Rreshjet e shiut përmbytin spitalin e Shkodrës (VIDEO)

DITA Online

 

Reshjet e dendura të shiut kanë “ngatërruar” stinë, pasi kanë pushtuar vendin tonë në mes të verës, duke filluar që në orët e para të ditës së sotme.

Në shumë qytete të vendit, dendësia e tyre ka bërë që niveli i ujit të shkojë në disa centimetra, duke vështirësuar qarkullimin, apo shkaktuar edhe përmbytje.

Kështu në qytetin e Shkodrës, për shkak të reshjeve të shumta, është përmbytur edhe spitali rajonal i qytetit, si dhe zona të tjera përreth.

Pamjet janë shpërndarë nga deputetja e Partisë Demokratike në qarkun e Shkodrës, Izmira Ulqinaku, nëpërmjet një postimi në llogarinë e saj në rrjete sociale.

Në video shfaqet uji që është futur në katin e parë të spitalit dhe vërshon nëpër korridore e salla të spitalit.

Në Shkodër përreth 2 orë reshjet kanë rënë pa pushim dhe duket se degradimi i tarracës së spitalit, por edhe problemet me kanalizimet e rrugëve, kanë shkaktuar përmbytjen e katit të parë.

Ndërkohë në videot që do shihni i gjithë personeli i spitalit duket i angazhuar për të tharë ujin në korridore.

a.s/dita

Share This Article
5 Comments
  • Pse spitali i paska ne dore kanalizimet kur bie shi? Dhe une kujtoja se i kishte ndermarrja e uje kanalizimeve ne bashkine e Shkodres! Flm moj Izmira qe urrejtja jote per Edi Ramen po na “hap syte” dhe ne te tjereve.

  • Ore shikoni se mos i mbyti KESH, mos ka hapur portat dhe ka shkarkuar dhe populli nuk di gje….. hahaha

  • Keto koridore ma shume ngjasojne me spitalin e PEDIATRISE.
    Problemi i permbytjeve asht i vjeter.Shkaku asht nga ish NSHRAKU qe vashdimisht krijonte probleme me bllokimin e kanalizimit.Nga riparimi i autobuzve duke derdhur vajra,graso dhe te tjera mbeturina qofshin dhe te ngurta ne kanalin e vet i cili bashkohesh apo kalonte ne kanalin e shkarkimit te spitaleve e ne vecanti te spitalit te PEDIATRISE.Kanalit nuk i bahen pastrime dhe si rrezultat jane formue skorie si te ishin shtrese fosilesh dhe nuk lejon shkarkimin e vrullshem te ujrave.Kanali i shkarkimeve te PDIATRISE asht ndertue i ri disa vite para 2000 – shit.Por nuk asht cudi qe te jete amortizue nga pakujdesia per ta pastrue rregullisht normativisht.I bie detyre Bashkise per te restauruar kanalin qofte edhe me nji pastrim radikal.
    Zamira duhet te jete me mend ne koke mbasi vershimet e ujrave te krijuara nga rreshjet e jashtzakonshme permbytin edhe rruget e Hartfordit USA qe me kane cuditur qe jo vetem kishte permbytje.Por ujrat dilnin nga kanali i shkarkimit si burime te cmendura ujore.Ne nji teren mjafte te pjerret.E mora si shembull per te bindur “biben” Zamira qe ia shkrep si kau peles ne inatin politike Rilindjes.
    Vashdoj:
    Me te pushue rreshjet e shiut pamja e rrugeve te Harfordit te krijonin iden sikur te mos kishte ra aspak shi.Askush nuk u trumhaste si Zamira per te shkrue brockulla aq ma keq ne sensin politike.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *