E çfarë shprese ushqeni ju aty në Shqipëri se do bëhen zgjedhje të lira me Berishën. Mëlçitë në qafën e ujkut dihet çfarë përfundimi kanë. Shikoni çfarë ka bërë më parë e çfarë bën tani dhe mos ushqeni iluzione. Unë njoh familjen e të ndjerit Remzi Hoxha. Në kundershtim me cdo norme ligjore dhe kushtetuese është emëruar ne detyre nje individ i cili akuzohet se ka marre pjese personalisht ne grabitjen, ne torturimin dhe me pas vrasjen e z. Remzi Hoxha. Me keq akoma, i kane zhdukur edhe kufomen. Dhe këtë personin Arben Sefgjinin, ky e emëron në poste të larta. E çfarë provash doni ju, për të kuptuar ç’lloj robi është ai që keni në krye të qeverisë?!
Letër e nënshkruar: Ilir Loka