MITRA QË E POLLI ISHTE E NJËJTË ME ATË QË DOLI

redaktor

Më 8 dhjetor, PD-ja, ka paralajmëruar se do të bëjë demonstrimin më të madh të saj. Asgjë për t‘u çuditur nga deklaratat e disa liderëve të saj. Që natën e humbjes së madhe, e vetmja alternativë që na ka ardhur nga shqupi politik, në zëra të ndryshëm, ka qenë vetëm një: fillimi i “revoltës popullore” dhe “përmbysja e qeverisë”.

Edhe kësaj here ata “do të përmbysin” qeverinë e zgjedhur në një shumicë dërmuese dhe të afirmuar edhe në qershorin e këtij viti. Ata që nuk duan të mësojnë, të paktën nga historia e shkurtër, kurrë nuk do të mësojnë.

8 Dhjetori, një ditë e shënuar dhe plot enigma, disa ende në zbulimin e misterit të tyre, disa të ditura nga të gjithë dhe disa të manipuluara thellësisht, është një pararendje e krijimit të partisë së parë opozitare, që, në ditën e themelimit të saj, më shumë kishte anëtarë të Partisë së Punës, që, dikush i konvertuar, dikush sinqerisht e shumica me urdhër, do të ishin në atë që quhej parti e tash është një detashment politik e policor, në të gjithë përmasat e saj.

Për shumë vetë shqup-i i sotëm dhe PD-ja e djeshme ishte një shpresë. Ishte ndoshta më shumë se kaq, ishte një besim. Të lodhur nga një shtet monist, të cilit po i kërcisnin kokallat dhe brinjët nga të gjitha anët, me një udhëheqje të lartë krejt të atrofizuar dhe me të rinj që nuk ia dilnin të thyenin betonin politik; të stërlodhur nga një ekonomi që kishte marrë tatëpjetën e saj prej disa vitesh; të mbushur me frymë nga ajo që flitej dhe të mbetur pa frymë nga ajo që shihnin, njerëzit menduan edhe një herë sa në jetën e tyre u kthye Mesia. Për më tepër në një shfaqje shumë vetëshe me pardesy të bardhë, të cilët, edhe pse rrokopujshëm, ende kishin me vete ndjenjën e besimit.

25 vite, herë opozitë e zhurmshme, e herë qeverisje e gjakshme, janë më shumë se sa duhet për të bërë autopsinë e saj, qoftë edhe të paautorizuar. Në 25 vite tabloja është thuajse e njëjtë me atë që u shfaq në pesë vitet e para. Nga marsi i vitit 1992 dhe deri në marsin e vitit 1997, e gjithë ngrehina e shpresës ra me zhurmë, duke marrë me vete, si ndodh rëndom në karakatina të tilla qeverisëse, edhe jetë njerëzish. Plagët e saj janë ende të hapura. Duke rënë karakatina e pushtetit ra edhe besimi i njerëzve tek shteti.

Vërtetë, cila filozofi politike e ka udhëhequr PD-në e djeshme dhe Shqup-in e sotëm? Vështirë të dihet. Askush nuk mund ta përcaktojë. E krijuar si një lëvizje studentore do të bëhej një parti e grushtit të hekurt të një njeriu dhe një bande rreth tij; e krijuar si shpresë do të bëhej fatalisht tradhëtuese; e krijuar si një forcë e djathtë do të bëhej ultra populiste dhe deri në marrëzi majtiste; e ngritur në krahë nga punëtorët, sidomos të minierave, do të bëhej salduese e koncensioneve makabër në jetën e minatorëve; e thirrur në skenë si një drejtësi ndaj padrejtësisë së të burgosurve politikë – do të bëhej përtallje e plagëve të tyre, sa që sot as me gishtat e njërës dorë nuk gjen një prej tyre në forumet e larta të saj; e dhunuar ditët e para nga forcat e pasqaruara të sigurimit të shtetit se çfarë fshihet pas fasadës, kanë si shef juridik një njeri, nëna e të cilit ka qenë sekretare e këshilltare e zëvendësministrit të Punëve të Brendshme deri në pragun e pluralizmit; ngulmuese se po mbron vlerat kombëtare dhe aspiron bashkimin, ngriti në sferat e larta të qeverisjes gjithëfarë udbashësh të cilët i rehabilitoi sa që sot nuk gjen asnjë prej tyre që të mos jetë “i pastër”.

