Greqi: Mitsotakis shpall fitoren dhe kërkon dorëheqjen e Tsiprasit

Elena Tase

Votat e grekëve ka nxjerrë fitues për zgjedhjet e Parlamentit Europian, konservatorët e “Demokracisë së Re”, të cilët kryesojnë me gati 9% pas rezultateve të para zyrtare, duke përqëndruar 32.7% të votave.

Udhëheqësi i tyre, Kyriakos Mitsotakis ka kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Tsipras dhe shpalljen e zgjedhjeve të parakohshme kombëtare.

Por, vota e grekëve ka nxjerrë gjithashtu edhe një lajm pozitiv, që është humbja e fuqisë së neonazistëve të “Agimit të Artë”, të cilët nga forcë e tretë politike kanë shkuar në vendin e pestë, me 4.8%, duke humbur gati 40% të mbështetësve të tyre.

Një forcë e re politike, me bazë kryesisht në Selanik dhe Greqinë e Veriut, duket se ka mbledhur këta përkrahës të së djathtës ekstreme, e për herë të parë do të hyjë në PE, pasi ka përqëndruar 4.1% të votave.

Ndërkohë, partia qeveritare “Syriza”, me vetëm 24% të votave, ka humbur 2% nga zgjedhjet e kaluara dhe gati 10% nga zgjedhjet parlamentare të vitit 2015.

Në vendin e tretë rreshtohet “Lëvizja për Ndryshim” me 7.1%, që ka bazë kryesisht socialistët e PASOK-ut, teksa pasojnë komunistët grekë me 5.6%.

Nga momenti në moment pritet deklarata e kryeministrit Tsipras, ndërkohë që vlen të theksohet se rezultatet e mësipërme nuk janë përfundimtare, por vetëm pas numërimit të 15% të votave.

 e.t./dita

Share This Article
6 Comments
  • Ne Greqi fiton Micotaqi, ne France fiton Le Pen, ne Rumani Partia Social Demokrate ne pushtet doli ibret, Ne Bullgari socialistet iken per lesh, ne BE Partia e Socialisteve Evropiane PES ka humbur 40 e kusur vende ne Parlamentin Evropian, kjo tregon se:

    DITE TE VESHTIRA PO VIJNE PER SOCIALISTET ENVERISTE NE SHQYPNI

    dhe:

    Konkluzioni qe duhet te bejne shqyptaret qe kane nje pike inteligjence eshte qe te largojne urgjentisht Edi Ramen nga pushteti me Gerdallat e Enverit qe mban nga pas si Spartak Braho, Gramoz Ruci dhe Skender Gjinushi,

    sepse:

    Ka shume gjasa qe me kete qeverisje fanatike dhe enveriste shqyptaret te mbeten ne Dimrin e Vetmise se Madhe,

    njashtu:

    SI NE KOHEN E QEPES TE ENVERIT.

    • Mere shtruar intelektualesh se jane zgjedhje per PE e jo per qeverite e vendeve ne BE dhe me statistike asnjehere nuk kane reflektuar parlamentet e vendeve te vecanta. Bej durim se numrat do te perfundojne aty tek 351 deri 355 per te djathten kurse per te majten 396 deri 400 nga 751 qe eshte totali…e kjo nuk ka asnje ndikim tek ne keshtu qe salibabalja yt eshte i pa shprese.

  • Shkoi per dhjam qeni edhe Syriza.Lesh arapi u be serish Greqia.Edhe pak e do ti dal tymi/ Gjeneralet jane gati te rimarin pushtetin.

  • 100 here me mire populistet, se sa komunistet, kjo fare e ndyre qe ende po degjeneron Boten. Te fala George Sorrosit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *