E teksa Europa po përballet me një valë infektimesh, në Shqipëri pritet një rritje e lehtë e kurbës së infektimeve në fund të Prillit, por jo në shifrat e muajit Janar dhe Shkurt.
Tani me fushatën zgjedhore ka pasur grumbullime dhe kjo do të reflektohet në një periudhë 2 javore, por do ketë rritje të rasteve vetëm në disa qytete.
Sipas epidemiologut Artan Simaku, Shqipëria nuk rrezikon valë të 4 agresive të Covid, për dy arsye: “Për shkak të vaksinimit dhe imunizimit”.
Kurba e infektimeve në Shqipëri ka pësuar rënie prej muajit Mars.
Epidemiologu Artan Simaku thotë se shqetësim mbeten qarqet e tjera për numrin e lartë të incidencës.
“Qarku i Gjirokastrës është me indicidencën më të lartë, i ndjekur nga Tirana dhe nga Berati”, tha ai.
Pas një viti pandemi, ekspertët thonë se problem për përhapjen e Covid-19 tashmë janë zonat rurale.
j.l./ dita
