Një elefant dhe një mizë,
anës lumit po qëndronin,
për të kapur anën tjetër,
një urë të gjatë do kalonin!
Miza s’qe zhvilluar mirë,
nga kjo lodhej normalisht:
“O mik i tha elefantit,
mbamë dhe mua ndënë bisht!.”
Po kot pyet-zonja mizë,
leje mos më kërko kurrë,
i tha ngadalë elefanti,
dhe u çapit përmbi urë!
Ura tundej e kërciste,
kur kalonte elefanti,
gati-gati sa s’këputej,
ndënë atë peshë gjigandi!
Por dolën në anën tjetër,
urë e vjetër rezistoi,
pa dalë akoma nga bishti,
nisi miza ligjëroi.
“Mik i dashur-elefant,
më mbushe plot krenari,
a e pe si tundej ura,
kur kalonim ne të dy!.”
Vetëkuptohet që kjo fabul,
është frut i fantazisë,
por më kujtoi rezolutat,
që bëjmë ne kundër Rusisë!
Tamam si punë e majmunit,
në shumë gjëra neve jemi,
realisht-kundër Rusisë,
peshën e një mize kemi!
Po kulmi i servilizmit,
dhe zerim i dinjitetit,
është falja që i kërkoi Trampit,
Meta-njëshi ynë i shtetit!
E sigurt që ky do jetë,
rasti i vetëm në Planet,
kur Kreu i një Vendi,
nxjerr në treg Vendin e vet!
Meta i betohej Trampit,
se për pak e i ra pika,
kur në OKB shqiptarët,
s’votuan si Amerika!
S’dimë ç’përgjigje ktheu Trampi,
se asgjë s’u bë e ditur,
me siguri ajo letër,
ditën ja ka neveritur!
Eh-këta Kollosët tanë,
baltë e bënë Shqipërinë,
se përpara të mëdhenjve,
gjithmonë pa brekë rrinë!
A.DUKA

Fantasrike eshte shume e goditur.Por kame frike se nukdo te kene kush sy per ta lexuat se per veshei kemisi elefante per te degjuar Pershendetje poetit
E mrekullueshme!
E mrekullueshme fabula si detaj artistik!
I mrekullueshem morali qe percjell!…
Te pershendes Miku im dhe te uroj te shkruash kurdohere poezi te tilla…
Kurre mos vargezo per te mbushur Rubriken e gazetes,
por mendo qe poezia te mos ul asnjehere nivelin artistik
dhe as emrin tend te nderuar,
si Poet lirik,
nga me te miret qe ka Shqiperia.
Bukur mire.
Plagjatur e Jan Burimit.
(Jean de la Fontaine)