Z. Stefani! Ta them sinqerisht, na e ke bërë të bezdisshme gazetën më të dashur për të gjitha moshat. Që kur ke filluar tek kjo gazetë, je marrë me leksione bajate e përbaltje të luftës heroike kundër fashizmit e plehrave të kombit. Jam nga veriu. Nuk kam pas as gjysh e as babë komunist, se do isha më i lumturi. Babai e xhaxhai kanë dhënë jetën në luftë dhe vëllai 18 vjeçar në ndërtimin e veprave madhështore të vendit. Mos na i lëndo plagët. D. Sami.
