Nga Arben Isaraj- Eric Arthur Blair alias George Orwell thoshte se – “Gjuha politike është projektuar, për ta bërë gënjeshtrën të tingëllojë e vërtetë dhe vrasjen të respektueshme”.
Komisioni ynë kuvendor i Sigurisë, u nis të zbardhte mjegullën e përgjimit të krijuar nga gjuha e politikës.
Ashtu si u nis edhe u bitis. Lëvizja gjithcka, qëllimi dhe produkti….asgjë.
Sot, Tirana zyrtare është pothuajse e pastruar nga mjegulla e përgjimit si dhe……nga njerëzit politikisht seriozë që dhe “përgjojnë” edhe “përgjohen”…
Por……është mjegulla ajo që prodhon njerëz “kaq politikisht seriozë”, apo janë njerëzit “kaq politikisht seriozë” ata që prodhojnë këtë mjegull ???
Këtë nuk po mundemi ta gjejmë ende.
Veç një gjë e dimë fort mirë.
Spiunimi dhe spiunët që dëgjojnë e përgjojnë për Shtetin e sigurinë e tij, nuk po na hyjnë më në punë, në Shqipërinë tonë.
Zanati i tyre pothuaj ka mbaruar profesionalisht dhe ligjërisht.
Tashmë punën e tyre po e bëjnë televizionet, gazetat dhe gazetarët e tyre interceptues.
Spiunimi dhe spiunët, që duhet të dëgjojnë e përgjojnë për Shtetin dhe sigurinë e tij, me sa pamë e dëgjuam nuk paskan PËRGJUAR sipas Ligjit, poR thjesht kanë PËRGOJUAR …. sipas Ligjit.
Ka ardhur Ora që prodhuesit e News-eve të “përgjimit”, “përgjuesve” dhe “të përgjuarve”, të zbulohen e të japin llogari përpara Ligjit.
