Dërguar me sms
Në numrin e redaksisë
Të lumtë mendja e dora o i madhi Arben Duka! Duke lexuar vargjet e tua, ne lexuesit e gazetës Dita marrim frymëzim. Me thënë të drejtën ka ardhur koha të veprohet ashtu siç shpreheni Ju. Ç’kuptim ka indiferenca ndaj ngjarjeve politike që me ardhjen në pushtet të së majtës, kur pasojat i vuajmë ne? Po shihet hapur veprimi i opozitës në pengesën e çdo gjëje pozitive të qeverisë, dhe ja kanë arritur qëllimit me pengimin e reformës në drejtësi. Ne si lexues habitemi me lëshimet e vazhdueshme ndaj opozitës kur dihet që Berisha shfrytëzon çdo gjë në favor të tij. Indiferenca, sidomos në Tiranë është e pafalshme për intelektualët me dyzina që ka. Ndaj shumë lexues janë pro thirrjes së Arben Dukës që më datën 21 Korrik të mbahet qëndrim nga masat popullore ndaj parlamentit se kaluan tre vjet në heshtje. Përshëndetje. Nga Pjetër Bubaj
