Kryeministri Grek, Kyriakos Mitsotakis, i ka dërguar një mesazh presidentit turk Rexhep Tayip Erdogan, pas deklaratave të këtij të fundit.
Mitsotakis ka theksuar Greqia dëshiron t’i mbajë të hapura dyert e komunikimit me fqinjët, por presidenti turk thotë ai, gabon nëse mendon se nuk do ta do ta mbrojë sovranitetin e vendit.
“Ne jemi fqinjë me Turqinë, do të na duhet gjithmonë të flasim dhe t’i mbajmë të hapura mënyrat e komunikimit. Ne nuk do të ndërpresim komunikimin me fqinjët tanë”, ka thënë ai, duke shtuar:
“Nëse presidenti Erdogan mendon se nuk do të mbroj sovranitetin e Greqisë dhe të drejtat tona sovrane, ose nuk do ta ‘ndërkombëtarizoj’ se Turqia po sillet si një fuqi revizioniste, ai ka përshtypjen e gabuar”.
Gjithashtu i pyetur për fluturimet e avionëve luftarakë turq mbi ishujt grekë, ai tha se e konsideron këtë veprim si të paprecedentë dhe të papranueshëm.
o.j/dita
“Unë do ta trajtoj këtë çështje me vëmendje sa herë që të më jepet mundësia, deri sa Turqia të ndryshojë sjelljen e saj”, theksoi Mitsotakis.

shqipetaret jane Osmanllinj
Allahu Ekber
fol fol se gjete kohen. Ai burri tha hapur “Per mua nuk ekziston me. Do i vazhdojme lidhjet ne nivel ministror”. Pse? thjesht sepse nuk mbajti fjalen e dhene.
Tani lind pyetja. A e dinte qe me perpara Erdogan qe greku nuk do e mbante fjalen? Dhe ta kete shtyre vete ne dakortesim ne menyre qe te mbaje zjarrin ndezur pa e mbajtur topin ne fushen e tij?