PD-ja nuk ka pasur asnjëherë një qëndrim dhe filozofi politike që i takonin së djathtës apo së majtës..ajo ishte e mbetet një amalgamë shfrimi politik të një njeriu të çartur, që pasi çarti veten, vuri synim të çartte gjithë Shqipërinë. Dhe ia arriti, të paktën deri në një kohë të caktuar.

Brenda PD-së, duke përjashtuar ditët e para, kur të gjithë po rendin drejt saj, shumë për të shlyer ose fshehur mëkatet, por kur ende idealistët brenda saj besonin se do të ishte gjithçka e përkohshme, asnjëherë, në asnjë rast, gjërat nuk kanë dalë jashtë Njëshit. Edhe kur në lojë kanë synuar të futen figura të njohura të saj, që nga Ceka e deri tek Selami, ata janë zbuar brutalisht, janë shpallur tradhtarë, janë anatemuar, u janë përmendur vrasjet e krimet që kanë bërë. Nuk ka shpëtuar prej tyre as Azem Hajdari, i cili në gjysmën e jetës së tij politike ishte hero e në gjysmën tjetër ishte tradhtar, spiun , hajdut e vrasës.

Megjithatë, për lehtësi shkrimi, e gjithë amalgama e PD-së mund të përmblidhet në katër rryma, të cilat, edhe ata në vete, nuk kanë pasur asnjë vizion politik të përbashkët. Nëse mund të ndalesh qetësisht, në tribunë politike të saj kanë qenë e vazhdojnë të jenë katër dukuri: të egrit; të pangopurit, levantinët dhe idealistët, dhe këto të fundit tashmë janë vetëm një rrëkezë që po shuhet jashtëzakonisht shpejt.

TË EGRIT – janë ata që kanë vendosur në çdo rast brenda PD-së. Në çdo moment, në çdo ditë të saj. Nuk mund të jesh njeriu i suksesit brenda PD-së, nëse nuk je një politikan i rrymës së egër, deri në skaj. Të jesh i moderuar, flakesh jashtë; të jesh i arsyeshëm je tradhtar; të jesh bashkëbisedues je judë e politikës; të dëshirosh detantën je i shitur.

Figurat kryesore të saj kanë qenë pikërisht më të ashprit, ata që me vullnet të plotë, pa e ditur përse as vetë, janë vënë në vijën e parë, duke e konsideruar njeriun përballë si armik që duhet mundur. Shefi i tyre, Berisha, më tipiku i egërsisë politike, ndoshta çdo javë ka në mendësinë e tij: mundjen. “Ashtu si munda prindërit tuej, ashtu kam me ju mujt edhe ju”. “Si rrëzova prindërit tuej, ashtu kam me ju a ba edhe ju”. Shefi i sotëm i opozitës, më tipiku i levantinëve të politikës shqiptare, e di se duhet të jetë edhe ai ashpër, mizor, që të mbijetojë. Ai bën thirrje “do e tërheqim zvarrë Edi Ramën”. Edhe gratë e politikës, ato që e dinë se duhet bërë lart sa më shpejt, kanë të njëjtin ton, të njëjtën egërsi. “Kape prej zhelesh”, “nxirre mor jashtë atë vagabond”.

PD-ja është prirur gjithnjë drejt afirmimit të kësaj kategorie të njerëzve të politikës. Në 25 vite, të gjithë ata që kanë qenë në drejtimin sipëror, janë shquar, nëse shkon në këtë rast fjala “shquar”, pikërisht për agresivitetin jo vetëm politik, por edhe njerëzor.

Ata janë edhe sot. Shikoni kupolën drejtuese: asnjëri prej tyre nuk është njeri i mendjes, të gjithë janë nga ata që dikur i quanin, të hurit e të litarit. Nuk mund të dëgjosh ide, vizion apo përcaktim politik nga Paloka, veçse sharje, belbëzime rekrutësh, sharje rruge. Nuk mund të gjesh asnjë dramcë intelektuali dhe mendimi politik tek Muli, ish-ministri i brendshëm, që krijoi rreth vetes kupola, si ajo e njohur si “Çiftelia”. Do të jetë budallallëk të presësh se do të mësosh diçka nga Ristani, sekretari i përgjithshëm, i cili do të jetë habitur edhe vetë nga idea se ku të çon vjedhja e votave paturpësisht- në majën e një partie, që dikur e kishte burgosur. Një farë Strazimiri, mund të të sjellë ndër mend gjithfarë denoncuesish, por kurrë, në asnjë moment njeriun që flet me mend, dhe ky ka qenë zevendësministër i brendshëm.

Në lojën e të fortëve, forcërisht, duke e ditur se është rruga e vetme, duan të futen edhe politikanë të tjerë si Bumçi, por qurravitet politikisht, edhe Halimi, por e gjitha kthehet në një komedi politike, me të cilën, besoj se, edhe vetë Berisha qesh në prapaskenën e tij.

Loja e të fortëve nuk ka qenë vetëm në përcaktimin piramidor. Është shtrirë si një vijë paralele edhe në rrethet, sidomos ku ata e kanë quajtur veten si dominues të bastionit. Tashmë nuk është më sekret se në Shkodër, për shembull, drejtimi politik varej gjithnjë nga të fortët, nga ata që nuk ta bënin gjatë, dhe këtyre u bindej edhe udhëheqja partiake. Përmes tyre bëhej vendosja e njerëzve në poste, përcaktimi i nëpunësisë, vjedhja e votave, ndalohej në mesin e rrugës shefi i opozitës së asaj kohe për të hyrë në qytetin e Shkodrës, zhvillohej demonstrata e parë e dhunshme, më 13 dhjetor 1990, do të ndodhte përgjakja e 2 prillit 1991, si një paralajmërim ogurzi për atë që do të vinte.

Vetëm një herë ndryshoi raporti i forcave dhe ndodhi ajo që duhej të kishte ndodhur edhe më parë- në qytetin e vjetër, PD-ja dhe koalicioni rreth saj u bë forcë e dytë. “Dora e fortë” në PD zëvendësoi menjëherë atë që mendohej se do të ishte “dora e ngrohtë”. Edhe sot, sa më arbitrat të jesh, aq më shume ke mundësinë për të qenë dikush. Ndryshe nuk ke asnjë shans. Je i humbur, ose do të drejtosh shtatin dhe do i thuash, “kalofshi mirë”. Dhe duhet të rrish urtë.

Ka një shkak pse ndodhi e gjitha kjo: mitra që e polli ishte e njëjtë me atë që doli. Dhe duke menduar se kushtet ishin të tjera, ajo ia kaloi disa fish e duhet thënë se kemi qenë me fat që kjo tribu politike nuk drejtoi në monizëm. Por ishte skalioni i dytë i më të keqes që kishte pasur koha e shkuar.

Më thonte dikur një mik i imi i vjetër: “Të mençur këto komunistët. Krijuan 8 dhjetorin, si për të hequr nostalgjinë e 8 nëntorit”.

Edhe në mos qoftë e vërtetë, është e gjetur bukur.

Po të tjerët.

Le të vazhdojmë në numrin e ardhshëm.

Share This Article
29 Comments
  • Berisha, po shuhet dalengadale si qiriri! Dhe bashke me Berishen po tretet edhe PD ! Parti e hajduteve dhe krimineleve! Parti qe lindi e vdekur! Parti qe na tradhetoi qe ne lindjen e saj! Shoku im i feminise disa dite pasi Berisha fitoi zgjedhjet me tha: c’po bejne keta keshtu?! Vjedhje ne dogana! Rahje vrasje dhe te gjithe shqiptaret i dine! Te gjithe e dine qe Sala eshte edhe vrases! Deri kur do ta durojme kete kerme?!

    • BISHA BERISHA NUK PO SHUHET POR PO TERBOHET EDHE ME SHUME. MOS MENDONI SEDO TE IKI LEHTE. PA SHKATERRUAR GJITHE SHQIPERINE AI NUK NGORDH. KY ESHTE VUCIDOLASI ME GJAK SERBI. MOS TJU RREJE MENDJA SE DO TA MUNDNI. AI ESHTE SUPERDJALLI I CMENDUR

  • Po ti Bedri me komunistet e tu dhe Enverin mos dolet nga mitra e pergjakur e Musolinit dhe Hitlerit.Keshtu i bije sipas llogjikes tend shpifarake qe komunistet jane pjelle e nazi-fashizmit

    • Enverin nuk e thirri Mustafa Kruja e Shefqet Verlaci e i thane krijo partine qe do te na hedhe ne det si kriminele lufte. Komunistet luftuan kunder fashizmit, Sali Berisha u be me fashist e me tradhtar se esat Toptani. ne te pelqefte, i pash hajrin, thojme na nga Vushtria…Komunistet me maskarenj u bashkuan me PD-ne.Te ishin burra,rrinin ne punen e tyre, thonin na falni, ishim gabim, eshte radha juej. Edhe ne Kosove,komunistet me titiste u bashkuan me Serbine, si Rugova me shoke.Ku u krijue PD, ne shtepine e ish prokurorit te pergjithshem, kanditat i Byrose Politike. Ku u krijue LDK, ne gazeten Rilindja te Lidhjes Komuniste. Kush u vue ne krye te PD – sali Berisha sekretari i partise në Universitet. Kush uvue ne krye të LDK / Rugova sekretari i partise i Institutit Albanalogjik.

    • FASHIZMI ESHTE PJELLA E KOMUNIZMIT DHE JO E KUNDERTA

      Historia tregon se komunizmi u implementua ne shtetin bolshevik ne 1918 ne Rusine e Carit qe ishte pershendetur nga Mussolini-Ducja, i cili qe ne 1912 ishte anatar aktiv i Partise Socialiste Italiane (PSI) dhe kryeredaktor i gazetes socialiste te majte AVANTI, ne vitin 1914 behet BOS i Internacionales Socialiste te perkrahuar bga bolsheviket e Rusise dhe ne 1922 themelon Partine Fashiste Italiane duke e mbuluar vendin me nje terror te papare me kemishzinjte te tij. Mussolini ishte ithtar i zjarrte i Karl Marksit dhe mbeti proletar ne shpirt deri ne fund te jetes. Adolf Hitleri megjithese austriak dihet se gjithashtu ka qene antar i Partise Komuniste gjermane, por u debua nga Partia per shkak se vodhi kuotat e antarsimit dhe beri burg per disa kohe. Ne vitin 1933 themelon Partine e tij Nacional-Socialiste qe ne themel te ideollogjise kishte grabitjen me dhune dhe pervehtesimin e Mjeteve te Prodhimit ne dore te Partise Shtet dhe Luften pa kompromis kunder Cifuteve dhe kombesive te tjera qe i cilesoi si ARMIK I POPULLIT, pak a shume sic veproi Partia e Punes e Enver Hoxhes. Prandaj edhe enverist sigurms Bedri Islami gabon sepse:

      MITRA QE KA LINDI PD FASHISTE TE SALI BERISHES ESHTE E PARTISE SE PUNES E ENVER HOXHES

  • Keni 24-vjet qe merreni me te kaluaren ,
    ju ka mbet ora ke komunizmi o sharlatanet e perparimit ,
    duke e mbajtur kte shoqeri mental ne te kaluaren ,
    duke mos qen te afte te perballeni me te sotmen ,me zgjidhjen e problemeve te realitetit me te cilen perballet jeta e shqiptarit .
    Nji mentalitet talibanesh ,qe jetojn ala me ate stil jete si para 3000-vjetesh .
    Ata qe hecin me nji mentalitet te tille ,me koken pas -sigurishte qe do rrexohen per toke .
    Por ja, ky eshte nji kapitull tjeter per jeten njerzore mbi kte Planet ,qe ju se keni lexuar kurr dhe as doni ta lexoni.

  • Vetem ne Shqiperi , e asnji vend te ktij Pleneti ,
    kriminelat kerkojne te drejten e tyre si Kriminela ,
    dhe kerkojn marrjen e pushtetit me dhune !
    Kush qendron pas organizimive te Tilla ,qe tentoj kaosin ne SHQIPERI ,
    dhe destabilizimin ne RAJON , kjo qeverri do duhej ti nivte ne daret e ligjit dhe nxirrte jasht qarkullimi .

  • Te njejten semundje kane ne gen si PS dhe PD.Duke analizuar PD i ke bere analizen dhe PS e cila ka dale nga e njejta miter dhe tani nen doren e hekurt te nje horri pa ngjyre i ka dale boja dhe nuk eshte gjekundi me programin e saj .
    Vertet qe Rilindja u zgjodh me shumice votash por mashtrimi elektoral i saj eshte me i rende se blerja e votave.Hoqem nje Sali dhe vume nje Edvin?Jo Saliun e kemi ne pushtet por beme nje gjest humanitar se ulem prane tortes nje mashtrues dhe horr qe mendon per vehte dhe mafien por aspak per popullin.
    Do beje shtet duke shtuar dhunen dhe varferine?
    Per kete ishim me mire dhe me krenare me Enverin.
    Ne qe u mashtruam kemi te drejte ti themi jo horrave .Natyrisht jo duke ngritur si flamur nje leter higjenike,PD.

  • E kam thene 100 here shqiperia nuk shpeton pa u bere trasparenca e 91 ku partia punes ndau gjithe buxhetin e shtetit beniamineve te saj dhe i beri kapitaliste brenda nates. Keta bejne poltiken sot orietojne partite dhe se lene Shqiperine te ece para. Eshte tabu akoma post komunizmi i bere me parrullen e Ramiz Alise Shiqiperia na takon ne se ne e beme. Asnje parti se ka ne program traparencen e 91.

  • O Bedri ziu, po ata deputetet e PS qe shtriheshin rrugeve nacionale per t’i bllokuar ato; po ata qe organizonin greven e urise duke bllokuar bulevardin kryesor te Tiranes, po ata qe organizuan 21 Janarin duke i vene flaken mmakinave, duke hedhur bomba molotov, duke goditur e gjakosur policet, dhe duke shperthyer deren e hekurt te rrethimit te teritorit te kryeministrise, nga cila miter kane dale?

  • MITRA QE I POLLI ISHTE ME KANCERIN E ANTISHQIPTARIZMIT DHE AJO QE DOLI NE SHESH ME 8 DHJETOR MBETET E PREKUR PO ME KANCERIN E ANTISHQIPTARIZMIT,TE FEKONDUAR ME RACEN SHKATERRUESE SERBO-GREKE E ME Ç’FARDO LLOJI TJETER TE PRRZIER NE TE.NUK KA PER TE BERE PROKOPI POR VETEM GJULLURDI.MUSOLININ KU E PUSHKATUAN MBAS KAPITULLIMIT TE GJITHE E PESHTYNIN ASHTU TE VDEKUR EDHE ATA QE E KI SHIN DUARTROKITUR PER FASHIZMIN “SHPETIMTAR” SHPRESOJME EDHE PER KETA QE MITRA I POLLI ME KANCERIN TRASHEGUES TE SUNDIMTAREVE NDAJ POPULLIT LIRIDASHES.

  • Shikoni se cfar bahet.Ish korespedenti i gazetes Jeta e re ne Shkoder fuks e deges se punve te mbrendshme,nuk i thash spiun po fuks sic ju thenshin ne komunizem kerkon te mbroj shoket e idealeve.Po ata qe ndrruan emrin ne kongresin e 10 te PPSH dhe ne nesermen u gdhin socialist ka shkuan more spiun prej puket.

    • Ha ha ha bukur shok Pellumbi, dil e shih neser ne proteste por.. Kujdes! Se do te piketohesh nga larot e pushtetit si protestues e do ta qerojne Menaden nga puna ne TVSH. Nuk mbahen ne TVSH ato qe kane baben ne proteste, apo nuk e di?

        • Po me zhgenjen shoku Pellumb! Ke derguar vajzen ne USA? Atje ne keshtjellen e kapitalizmit te xhandari i botes – qe thosh shoku Enver? Te ish gjalle ai Enveri yt do te dergonte ne Spac per kete arratisje nga Atdheu.

          • Nuk e ka derguar, por ka ikur vete e zhgenjyer nga dogmat trushplarese te ripjelljes. Mbasi i sherbeu me zellshmeri propagandes mediatike, edhe ajo me ne fund e kuptoi se i kishin shtrydhur si limoni. Nuk bente per ate vend se ishte me e zgjuar se normativat e lejueshme qe ka parashikuar “truri” i Partise Punes te shokut Edver.

  • Dhjetoristet nuk erdhen nga Kozmosi, dihet qe nga mitra e PPSH do dilnin. Ata merrnin te drejte studimi. Por ama dhe 25 vjet prandaj Shqiperia nuk perparon si vendet e tjera. Se ka patur Kryeministra te lpjelle nga ai Dhjetor. Jo vetem Berisha, por Nano, Meksi, Majko, Meta e tani Rama, te gjithe njesoj jane pjelle e bushtres komuniste qe polli ate Dhjetor. Mos i beni hasha keto kelyshet e tjere se te asaj bushtre jane te gjithe. Njelloj si Berisha ish-komunist, sot demokrat, ashtu dhe Rama ish-Radikal ( gjoja ), sot dekorues persekutoresh komuniste.

  • Me 21 janar ne proteste dolen kokepalaret dhe e fituan.Tashti Horri i rilindjes ju ben dush sa here te doje dhe ata jane te lumtur.po bejme dush-shtet per milet.
    E keshilloj Pellumbin te mos dale per te numeruar budallenjte ne bulevard por te gjeje te zgjuarit dhe jo hajdutet ne qeveri.Po gjeti nje te virgjer tja rekomandoje Saliut.

    • Kris 1 ? Do ta degjoj keshillen tuaj por paraprakishtsht ju raportoj se te mencurit ne Qeveri por dhe ne koken opozitare me dalin “zero me xhufke” ne fuqi kubike.Nderime !

      • Zoti gjeneral, a mund te na “raportosh” dhe gjithe ne “rezervisteve” vullnetare te DITA-s , se cila nga ÇETAT qe na la peshqesh katovicari R. Alia mund te quhen vertet “force opozitare”?

        Jo se duam te dime se cilet jane “kokat” e tyre, por po mbushen plot 25-vjet “pluralizem” dhe asgje tjeter, pervec se nje bajge te ndare copa-copa s’na kane pare deri me sot syte.

        Nuk kam dijeni nese para kater vitesh dole dhe ti perkrah ish-“opozitarit” Rama ne proteste. Por se dicka te tille ma merr mendja, me lejo te jap dhe une sugjerimin tim per diten e sotme.

        Kujdes se mos te shkel kemba ne BAJGE zoti gjeneral, se pastaj do na qelbesh Zonen 5.

  • lola:Dikur ne Shkoder thonin a ke ken ndoj here ne Zall te kirit a ke pa ndonje shpen,ne se te kruhet bira e .illit hajde ndeshu ne .arin tim.Apo keke mesuar me gomar.Pu pu c paske hequr more dite zeze.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *