe akoma na tregon historira te shkuara e jetojn me to nuk po duan te shohin kte realitet te hidhur qe sot jetojm ! Akoma me Stalinin kur jam i sigurt qe po te kish nja dy si ai nuk do thereshin sot 100 mij Sirian ne nje luft te cmendur e te kurdisur nga ata “stalin kapitalista” qe hedhin gurin e fshehin doren !Nuk do kish sot veto absolute te nje superfuqie qe te drejtoj ngjarjet ,dhunen , e shfrytezimin e te dobtit pa meshir Nuk dua te flas me tej se nuk e kan ate forcen e penes qe te radhis ate qe po ndodh sot e qe i ka rrenjet shum shum perpara e qe njeriun avash avash po e transformojn e po e cojn atje ku duan ..Sa qesharake duken ato historit pa baz qe na flet per personazhe te vdekur tashme e po haroen por ata sot nuk perfaqesojn me emrin e tyre dhe nuk do te meret njeri me emra por perfaqesojn epoken dhe ndryshimet qe ajo solli ….Pra vlersimin historik nuk e hedh dot posht as ti e as ndonje tjeter qe i ka ngelur sahati ne ate koh……….

  • Ok Nastradin, e ende nuk ma kap truni qe diktatura ka bo nje shparje te tille te truve, tmerr, nuk jane as mostra, as idjote, as fanatike, por njesoj (nga trute e shplame) bejne dem!
    Bashkohen me Te Keqen…
    Prova e gjalle trishtuese e asaj qe propoganda ben (i shplan trute edhe jo idjotit)
    dhe me e keqja qe nuk riparohet dot me.
    Qofshin pak si kta burra te shplam trush, kaq mund te uroj!
    Nuk kam asnje percmim, kam vetem nji cudi: si nuk jeni ne gjendje te filloni te gjeni te verteten, pra te DEGJONI 9 here e te flisni 1 here, o njerez te mire (ene se te shpla trush kaq pakthyeshmerisht!).
    Nuk do e kisha besu Nastradin kaq xhahil llik, mik.
    Mjere ne!

    • Ti “OK Nastradin”! E lexova dy here komentin tend.
      Nuk te paragjykoj nga gabimet ortograike.
      Te tilla bejme te gjithe kur shtypim tastieren.
      Zoteri!
      Te trajtosh dhe te pranosh te verteten historike, nuk eshte as propogande dhe as shplarje truri.
      E kunderta, po.
      Ajo eshte si gjethja e thate qe shkon nga fryn era.
      Ja keshtu si nastradini, mik yt., apo dhe shume si ai.
      Stalini, Ruzvelti dhe Çurçilli ishin tre burra shteti qe drejtua alenacen antifashiste.
      Por natyrisht, nese dy te tjeret u futen ne lufte kur bisha nazuiste kishte marre rrokullimen, i pari, Stalini, si drejtues i shtetit qe u sulmua i pari, mbajti peshen me te madhe te asqaj lufte. Duhet ta mohojme kete pse Stalin ka qene nje diktator komunist oper vendin e tij?!
      Me thuaj nje vend me regjim totalitar jo vetem komunsit qe udheheqesit e tij te mos kene qene diktator?
      Diktatoret jane pjelle e sistemeve totalitariste dhe kjo eshte nje setence jo vetem per shekullin e XX-te, por shume me pare dhe pas tij. Deri sa te ekzistojne keto sisteme qofte dhe me vello apo xhakete demokracie.
      Mos u ngaterro pas llogjeve hileqare dhe trashanike ngarkua me shpifje te relikes nastradin.

  • Ky Nastradini po te dinte me shume nuk do ishte kaq kategorik.Ti per Stalinin 90% i ke genjeshtra(mos kerce perpjete se une nuk jam stalinist).Cercilli ne vitin 1955 duke fole per Stalinin ne Dhomen e Komuneve e ngre Stalinin ne qiell(gjeje,lexoje).Stalini ka patur shume te keqija por s’ishte frikacak te futej nen krevat(lexo c’thote mareshall Zhukovi per te),asnje armik i tij s’ka thene qe Stalini ishte pijanec,Stalini nuk e ndrroi djalin Jakovin,rob i gjermaneve me feldmarshallin Paulus te zene rob ne Stalingrad.Ti e ke lexuar por s’e ke kuptuar vajzen e Stalinit.Tema eshte shume,shume e gjere dhe me keto shkrimet tona telegrafike pak gjera mund te thuash!!

    • PSE SHQYPTARET HIQEN ME FANATIKE SE PAPA?

      Degjo nastradinin o dallkauke dhe debile fanatike enveriste ne gazeten DITA:

      Yakov Josifovich Dzhugashvili qe ishte nje nga tre femijte e Josif Stalinit, i lindur nga Diktatori gjeorgjian me gruan e tij te pare Ekaterina Svanidze eshte vrare nebeteje ne 16 korrik te vitit 1941 dmth menjehere pasi Gjermania theu aktin e mossulmimit Ribentrop-Molotov. Historia e kembimit te Jakovit me gjeneralin Paulus te kapur rob ne Stalingrad eshte sajuar nga propaganda bolshevike me per te mitizuar figuren e BOSIT te palenkundur me fjalet: “Une nuk nderroj nje marshall me nje ushtar!” Pas Luftes nga verifikimi i dosjeve naziste u be e qarte, se nuk ekziston asnje dokument qe te vertetoje prangosjen dhe burgosjen e djalit te madh te Stalinit ne kampin e perqendrimit “Sachsenhausen” ne veri te Berlinit i krijuar qe ne vitin 1935 dhe qe u perdor kryesisht vetem per te burgosurit ruse.

      Historine kur Berja e kishte bere tape Stalinin me vodtKe kur gjermanet ishin ne dyert e Moskes dhe nderhyrjen e Zhukovit ne kete moment tragjik e ka shkruar ne librin e saj vajza e dashur e Stalinit Svetlana Alliluyeva, keshtu nuk ka perse t’i “atashohen” si genjeshtra nastradinit. Gjithshtu edhe helmimi i Stalinit dhe vrasja e Lavrenti Berjes ne mbledhjen e Byrose Politike nga Zhukovi eshte pershkruar hollesisht ne analet historike te historianeve pas viteve 90-te te perestrojkes. Prandaj kush di gjuhe te huaja mund t’i lexoje vete qe te bindet per te VERTETEN qe ben te ditur per shqyptaret e paditur nastradini.

      Curcilli asnjehere ne jeten e tij nuk ka lavderuar Stalinin. Me duket se e ngaterron me Ruzvelitin e SHBA-s. Ky konservator dhe antikomunist i paepur nuk shkeli asnjehere ne token sovjetike dhe pas Luftes ishte inciatori i themelimit te NATOS si nje mbrotje nga ekspansioni bolshevike ne vendet e Evropes Perendimore dhe ne Bote.

      Ne perfundim duket paksa e cuditeshme qe shqyptaret t’i thurrin hymne dhe te lartesojne figuren e Stalinit ku ai eshte mohuar me kohe ne vendin e vet, qe ne vitet 1955-1956, kur Hrushcovi denoi Kultin e Individit dhe mizorite makaber te tij. Bile akoma me teper kur vajza e tij Svetllana e ka denuar me ashper se te tjeret ne librin e saj dhe e ka bere fajtor per genocidin kunder popujve te BRSS-se dhe e ka akuzuar fajtor dikrekt per vrasjen dhe likuidimin e pameshirshem te nenes se vet. Per kete nastradini ka pyetur dallkauket dhe debilet fanatike enveriste ne DITA:

      PSE SHQYPTARET HIQEN ME FANATIKE SE PAPA?

  • Hum- hum, o bubi nastradin! Si qen i fshehur, kur largohen te gjithe fillon e leh te njejtat gjera bzdisese, qe miqte e tu,( se nuk je vetem ti nje fallsifikator, mashtrues dhe delenxhi, ka plot si ty, qe misionin e qenit te terbuar e mbajne si kocke te qelbur ne dhembe) e servirin si histori, a thua se jemi nja dy apo tre shekuj pas luftes se dyte boterore.
    O nastradin hajvani! O relike e fallsifikatoreve te historise. Nuk mundet kurrsesi qe shkelqimi i heroizmit te luftes se dyte boterore, nuk mundet kurre qe protagonistet dhe fitimtaret e kesaj lufte, te zbehen nga jarget e felliqura qe dalin nga goje te felliqura dhe te erresohen nga bloza dhe ndryshku i mendeje fishkurve qe kerkojne te çojne amanetin e e pareve te tyre, miqeve dhe bashkepunetoreve te vrasesesve te miliona jeteve te pafajshme, autoreve te shpikjes dhe zbatimit te krematoriumeve per qeniet njerzore, Adolf Hitlerit dhe Benito Musolinit. Nuk eshte nevoja,nastaradin jargashi, te na citosh “burimet” e tua per ngjarjet e stisura, prej atyre te sojit tend jargashes, qe bishtin ua futen jo poshte shaleve por aty ku e donit. Burime te tilla me lengje te kontaminuara ka sa te duash dhe nuk ka nevoje qe te dish shume gjuhe, se serviren te perkthuyera ne çdo gjuhe.Ti nastradin dhe “bashkmendimtaret” e tu, gjithe dallkauket, mbetejet fosile, kopuket, shpifesit, spiunet ordiner, jeni si bishti i qenit dhe bishti i qenit i tille mbetet deri ne ngordhjen fiziologjike. prapa diellit dhe karshi henes me gjithe propoganden tende qe i ngjane pordheve te gomarit te cileta dalin prej gojes tende.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *